Komenti

Jon Gjini: Ikja nga vendi, braktisja e shkollës dhe mohimi i qenies kombëtare plagë të dhimbshme të popullit shqiptar në Kosovë

“Bëje jetën tënde një ëndërr, dhe atë ëndërr një realitet.” Antoine de St-Exupéry.

Kosova është e trishtuar sepse ka pushuar së shikuari në sy rininë e saj, nëse mund të themi kështu, sepse ndoshta nuk e ka shikuar as deri sot!
Nuk është më sekret për askënd, megjithatë kam përshtypjen se nuk është e qartë për të gjithë: E ardhmja e një vendi, e ardhmja e një qytetërimi, e ardhmja e një populli dhe jetëgjatësia e tij matet me rininë e tij, ajo e ardhme matet nga fëmijët e tij.
Dhe kjo është arsyeja pse çdo vend i zhvilluar, çdo vend që e di se ku qëndron e ardhmja e tij, investon në të. Franca, për shembull, ka miratuar në fund të dhjetorit 2020 buxhetin shtetëror. Buxheti i Ministrisë së Arsimit Kombëtar në Francë për vitin 2021, arrin në 76 miliardë euro për një vit dhe mbetet buxheti me i larte dhe i pari i Shtetit, i pari i Shtetit!
Para investimeve të ministrisë së ushtrisë, para investimeve të çdo ministrie tjetër, është ministria e arsimit kombëtar me buxhet.
Ky shembull është natyrisht përfaqësues i investimeve të një shteti dhe nuk ka të bëj këtu për t’u krahasuar me Kosovën, por tregon shumë mirë se investimi më i rëndësishëm i një fuqie të tillë si Franca është për rininë dhe arsimimin e saj, ne investimin e nje rinie te shkolluar, gati te krijoj shoqeri dhe qytetarizem, gati te krijoj çdo here  nje te ardhme me te mire.
Kurre nuk mund ta themi sa duhet : investoni në rininë për të rinjtë dhe për të ardhmen e këtij vendi, çdo qeveri logjike, investon në rininë e saj mbi të gjitha, humbja e intelektualizmit dhe rritja e braktisjes së shkollës në Kosovë është një rrezik real për ate, për njerëzit, ndoshta edhe më shumë se një luftë.
Një luftë, e dimë kundër kujt po luftojmë, humbja e kulturës, « Cancel Culture », braktisja e shkollave nga rinia, injoranca për historinë, sot u lejon shumë të rinjve të konsiderojnë se nuk kanë asnjë lidhje me shqiptarët, sepse ata janë “kosovarë “, çfare tragjedie, humbja e njohurive historike, humbja e origjinës ose mohimi i saj, është një luftë nga brenda, është një kancer i shoqërisë, qe gërryen nga brenda një qytetërim të tërë mijëvjeçar, dhe për fat të keq, ky kancer është i vështirë për t’u kuruar, duhet koha, kërkon kohë sepse, ai zë rrënjë në disa breza, është e trashëgueshme dhe e vështirë të sherrohet.
Inkurajimi i të rinjve për të mësuar dhe kultivuar veten është ndërtimi i një shoqërie më të mirë, pra, mos harroni kurre, shkolla eshte e ardhmja, dhe ne qofte se nuk e shihni ate te ardhmen per momentin, pra “Bëje jetën tënde një ëndërr, dhe atë ëndërr një realitet.” Antoine de St-Exupéry.