Bexhet Fezolli
Krahina e Gorës, me 65 fshatrat e saj, është një krahinë me histori të lashtë, histori që fillon me gjetjet para historike të Maliqit, e që vijnë më pas me fiset ilire të shquar të Taulantias. Por historia e mëvonshme e Gorës është më e shndritshme e më e lavdishme. Ajo i bën nder dhe historisë kombëtare, me çetat atdhetare në ndihmë të Rilindjes Kombëtare, të komanduara nga bijtë e kësaj treve, si kapedan Kajo Babieni, Shahin Matraku, Malkë Zvarishti, Ismahil Dërdusha etj., duke ardhur në Luftën Antifashiste Nacionalçliirmtare, ku gorarët mbushën rreshtat e çetave, batalioneve e brigadave partizane të komanduara nga Heroi i Popullit Teki Kolaneci e komandantë e komisarë të tjerë.
“Dëshmitar” i historisë së lavdishme të Gorës, i të gjithë kohrave, është Guri i Kamjes, ky monument i gjallë i natyrës është një pikë referuese e shumë ngjarjeve historike. Aty janë mbledhur gorarët dhe kanë marrë vendime historike, janë bërë organizime të mëdha, është lidhur besa gorare për t’i bërë ballë të keqes e pushtuesve të huaj.
Gora nuk është shumë e njohur për turizëm, por kush ka shkuar aty është mahnitur nga mrekullitë e natyrës, vende me bukuri të rrallë, me pyje, lugina, kodrina e kroje me ujë të ftohtë e të kulluar që nuk shterin dimër e verë. Por mbi të gjitha Gora është e pasur me traditat e saj të mikpritjes, të dashurisë e respektit reciprok për njëri-tjetrin, të mënyrës së jetesës, të festave tradicionale e familjare , që për shkak të pandemisë së koronavirusit e janë rralluar gjatë këtij viti.
***
Në kuadrin e festave të mëdha të 108 vjetorit të pavarësisë të Shqipërisë e 76 vjetori çlirimit 29 Nëntori 1944, kryesia e Shoqatës AK ‘’Gora’’ në kuadrin e këtyre festave të po rikujton e vlerson lart disa nga figurat e shquara të krahinës së Gorës, në fushat e ndryshme të veprimtarisë së tyre dhe të veçuar simbas periudhave të ndryshme:
Figurat e shquara gorare gjatë shekullit 18 dhe 19-janë:
Mihal Gora
I shquar në fushën e arsim-kulturës, zv-dekan në Akademinë e Voskopojës. Ai lindi në qytetin e Shipckës. Ishte biri i një kleriku. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes më vonë vazhdoi Akademinë e Voskopojës. Ka patur një zell të madh për të studiuar, punuar e krijuar. Me themelimin e shtypshkronjs të Voskopojës më 1730, Mihali do të jetë redaktor, korrektor e botues i librave të ‘Akademisë. Shkroi, botoi e redaktoi shumë artikuj e libra. Ai ishte autor i shumë jetëshkrimeve me ide prparimtare. I përmendur në kronikat e kohës gjatë vitit 1740 dhe si autor i kodikut të kishës së Shipckës. Kërkoi e mblodhi folklorin popullor, kujtimet nga pleqtë etj. të cilat i prmblodhi në një vepër, të cilën ua shpërndante e ato jua shpërndante njerëzve të emancipuar që ishin promotorë të kulturës. Mihali i Gorës bashkë me Girkor Kostën, kanë bashkëpunuar në botimin e librave të Akademisë dhe librave të tjerë.
