Uncategorised

Kryeministri Rama: Nga 1 Maji të gjitha dokumentet e gjendjes civile merren përmes internetit

TIRANË, 28 prill/ATSH/ Nga data 1 maj të gjitha dokumentet e Gjendjes Civile do të ofrohen online në e-Albania.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili iu referua vendimit për mbylljen e sporteleve të shërbimeve publike dhe kalimin e tyre online.

“Shteti tek qytetari, jo më qytetari tek shteti”, u shpreh Rama.

Nga 1 maji 95% e shërbimeve për qytetarët do të ofrohen online në “e-Albania.al”.

Kjo do të sjellë mbylljen e sporteleve fizike në institucionet shtetërore. /j.p/