Kapiteni i anijes Kapllan Rama, me një përvojë 40-vjeçare tha se peshkaqeni që kishte rënë në rrjetë kishte ngadalësuar shpejtësinë e anijes dhe po tentonte t’i shqyente rrjetat. Peshkaqeni peshonte 650 kg.

Peshkaqeni

“Ishim duke peshkuar në drejtim të grykëderdhjes së Bunës rreth 13 milje në largësi nga bregu. Kur thellësimatësi tregonte rreth 155 m ujë thellësi, e kuptuam se kishte rënë shpejtësia e anijes dhe se kishte rënë diçka e madhe në rrjetat tona. Pasi anijet e mëdha gjuajnë me trata fundore dhe ajo merr ç’ti dalë përpara.
Pasi ngritëm tratat me vinç pamë peshkaqenin që po tentonte të shqyente rrjetën. Me kujdesin më të madh e hodhëm në kuvertë këtë përbindësh deti. Pasi e ngritëm në vinç konstatuam se ishte rreth 6.5 m i gjate dhe se peshonte rreth 650 kg”, tha kapiteni i anijes.