Ymer Agë Bicka
Është gorari me influencë në krahinën e Gorës që ka dhënë kontribut në mbrojtjen e rendit në Voskopojë e më gjerë në Gorë. Ka qënë nga fshati Bickë e Gorës, me prejardhje nga një familje patriotike e atdhetare. Ishte njeri me horizont të gjerë politik, e me ndjenja të larta atdhetarie. Pjesëmarrës në revoltat anti osmane në Gorë e në rajonin e Korçës. Mero Bicka, ishte personalitet i njohur, figurë në radht e parisë të Gorës e Korçës. Kishte tipare burrërore e dalluese për trimri e besnikëri. Kishte influencë deri në çetat e komitëve të zonës.
Në vitet 1860- 1880 qyteti i Voskopojës u rrit deri në 25- 30 mijë banorë. Por krahas rritjes së popullsisë dhe zhvillimit të ekonomisë, ishte rritur dhe fenomeni i kusarisë e grabitjeve nga bandat e kusarëve që sulmonin dhe grabisnin familjet e qytetarëvë e të fshatarëve të zonës. Një nga mbrojtësit e shquar të Voskopojës e gjithë Gorës ishte Mero Bicka me trimat e tij. Në shenjë respekti për Ymer Bickën, tërë fisi i tij mbajnë mbiemrin e tij Bicka.
Figura të tilla të shquara në Gorë ka shumë që meritojnë të vendosen në vendin që meritojnë në histori. Periudha e Rilindjes Kombtare nga vitet 1880-1912. Janë shquar këto figura në Gorë:
Kajo Babjeni
Njihet si kapedan i çetës së parë patriotike në Gorë, Korçë e Pogradec. Kajua lindi 187 vite më parë, në fshatin Babjen të Gorës. U nda nga jeta më 23 mars 1923. I brumosur me traditat e hershme atdhetarie. Qysh në moshë të re e nisi veprimtarinë si luftëtar i çështjes kombtare me armë në dorë. U shqua në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – 1890. Së bashku me kapedan Shahin Matrakun, ngritën çetat e para patriotike në Gore, Opar e Mokër. Kajo Babjeni me çetën e tij u dallua në beteja me trupat e administratës otomane, ku u shqua si atdhetar e strateg popullor. Ai u radhit në krah të Rilindasve më me zë të vendit si: Qamil Panariti, Themistokli Gërmenji , Çerçis Topulli, Haki Mborja, në organizimin kundër osmanllinjve e shovinistve fqinj. Kajo Babjeni si kapedan çete, organizator e drejtus, e ka shtrirë veprimtarinë e tij në shumë rrethe të vendit si në Korçë, Vlorë e deri në Gjirokastër.
Më 1905 pranohet anëtar i Komitetit të Fshehtë për Pavarësinë e Shqipërisë. Më 1906, së bashku me parinë e Gorës, si Xhelo Selca, Tosun Drdusha etj. në fshatin Selcë të Gorës, krijuan Nënkomitetin e Fshetë Krahinor për lirinë e Gorës e të Shqiprisë. Më pas prej tyre u organizua Kuvendi i Zbogjit më 1907. Më 28-7-1912 në Gurin e Kamjes, me 800 luftëtarë, drejtuarë nga ky Nënkomitet, çliroi Pogradecin nga xhonturqit. Më 1914, Kajua në krye të çetave patriotike pati rrethuar Korçën, për ta çliruar nga shovinistët grekë. Ju tha gorarëve: ‘’Djema, këtu qëndron nderi i Shqipërisë dhe i familjeve tona. Korça nuk duhet të ngelet në duart e grekërve’’- dhe i përzunë shovinistët grekë nga Korça. Ai ju bë barikadë synimeve greke ndaj trojeve shqiptare. Ndaj meriton vend të veçantë në histori.
