Po bëhet gati një vit e gjysmë që bota e kulturës, e artit dhe e muzikës na u mohua! Ndalimi total dhe i papritur i kulturës në Francë dhe në shumë vende të botës, pas krizës globale të shkaktuar nga pandemia, është një katastrofë e vërtetë, para së gjithash, për profesionistët, artistët, inxhinierët e ngjarjeve festive dhe kompanitë që merren me këtë fushë (disa prej tyre tashmë kanë vdekur). Por, kinemat, teatrot, muzetë, operat, festivalet e muzikës apo të tjera, (festivali i dritave në Lion), janë ngjarje, momente që ekzistojnë në mënyrë që të mund të shpëtojmë qoftë edhe një moment të shkurtër nga banaliteti i jetës sonë, dhe të gjendemi në një vend, në botën e artit dhe kulturës, ku jemi të ftuar rrallë! Duket që do të ketë “vdekje” të artit dhe kulturës, sepse qysh sot mund t’i numërojmë me mijëra profesionistë të artit dhe kulturës, që po rikualifikohen profesionalisht, kompanitë gjithashtu viktima, po vdesin çdo ditë nga pak… Mbase ky ishte parimi i politikës së “stilit Churchill” të kërkuar nga qeveritë: “Nuk kam asgjë për të ofruar përveç gjakut, mundit, lotëve dhe djersës” FR.
add a comment