Nga arkivi personal
Nga e kaluara jonë shkollore
Që nga shtatori I viit 1995, kur filloi viti I ri shkollor, startuam me aplikimin e ligjeve, nismën e reformës integruese sahtetësinë e shkollës shqipe ne Republikën e Kosovës. Kurse, pak ditë para fillimit të vitit shkollor, Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës, bëri emërimi e konsolidimin e Këshillave Komunale të Arsimit shqiptarë, organet përkatëse përgjegjëse të institucionalizuara të shtetëzimit të Kosovës.Të cilat marrin kompetenca për organizimin dhe qeverisjen e sistemit arsimor shqiptar në të gjitha shkallët, nivelët dhe llojet e arsimimit dhe edukimit. Përkundër fjalëve të aty-këtushme, kundërshtimeve minore e pengesave, veçmas pakënaqësive efektesh të shkurtëra, të strukturave që ngelnin prapa, si të tejkaluara kohësh për shkollën shqipe, të cilat deri në këto momente transformuese, vepruan për struktura organizuese legjitime të mëvehtësishme të shkollës shqipe. Organet e reja reformuese e demokratike, filluan dhe po vazhdojnë me sukses në kryerjen e ndryshimeve përmbajtësore në formë dhe përmbajtje të arsimit shqip. Ta integrojne shkollën shqipe, në atë shkallë të ngritjes së cilësisë më të lartë. Gjithnjë duke përsosur në pikëpamje kombëtare, me zhveshjen e sajë nga ideologjizmat e dogamatizmi politike e partiak. Që në fillim kryem me sukses emrërimin e organeve drejtuese, konstituam Këshillat Komunale me kompetenca adekuate ligjore e pedagogjike, në përputhje me dekretligjin e nënligjet të tjera nga kjo lëmi, të cilat plotësojnë mundësinë e veprimtarisë së posaqme, konform me qëllimet dedikuese specifike, në rrethana kohore dhe strukturat shoqërore ekzistuese..
Në nivel të Kosovës, këto ndryshime të mëdha historike, me kthesa të forta e në një kohë tejet të vështirë, kaluam dhe po vazhdojnë të zhvillohen pa ndonjë pengesë serioze të mbrëndshme, që mund të na ndal. Kundërshtimet e pritura,t ë mundshme, tentimet për të venë këmbë, që shprehin pakënaqësi e mospajtime janë minimale dhe të natyrshme. Këto hasën aty-këtu e kuptohen për procese normale për rrethana e ndryshime e zhvillimkit tonë për mëvehtësim dhe lirim nga okupuesi shekullor. Këto janë dukuri të imëta, të zbehta, pa përmbajtje dhe mundësi shprehëse. Megjithate, janë të pritura e të tejkalueshme, këto xixa të zbehta janë virus I trashiguar, të yshura nga ndonjë individ, apo grup I vogël përsonash, gjurmë nga strukturat e tejkaluara, të cilat nuk mund të pajtohen lehtë me fatin e tyre dhe kohës që I ka nxën. Nuk mund të kuptojnë lehtë mëvehtësimin dhe qëndrimin tonë në këmbë tona kombëtare, nuk e kuptojnë intergimin e shkollës shqipe, Apo këtë integrim e reformë, nuk durojnë ta kryejnë, kush tjetër pos atyre vet. Andaj, çdo ndryshim pa ata, për ata është jo i nivelit profesional e jo progresive.
