Kulturë\Letërsi

Poezi: Arben DUKA

“Mallkuar kush nxit kalamajtë për dhunë”, Duka e thotë me vargje: E keqja më e madhe, në ditët e protestës, të mitur dhjetë vjeçarë, si pararojë e “festës”!

Çdo darkë u bë zakon,
veç dhunë e shkatërrim,
ca thonë kjo është rinia,
e shokut Salulzim!

Po thyejnë e po djegin,
Pa droje e pa frikë,
një tjetër thotë janë trimat,
e zonjëzës Monikë!

Tiranën e shkatërruan,
E nuk u bëhet vonë,
Por ja Iliri thotë,
se janë e ardhmja jonë!

Nuk e dënoi dhunën,
As “kokë’ e Shqipërisë,
Më keq ndezi motorët,
veç kundër policisë!

Kur bëhen mesjetarë,
për Klodin më nuk janë
një vijë krejt politike,
tani pas vetes kanë

E keqja më e madhe,
në ditët e protestës,
Fëmijët dhjetë vjeçarë,
si pararojë e “festës”!

Mallkuar kush grupon,
skuadra kalamani,
Se në kujtesë na vjen,
direkt Boko Harami!

E tha edhe Edvini,
dhe nga të tjerë u fol,
për dhunën me fëmijë,
ky Bokua është simbol

S’e dimë si do vijojë,
ç’do bëjn’ më këta trima,
Ja dimë në vend të Stresit,
tani është Mond Budina

Mbrëmë tha si me të tallur,
që është një halabak,
E njohim nga Teatri,
për ‘shpirtin luftarak’

Postimet e fundit !