TIRANA, ALBANIA - JUNE 14: Edi Rama, Prime Minister of Albania on June 14, 2016 in Tirana, Albania. (Photo by Thomas Trutschel/Photothek via Getty Images) ***Local Caption***
Shqipëria/Aktualitet

Kryeministri shqiptar Edi Rama: Ne jemi NJË

March 20, 2021 12:43

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për provokimin e Kryetarit serb, Alekdandër Vuçiç, ndaj Kosovës. Kryeministri është përgjigjur nga Kukësi, teksa ka parë nga afër procesin e vaksinimit të stafit mjekësor nga Kosova.

Rama tha nga Kukësi se harta e publikuar nga Vuçiç ishte një “hartë leshi”, ndërsa i është drejtuar liderit serb se shoku në Beograd që luan kukulla në Facebook.

“Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori ai shoku në Beograd që luan kukulla në Facebook.

Ne jemi N JË, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë.

Kemi ndryshime por kemi një rrugë. Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e pamundësisë për vaksinimin.

Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat”. -tha Rama.”, tha Rama.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç publikoi hartën e Kosovës me flamur serb në të në profilin e tij në Instagram. Kjo solli reagime të shumta.

o.j/dita