Dukuri minore vërehen edhe ato të karierizmës, përfitimit të ulët e primitive, thjeshtë interest të ngushtë. Kështu, raste mosdurimi, jotoleranca, shprheje moskënaqësie u dukën gjatë emërimit të drejtorëve të shkollave dhe emërime të tjera, për dhe në formën e veprimit vertikal e horizontal të strukturave arsimore. Një pjesë e mbytur në mendime të gabauara, pa mendime analitike e pa far version politik largpamës, ka menduar se, disa nga individët që, këto kohë prijnë me guxim e vendosshmëri në proqeset tona kombëtare, të cilët dikur ishin desident politik e të anatemuar, apo siç mendonin disa, të vdekur për këtë jetë e për këtë kohë dhe hapësirë, tash nuk mund t’i tejkalojnë me tolerancëas kombëtare e as politike. Mu për këtë “brengoje” të mbrendshme dikush shtyhet duke u nxituar nga uni i “madhështisë”, si qyqar I dikurshëm dhe vegël e thjeshtë në duar të huaja tash e nuhatë se, ka mundësi të kundërshtojë, sepse nuk ekziston pushtet administrative, e as nuk ekzistojnë munbdësi ekzekutuse, që ta ndalin ate. Sepse, ai pos frikës, tipar tjetër moral a kombëtar nuk ka. Sot del trimi I papërmirsuar, këmbëngulës me veti delikuenti, kundërshton ligje, vendime e qëndrime të Republikës së Kosovës dhe shtetësinë e sajë. Nga këto veti tentohet të mospranohen reformat demokratike të shkollës shqipe sot. Centralizimin pozitiv e quajnë të dëmshëm, duke krahasuar me ish-komitetet, ndaj të cilëve ata ishin fortë të ndëgjuar, përmallshëm flasin për shfrenim të demokratizimit negative, vetëqeverisjen dhe vëllazrim-bashkimin, motin dikurshëm të tyre, se punëtori I arsimit po humb autonomin e punës dhe veprimit, se nuk përfillet për asgjë, as për shkollën, as për financimin e as për plan-programet e tekstet mësimore. Atyre nuk po ju pëlqen mëvehtësimi, çveshja ideologjike dhe kombëtarizimi I shkollës shqipe, integrimi I sajë, nivelizimi në shkallën e duhur të dijes dhe të arriturave shkencore, transformimi edhe i mësimdhënësit tonë sot. Thonë se, punëtori I arsimit sot, është nga çdo veprim kreativ-krijues e qeverisës në shkollë. Kjo pjesë, e vrejtur, por jo me ndikim, nuk mund të shkëputet ende nga dogma dhe diktatët moniste, nga gravitacioni i drejtorit, si shkallë afrimi kah komitetet e dikurshme. Këta i takojnë papunësisë, e jo përgjegjësisë për “hatër të gishtit”, unit të të përafrmit me pushtetin, cilësisë të të ndëgjuarit, njeriut të paradhomës, servilit e të të nënshtruarit të ish pushteti, ata që ende nuk po mund ta kuptojnë se, jemi ndarë shpirtërisht e fizikisht nga të huajt dhe Sërbija., që ende qeverisjen në gjuhën shqipe dhe nga shqiptarët, nuk e marrin për normale, të natyrsheme dhe të përkryer të mundshme. Ata, janë frigacakët, burraleca të dikurshëm, sot trima, rrahagjoksa, na e rrahin tavolinën me grusht, sepse e kuptojnë vetëm ata se, nuk jemi të barabartë me rrethanat dhe kohën se, nuk mund t’I japim përgjigjen adekuate meritore për ate që kërkojnë, me vetëdije e qëllim të keq për normativat tona ligjore. Kjo kategori, gjithnjë e më zbehët, nuk janë as me shpirt e as me trup e mendje në popull e për popullin e tyre, kurse shteti i përmendur nuk ka as mundësëi teorike t’ju kthehet. E ky që ka okupuar populin e tyre, nuk i pranon as për të tillë. Këto raste të rraklla por që ndihen aty këtu, që vërehen janë pasojë e thyerjes së guximit për mundësinë e rezistencës e durimit të dhunës. Janë pjesë e vërbërisë ndaj të arriturave realizuese shtetërore dhe institucionalizimit të organeve shtetërore të Republkës së Kosovës, drejtë aspiratave për rëealizimin e përcaktimeve tona shtetërore, kombëtare e historike, në kohën dhe proqeset që po vijnë.
Shkurt e shqip, këto dukuri, më drejtë raste që, nuk duhet lejuar të bëhen dukuri, të marrin flakë nga stralli, duhet kuptuar për normale, sa është normal edhe veprimi I tyre.Të tolerohen sa mund të tolerohen, duke pasur parasysh të kaluarën historke, mashtrimet e shtresimet e përjetuara nga njëmendësia detyruese e kohës së kuqe. Përgënjeshtrimet, çveshjet nga kombëtarja, njerëzorja e fetarja që kemi kaluar. Mund të tolerohen, derisa merret parsysh represioni e dhuna policore, të zhdukjes së çdo gjëje që është shqiptare.Thjeshtë, gjenocidi që po tenton të aplikojë pushteti instaluar serb në trojet tona, të cilin që kur e kur, e mbanë mbi supet dhe shpirtin e vet populli ynë. Të gjitha këto, na obligojnë të tregohemi tolerant, të kujdeshëm e të arsyeshëm në veprim. Të durojmë aq sa duhet duruar dhe mund të durohet, të qëndrojmë aq sa edhe mund të qëndrohet e frenohet, vetëm për të arrijtur aty ku synohet.
U shkrua më, 5 maj 1996.