Lëvizja\UÇK

Ismet Sylejmani: Nasim Haradinaj – anëtar dhe luftëtar besnik i idealeve të LPK – UÇK – së dhe popullit shqiptar

BIRI I MADH I KOMBIT NASIM HARADINAJ

Trualli ynë i lavdishëm! Toka jonë lavdimadhe! Populli ynë heroik! Atdheu ynë i papërkulur! Kombi ynë i nderuar! Flamuri ynë i qullur me gjak! Varret e Heronjëve dhe Deshmorëve të Kombit! Varret e të parëve tanë kudo në Atdhe, por edhe jashtë Tij nëpër botë! Skënderbeu, Enver Hoxha, Adem Jashari, Fehmi Lladrovci… UÇK, gjaku i derdhur për liri, invalidët, luftëtaret, veteranët… Të gjitha në një, po gjëmojnë e po jehojnë në gojën e birit të madh të Kombit tonë Nasim Haradinaj! Tribunali ndërkombëtarë i Gjykatës Speciale të Hagës, është shënderruar në një tribunë botërore të padegjuar e të pashembullt, e cila po jehon si kurrë më parë në historinë e njerëzimit! Djali i Bacës Smajl Haradinaj! Pasardhës i denjë i Haradinajve të famshëm e të lavdishëm, të Gllogjanit heroik! Ushtari e komandanti legjendar i UÇK-së, luftëtari kombëtar i pakmpromis! Foltoren e Tribunalit të Gjykatës Speciale të Hagës, e ka kthyer në një arenë të madhe, përmes të cilës luftës kundër Serbisë pushtuese, po i bënë mbrojtjen e madhe e të padegjuar ndonjëherë më parë në historinë e popullit, Atdheut dhe Kombit tonë! Ajo që Haradinaj ia thotë në sy Prokurorit të Tribunalit botërorë se: “…Kamë vra ushtarë e oficerë serbë sa kam mujtë. Por edhe se nuk kamë mujtë me vra sa kom pas qejf…”, janë rreshta që do të mbeten të shkruara me shkronja ari në historinë e faqeve të lavdishme të popullit shqiptar! Sikur atdhetari, patrioti, ish-i burgosuri politik, luftëtari kombëtar, ushtari e komndnti i UÇK-së Nasim Haradinaj, janë të paktë, janë të rrallë, i lindin shekujt! Faleminderit Nasim Haradinaj! Me qëndrimin Tënd, e ke nderuar fisin! Me qëndrimin Tënd e ke nderuar Lokemadhen, që në atë foton me Ty shihet se si të mban për faqe, me aq bujari e buzqeshje epike e tipike heroinash shqiptare! Me qëndrimin Tënd, ke nderuar kryeshefin e politikës kombëtare patriotike ilegale të Dukagjinit, të madhin e të pavdekshmin Smajl Haradinaj në veçanti dhe Haradinajt në përgjithësi! Me qëndrimin Tënd ke nderuar familjen Tënde në përgjithësi dhe Nënën Tënde, traktoristen e famshme dhe punëtoren heroinë të Dukagjinit, që edhe takat Ajo i lavronte me traktor e i punonte dhe e mbante familjen me bukë e nuk e shtrinte dorën përpara armikut, atëherë kur Baca Smajl dhe ju djemt e Tij, mbaheshit dhe vuanit nëpër burgjet e Serbisë pushtuese! Me qëndrimin Tënd burrërorë në Tribunalin ndërkombëtarë në Hagë, ke dalur para botës me qëndrim të tillë, që nuk ka njeri në planet, miqtë e armiqtë e Kombit tonë, që nuk e vendosin dorën në ballë dhe të të degjojnë se si shpërthen fuqia Jote e shprehjes në mbrojtje të UÇK-së e të luftës së sajë të drejtë kundër ushtrisë e policisë dhe paramilitarëve të Serbisë pushtuese! Lumë populli, Atdheu e Kombi shqiptar që të ka djalë! Lumë populli, Atdheu e Kombi shqiptar që të ka ushtarë e komandant! Lumë populli, Atdheu e Kombi shqiptar që ka përfaqësues sikur Ty! Jemi me fat që të kemi të tillë, që e thua para syve të botës, që të dëgjon e gjithë bota me veshët e sajë, se Ti Nasim Haradinaj, ke vrarë sa ke mujtë armiq, ushtarë e polic të Serbisë pushtuese! Për Ty e për këtë qëndrim Tëndin titanik, duhet të shkruhen vjersha, tregime, artikuj, poema, romane e të bëhen edhe fima artistik! Duhet të të këndohen këngë, shumë kengë e të organizohen koncerte në nderim të qëndrimit Tënd! I dashur Nasim Haradinaj, vitet, dekadat e shekujt që do të vijnë, do të përulen e do të bien në gjunjë, në shenjë nderimi e rrespekti për qëndrimin Tënd spektakularë në Tribunalin ndërkombëtarë në Hagë! Përgjithmonë historia do të të mbajë në ballin e sajë, të nderit e të krenarisë kombëtare!