Ismail Dërdusha
Ka qënë kapedan çete në Gorë, me ide patriotike e liridashëse. Ka bërë emër në Gorë, Opar e Mokër. Ismaili lindi në fshatin Dërdushë. Ishte nipi i Kajo Babjenit. Në 1885, në moshën 17 vjeçare, bashkohet me çetat e Kajo Babjenit e Shahin Matrakut. Ai nuk lejonte xhandarët e administratës osmane të vilnin tatimet në Gorë. Këtë donte dhe populli që të mos i ripte turku dhe bejlerët e tij. Kur u krijua Komiteti i Fshetë i Manastirit për lirin e Shqiprisë dhe pas takimit me kapedanët gorarë, Ismaili u vu në rrjedhjen e luftës për lirinë dhe pavarësnë e Shqipërisë. Zona e veprimtarisë së tij shtrihej nga Lenia deri në Malin e Thatë. Ai pati lajmëruar Kajmekamin e Pogradecit, që të mos e drgonte taksambledhësin në fshatrat e Gorës se ata qënë shumë të varfër e s’kishin se çfarë të jepnin. Çdo forcë qeveritare do të goditen nga çetat e Gorës.
Më 1911-në Gurin e Kamjes Ismail Dërdusha u ndesh me taksambledhësit e qeverisë të cilët u detyruan të këtheheshin mbrapsht në Pogradec. Më 1911 në fshatin Pretushë e Veliternë, izunë pusin, xhandarët me forca të shumta dhe e vranë kapedan Ismail Dërdushën dhe shokun e tij Seit Zakoçanin.
Xhelo Selca
Ishte kryetar i Nënkomitetit Krahinor për lirinë e Shqiprisë në vitin 1906. Ai lindi në vitin 1876, në fshatin Selcë të Gorës, në një derë të madhe kapedanësh, ish bazë e figurave të shquara të kapedanëve Shahin Matraku, Kajo Babjeni, Themistoli Germenji, Gjerasin Qirjazi etj. Nga viti 1900 deri në 1906 do ishte në krye të çetës të fshatit Selcë. Xhelo Selca si figurë e shqua, zgjidhet kryetar i Nënkomitetit të Fshehtë Krahinor. Më 1907 merr pjesë në Kuvendin e Zbogjit. Xhelo Selca më 28 korrik 1912, mori pjesë në çlirimin e Pogradecit nga xhonturqit. Më 1916 Xhelo Selca ish anëtar i Republikës Autonome të Korçës. Më 1916 Xhelo Selca dhe Feim Zbogji arrestohen nga francezët dh e i vrasin në Korçë.
Feim Zbogji
Lindi 1 shkurt 1878 në fshatin Zboq të Korçës, në një familje të njhur atdhetare. Filloi e mbaroi studimet fillore po në Korçë. Feimi në vitet 1904 -1906 shkon në Manastir, mësoi turqisht, maqedonisht e bullgarisht. Këtu filloi aktivitetin e tij patriotik me Qamil Panaritin e Muço Qullin. Më 1906 takohen në fshatin Selcë burrat më në zë të krahinës si: Xhelo Selca, Kajo Babjeni e Malkë Zvarishti. Më 1907 Feimi shkon në Argjentinë, ku qëndroi 5 vjet. Më 1908 themeloi atje Shoqërinë “Lidhja Shqiptare”. Ndihmoi në kryengritjen shqiptare të viteve 1907-1908 -1910. Më 1911 Feimi vjen në Shqipri, takohet me kapedanët e Gorës dhe më 1912 bashkë me Dervish Himën, sjellin armë nga Korfuzi dhe më 1913 Feimi bashkë me 60 veta, luftuan kundr pushtusëve grekë. Më 29 tetor francezët e arrestojnë dhe e dënojnë me 25 vjet burg. Arratiset nga burgu së bashku me vëllanë etij dhe jetoj në fshehtësi në Gorë, Mokërr e Skrapar. Mbas ikjes të francezve, ai kthehet dhe banoi në fshatin e tij Zboq. Në kohën e Zogut , Feimit i thanë për tu veshur ushtarak por nuk pranoi të vishej.
