Arkiv / Ripublikim

Ismail Gashi: Historiku i shkollës shqipe në Sllovi (Lypjan)

Nga arkivi personal

HISTIRIKU I SHKOLLËS SË SLLOVISË

Shkruan: Ismail Gashi-Sllovia

Shkollimi i fëmijëve të fshatit Sllovijë, ka fatin e njëjtë me historikun e shkollave e të popullit tonë në përgjithësi, shkollimi i fëmijëve shqiptarë si kudo edhe këtu, ka vajtur sipas veprimeve të pushtuesve të popullit të trojeve tona, kohën që nga perandoria osmane e deri në përfundimin e kësaj kohe të anësuesit sllavë përjetuam edhe imponim të dhunshëm gjuhësor  në jetën administrative shtetërore e arsimore. Edhe në këtë fshat, si kudo ne trojet tona shqiptare, gjatë sundimit osman në forma e kohëra të ndryshme funksionoi e punoi mejtepi apo shkolla për mësimet fetar, shkolla fetare mejtepi i Sllovisë punoi ne xhaminë e fshatit. Deri tash nuk kemi ndonjë kronologji te njohur kur filloi nga puna ky mejtep ne këtë fshat dhe sa nxënës kishte, cilët hoxhe punuan dhe në çfarë niveli ishte cilësia e shkollimit fetar në këtë mejtep. Ka njohuri nga mbamendja, se mejtepi për një kohë për shkaqe te mosmarrëveshjeve ndërmjet imamit të xhamisë në Sllovijë dhe hoxhës që udhëhiqte mejtepin, për një kohe mejtepi u detyrua të ndërroi vendinveprimin nga Sllovia kaloi ne shtëpi private ne Samllushë, sepse në të njëjtin mejtep mësonin fëmijët e Sllovisë e fëmijët e Smallushës. Në rrethinën e Lypjanit nuk kishin ndonjë nivel më të lartë si Ruzhdije gjimnaz i ulët apo Idadije gjimnazi i rregullt, ku fëmijët mund të merrnin mësimet apo kualifikime më të larta shkollore apo tituj fetare. Ndërsa, pas sundimit osman, nxënësit shqiptar në sundimin e Serbisë ishin të detyruar të mësonin në shkolla dhe me gjuhë mësimore serbe. Anësuesit serbe në shkollat e tyre për nxënësit shqiptare detyruan edhe një ngarkesë të veçantë edhe mësimet fetare te besimit islam, te cilat me lejen e shtetit mbaheshin nga hoxhë lokal të cilët financoheshin nga shteti, disa nga të cilët, për qëllime te veçanta politike te nënshtrimit ndaj shtetit dhe shërbimeve për shtetin, i kishte graduar në Imam shtetëror, /Derzhavni imam/. Mbretëria serbe hoxhët i kishte avancuar në shkallë nëpunësi shtetëror dhe paguheshin me të ardhura të majme. Gjatë sundimit të mbretërisë serbe, edhe në disa mjedise te trevës komunale te Lypjanit, Mbretëria SKS hapi shkolla fillore, te cilat kryesisht ishin te nivelet katërklasëshe. Këto shkolla zakonisht u hapen në lokalitete të pastra etnike serbe, e ne ndonjë rast edhe lokalitet me banorë etnik shqiptar, por zakonisht aty ku doemos sado pa jetonin edhe pak serb apo aty shume afër kishte lokalitet sado te vogël me banore serb, siç ishte rasti ne Banullë, Llugaxhi, Dobrajë te Madhe, Ribar e ndonjë tjetër. Karakteristike tjetër e hapjes se shkollave serbe ne Mbretërinë SKS ishte se shkollat hapeshin kryesisht ne lokalitetet me popullate serbe, sa do te vogla qe ishin ato lokalitete karshi lokaliteteve shqiptare. Rasti me tipik është shkolla serbe e asaj kohe në Dobratin afër Sllovisë e Smallushës. Përkundër  se ky  fshat serb ishte shumëherë me i vogël se Sllovia me banorë shumicë shqiptare, madje edhe me i vogël edhe se Smallusha, poashtu me banorë shumicë shqiptare. Kjo shkollë u ndërtua dhe u hap me ndihmën financiare te shqiptareve sllovias e samalushas, fëmijët e te cilëve me veshteresi duhej te udhëtonin disa kilometra për te vijuar mësimet në shkollën e Dobratinit. Kjo politik shkollore e Mbretërisë SKS kishte disa qëllime me pasoja negative për pengimin e shkollimit te fëmijëve shqiptar. Ne te pare pengese shkollimi ishte gjuha mësimore serbe, te cilën fëmijët shqiptare nuk e njihnin, sepse kjo gjuhe nuk ishte gjuhe e tyre kombëtare. Pengesë fizike ishte edhe largësia e qëllimet e shkollës nga vendbanimi dhe për mos vazhdimin e shkollimit te fëmijëve shqiptare shteti nuk kishte masa ndëshkuese. Pengesë ishte edhe ngarkesa shpirtërore e materies mësimore, historicizmi sllave dhe ikonografia e ambientet e hapësirës shkollore. Ishte varfëria renduese materiale e shkaktuar nga politike administrative e shtetit serb. Pengese ishte edhe niveli i mundshëm i shkollimit, ne vendbanime shqiptare ky nivel kufizohej vetëm deri ne klasën e katërt, sa te thuhet e shkruhet se shqiptaret sikur edhe te tjerët kane te drejtën e shkollimit, por esencialisht ata shkolloheshin vetëm sa te shlyhen nga numri i analfabeteve, sepse me atë nivel shkollimi shqiptaret nuk mund te vazhdonin shkollimin e mëtejshëm ne nivelin e mesëm e universitar, e as te vazhdoni shkollimin fetar sepse as për ketë arsimim nuk kishte nivel te dyte, Ruzhdije, gjimnaz te ulet, e as nivel te trete Idadije ose gjimnaz te rregullt, e me atë nivel shkollimi nuk mund te zënin ndonjë vend pune te çfarëdo rëndësia apo edhe nuk mund te merrnin asnjë vend pune. Pengesat ishin edhe te koncepteve te formuara nga pesha e robërisë shekullore qe nga perandoria osmane e deri ne aneksimin e këtyre hapësira etnike shqiptare nga Mbretëria SKS. Nga te gjithë këto pengesa e faktorëve te tjerë qe kane ndikuar ne pengimin e shkollimit te fëmijëve shqiptare, ne shkollën serbe te sundimit serbe deri me 1945.

