E dini, që qysh si fëmijë i vogël, kam shkaktuar gjithmonë një “skandal” kur vinte dita e nisjes për në Francë për mua dhe familjen time.
Shpesh, dhe çuditërisht, ajo ditë përfundoi të ishte dita e ditëlindjes sime. Çdo vite, isha duke ikur, duke u fshehur nga prindërit e mi, duke shpresuar se ata mund të më harrojnë, ose ndoshta që, me keqardhje, ata mendojnë se është në rregull, le ta lëmë këtu…
Më shpesh, ditëlindja ime ishte një simbol i largimit, “dita ka ardhur”.
Emocionet paradoksale perzihen ne mendje, i lumtur për ditëlindjen time, i lumtur që kam qëndruar dy muaj pranë të dashurve të mi dhe familjes sime, i trishtuar për t’u larguar, i trishtuar për të braktisur këtë parajsë për mua, këtë kopsht, këtë shtëpi, i trishtuar për të braktisur të dashurit e mi, familjen time, edhe kete qen (shumë e dinë lidhjen që kam me qentë që nga fëmijëria), kjo ndjenjë e të qenit në shtëpi, i trishtuar për të jetuar këtë rutinë çdo vit, i trishtuar për të lënë momentet më të bukura të jetës sime të fëmijërisë.
Deri vitin e kaluar, kurrë nuk e kisha parë dhimbjen që ajo ditë u sillte prindërve dhe gjyshërve të mi, ndoshta sepse ata u përpoqën ta fshihnin ate nga unë, ndoshta sepse i thashë vetes se ishte sepse isha fëmijë që ndjeva dëshirën për të qajtur, sepse të rriturit nuk qajnë …
Në shtator të vitit të kaluar, u përshëndetëm me gjyshërit tanë, une, Akili, Laberia dhe mami. Ishte atë ditë, për herë të parë pa dyshim, që pashë sytë e gjyshërve të mi të mbushur me lot.
Pastaj, kur fillojmë të vozisim, para se të kalojm kthesën, mami shikoi pasqyrën e saj, duke parë këte shtepi, keto dyre për herë të fundit per nje kohe te gjate, këtë rrugë, dhe veçanërisht gjyshërit tanë duke na thënë lamtumirë …
Aty, për herë të parë pa dyshim, pashë manifestimin e dhimbjes së largimit nga shtëpia nga nena ime, një lot i vetëm rrodhi, një lot për aq shumë dhimbje megjithatë, por ky lot arriti të shpëtojë nga syte e saj, rrëshqiti poshtë faqes së saj, rreth buzëqeshjes së saj, pa dyshim se buzëqeshja ishte kujtimi i momenteve te mira të kaluara dhe loti i saj manifestimi i plagës se zemrës.
Lotët e mi, rrjedhin ndërsa shkruaj keto fjale, Abraham Cowley thoshte, “Ka fjalë që qajnë dhe lot që flasin.”
Fjalët që mund të lexoni këtu, qajne, lotët që pashë në sytë e nënës sime, sytë e gjyshërve të mi, ata flasin më shumë sesa fjalët.
Sot, kam mundësinë të qëndroj në Shqipëri edhe për ca kohë, dhe kam në plan ta përdor atë kohë në mënyrën më produktive që mund ta perdorim. Ky shkrim, vetem se keto dite ishin zakonisht ditet me melankolike te vitit, dhe se dhimbjet, besoj, nuk duhut kurre te fshehen.
Shqipëri, aq shumë dhimbje dhe kaq lot, që të jem në gjendje, për një kohë të shkurtër, të shoh ngjyrat e tua…
add a comment