Tosun Dërdusha
Lindur e rritur në fshatin Dërdushë të Gorës. Shtëpia e tij ka qënë bazë patrotike. Në shtëpinë e tij në Dërdushë më 1907 janë mbledhur krerët më me zë të Gorës dhe kanë mbajtur një kuvend të kapedanëve të Gorës dhe fisi i tij historikisht ka mbajtur qëndrim patriotik, sidomos gjate L A N Ç dhe më pas.
Cane Lozhani
Lindi në prill të vitit 1871, në një shtëpi me tradita patriotike. Cneja kishte shumë miq e shokë me emër në Gorë, siç ishin: Kajo Babjeni, Xhelo Selca e Feim Zbogji. Cane Lozhai, ishte i zoti i fjalës e i gishtit, ai ka marrë pjesë në Kuvendin e Gorës më 1906 dhe më 1907 në Kuvendin e Zbogjit. Në shtëpinë e tij strehonte komandantët e çetave patriotike dhe luftoi në shumë beteja kundër osmanllinjve dhe grekërve. Ka ndihmuar në hapjen e shkollës shqipe në fshat, bashkë me patriotin, mësuesin e zot Nuri Brëçen. Cane Lozhani, ka qënë prkrahës i Fan Nolit, si dhe punoi shumë që shkolla të mbetej e hapur në Gorë. U nda nga jeta më 1939.
Telha Senishti
Anëtar i Komitetit të Fshehtë Krahinor në vitin 1906. Lindi në vitin 1878. Ishte pjesmarrës në shumë veprimtari patriotike bashkë me kapedan Kajo Babjenin, Ismail Dërdishën, Malkë Zvarishtin dhe Xhelo Selcën. Më 28-3-1906, zgjidhet anëtar i Komitetit të Fshetë Krahinor, si dhe pjesmarrës gjatë LANÇ. Më 16 qershor 1942, në mes të 200 burrave, në Beslidhjen Gorare, zgjidhet në Këshillin Antifashist Nacionalçliirmtar dhe pjesmarrës në çdo aktivitet për lirinë e Gorës. Xhelo Selca tërë jetën ngeli një figurë e ndritur e krahinës së Gorës.
Në periudhën e viteve 1912-1939:
Baba Hajdar Qëncka
Fetar i njohur në krahinë dhe në parinë e vendit, njeri me influencë në krahin Gorë – Opar. Kishte miqësi me komandantët e çetave në Gorë, meHysen Pirgun, Malkë Zvarishtin e Isuf Krosnishtin.
Seit Buluqi
Figurë e njohur në fushën e arsimit. Ishte mësues qysh nga viti 1916. Ka bërë shumë për përhapjen e arsimit dhe kulturës në krahinën e Gorës.
Nuri Lozhani
Edhe Nuri Lozhani ka qenë mësues në krahinën e Gorës me reputacion pozitiv, njri i nderuar dhe i vlerësuar për kontributin e dhënë në fushën e arsimit.
Në etapën e pushtimit fashist italian e atij nazist gjerman, 1939-1944:
Teki Kolaneci
Hero i Popullit, komandat i çetës së parë partizane në krahinën e Gorës, e dyta në shkallë vendi. Tekiu lindi në fshatin Kolanec, më 4-12-1913. Në moshën 15 vjeçare emigron në Argjentinë. U kthye shpejt në atdhe dhe lufton kundr regjimit të Zogist. U arrestua nga regjimi dhe u dënua me 15 vjet burg. E vuajti dënimin në burgun e kalazë dë Gjirokastrës. Pas pushtimit fashist, arratiset nga burgu dhe lidhet me lëvizjen çlirimtare. Më 17 mars 1942 krijon njësitin e parë partizan të Gorës. Më pas emërohet komandanti i Çetës së Gorë-Oparit nga viti 1942 e deri sa emërohet komandant Brigadës IX Sulmuese në pranverën e vitit 1944.
