Mërgatë

Jon Gjini: Loti i mërgimtarit

Për një kohë të gjatë jam përpjekur t’i jap shpjegim kësaj dhimbjeje të pashmangshme kur vjen koha për të ikur, kur vjen koha për t’i thënë lamtumirë atdheut, familjes, të afërmve dhe miqve, çdo vit, në të njëjtën kohë (shkaku i kalendarit shkollor në fr)
Një lamtumirë edhe më e dhimbshme kur nuk e di se si do të jetë rikthimi në Atdhe: Çfarë do të gjej këtu, apo çfarë nuk do të gjej? Cilin do ta gjejë e cilin jo?
Nuk do ta zgjasë më shumë. Lotët kanë folur për mua, janë shprehur fuqishëm si kurrë më herët.
Këtë pikëllim, shumë këtu e njohin, shumë këtu e ndjejnë njësoj si unë, jam i bindur për të.
Nuk pata fatin këtë vit, t’i përshëndes të gjithë, siç e kam zakon çdo vit (normal në rastin e ditëlindjes sime i përshëndes shumicën). Për atë, jam i zhgënjyer nga vetja dhe, përmes këtij postimi në fb, ju përqafoj të gjithëve.
Më vjen keq se nuk kam pasur rastin të rri më shumë me të afërmit dhe me familjarët si dikur…
Kaloi një muaj si një ditë.
Thënë të drejtën, tanimë është loti në sy prap, dhe me një plagë të thellë në zemër, po i shkruaj këto fjalë në aeroportin e Shkupit tonë…
Po në qoftë se kjo dhimbje është kushti për t’u kthyer në Shqipëri çdo vit, pra do ta duroj.
Do ta duroj.
Ju përqafoj! Joni.

Postimet e fundit !