Mbas çlirimit kreu Akademinë Ushtarake në ish BRSS dhe pas kthimit në atdhe ngarkohet me funksione të rëndësishme si; Zv/Ministër në M P B, Drejtor i Kufirit Shtetëro. Mbante gradën e gjeneralit dhe ishte deputet i Kuvendit Popullor në shumë legjislatura. Tërë jetën korrekt e shembull në jetë. Pas ndarjes nga jeta la pas një emër të mirë për gjithë qarkun e Korçës e më gjerë. Krahina e Gorës krenohet me veprën e Teki Kolanecit – Hero i Popullit.
Xhezar Ali Senishti
Lindi më 10 janar 1876, në fshatin Senisht të Gorës, në një familje me tradita të shquara patriotike. Në moshën 16 vjeçare hyri në rrugën e luftës patriotike. U lidh herët me kapedanët e Gorës si: Kajo Babjenin, Shahin Matrakun, por edhe me Bajo e Çerçiz Topullin. Xhezari në moshën 60 vjeçare krijoi çetën partizane në Senisht, bashkë me tre djemt e tij; Ahmetin, Dokon dhe Ferit Senishtin. Dy vëllezrit e Xhezarit ranë dëshmorë gjatë LANÇ, siç qenë: Qamili dhe Hakiu si edhe Taipi, kushriri i tij.
Pas çlirimit, Xhezari punoi si kshilltar për krahinën e Gorës. Ai ngeli një burrë i zoti e i zgjuar për tërë jetën.
Neki Dushku
Lindi në vitin 1896, në fshatin Pirg të krahinës. Nekiu në moshën 16 vjeçare, rreshtohet me çetën e Hysen Pirgut dhe merr pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë, më 1912. Lufton kundr andartëve grekë më 1913, ku vritet i vëllai, Ismet Pirgu. Që nga viti 1941 shtëpia e Neki Pirgut, bëhet qendra e aktivitetit për gjatë LANÇ, Bashkëpunoi me Teki Kolanecin,Reshit Çollakun dhe në dhjetor 1942 Nekiu, krijon çetën partizane në këto fshatra. Pushtuesit i plaçkitin dhe i djegin shtëpinë. Ai mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara në zonë. Nën shembullin e Nekiut, familja e tërë mori pjesë në LANÇ.
Periudha janar – qershor 1943 e deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë
At Jorgji Popa
Lindi më 15 gusht 1888, në fshatin Niçë të Gorës. Pasi kreu shkollën në Korçë, bashkëpunon me lëvizjen punëtore. Mbaron studimet në Liceun e Korçës. Jorgji zotëronte disa gjuhë të huaja si: frëgjisht, greqisht e rumanisht. Kur kthehet në Niçë bashkëfshatarët i luten të vishte rrobën e priftit. Mendimi përparimtar i Jorgjit, ndeshej me regjimin e Zogut. E arrestojnë dhe e dëbojnë deri ne Librazhd. Ai nuk e ndërpreu aktivitetin revolucionar. U lidh me LANÇ dhe më 14 mars 1943, At Jorgji zgjidhet anëtar i KANÇ, për krahinën e Gorës. Ishte 5 maji i vitit 1944 kur At Jorgji vritet në mes të 16 vetave në Zvarisht të Gorës nga dora ballisto-zogiste. At Jorgji është shpallur ‘’Qytetar Nderi i Pogradecit’’ dhe ‘’Nderi i krahinës së Gorës’’
Gratë aktiviste në Gorë, në periudhën prill-dhjetor 1944, janë:
1-Medije Braçe, pjesëmarrëse në Kongresin e Gruas Antifashiste në Berat.
2-Fiqiri Kolaneci, aktiviste e shquar e gruas në krahinë.
3-Nënë Pashako, trimëreshë dhe legjendë e gruas gjatë LANÇ.
4-Fike Grybeci, anëtare e Organizatës së Gruas Antifashiste në Gorë.
5-Meriko Selmanllari, aktiviste e gruas në krahinë.
Huazuar nga gazeta DITA