Qe ne ditët e para te pasluftës, sistemi komunist sllave, përkundër urrejtjes e injorancës ndaj shqiptareve, ne emër te një fare te drejte e barazie kombëtare te reklamuar si tipar e princip njerëzor komunist, hapi edhe shkollat për fëmijët e shqiptareve. Edhe pse  shqiptaret ketë te drejte kombëtare e njerëzore e përjetuan edhe mes dy luftërave botërore 1941/1945. Atëherë kur sistemi nazi-fashist gjerman, shqiptareve ju hapi shkolla ne gjuhen shqipe, me tekste e gjuhe mësimore shqipen, me mësues shqiptare e simbole kombëtare, administrate shtetërore me gjuhe zyrtare shqiptare. Ne fshatin Sllovijë për here te pare shkolla shqipe nisi ne ditët e pasluftës 1945, me mësuesin e pare Demir Salihu-Gashi nga Sllovia, i cili me parë kishte mbaruar medresenë ne Prishtine. Demiri gjatë luftës ne shtëpinë e tij ilegalisht kishte mbajtur mësime për djemtë e lagjës e fshatit Sllovijë, mësime i kishte mbajtur ne gjuhen shqipe dhe nga gjuha shqipe, historia shqiptare dhe muzika shqipe. Kur e mori detyrën e shkollës laike me 1945, shkolla e Sllovisë ishte Shkollë Popullore, njësi e shkollës popullore serbe “25 Maji” të Gushtericës se Poshtme, kishte edhe paralele me mësim ne gjuhen serbe. Deri ne vitin shkollor 1947/48, ne ketë shkolle mësimet i vijonin edhe fëmijët shqiptar e serbe nga fshati Smallushë. Demir Salihu-Gashi, me 1945 regjistroi 77 nxënës, nga te cilët ne qershorin e 1946, siç shkruan ne ditarin e parë të kësaj shkolle, u klasifikuan në klasën e dyte 27 nxënës, të tjerët për shkak të moshës se re , ose për shkak te mosvijimit të mësimeve, qe është shume besueshme, mbeten qe edhe njëherë t’i nënshtrohen riprovimeve për klasifikim. Ne ketë ditar pune, për te gjithë ata nxënës të pa klasifikuar shkruan,”nxënësi nuk u klasifikua për klasën e dytë, sepse nuk kanë ardh me rregull në shkollë”. Qe nga fillim i punës 1945, Demirit punoi tre vjet, ne vazhdime punuan dhe u ndërruan edhe disa mësues te tjerë. Ne vitet tjera shkollore kjo shkolle punoi ne lokale private dhe ne lokal te xhamisë. Ne vitin shkollor 1947/48. kjo shkolle ende paralele fizike për drejtor, apo përgjegjës i parë i kësaj shkolle ishte Mehmet Reçica i cili bashke me te bashkëshorten Mejreme Reçica  punuan mësues deri ne vitin shkollor 1949/50, kur me ndërhyrjen e qeverise. pa asnjë arsye objektive, për qëllime te caktuara politike u mbyll klasa e peste me mësim ne gjuhen shqipe. Nxënësit shqiptare te mbetur jashtë shkollës, u detyruan klasën e VI-te dhe ndonjë nxënës shqiptare tjetër për disa vjet, mësimet i vijuan ne shkollën fillore te Gadimës, ne vitin shkollor 1952/53 ishin gjenerata e pare qe mbaruan klasën e VIII-te, dhe ne mungës te kuadrit, ata u angazhuan ne vende te ndryshme mësues e nëpunës në administratën civile. Kjo ishte kohe kur shteti komunist kishte planifikuar te mbyllet shkollat shqipe, madje për ketë qellim organizoi veprime konkrete me pikësynim kufizimin deri ne ndalim te shkollimit ne gjuhen shqipe. Cikli i larte me mësim ne gjuhen shqipe i kësaj shkolle nuk punoi deri ne vitin shkollor 1953/54, ne ketë vit shkollor, përsëri u rihap klasa e peste me mësim ne gjuhen shqipe, kjo shkolle ende paralele e varme, ne te cilën Drejtor u emërua Sherif Ahmeti, hoxhë e intelektual i njohur edhe jashtë mjedisit komunal te Lypjanit, për disa vjet kjo shkollë vazhdoi veprimtarinë arsimore, deri sa arriti ne klasën e VII-te, gjegjësisht deri ne vitin shkollor 1955/56. Vitin e Aksionit te Armeve, dhunës e torturës fizike shtetërore serbe ndaj shqiptarëve, nga i cili ne Sllovi u rrahën, u torturuan e pësuan gjymtime afro 40 qytetarë shqiptare. Kur edhe njëherë komunistet konfirmojnë përcaktim e tyre antishqiptare dhe prapë me dekret shtetërore ne Sllovi u mbyllen klasat e larta te fillores. Klasën VI-te qe kishte 16 nxënës, e mbyllen ne gjysmëvjetorin e pare, me arsyetim se numri i nxënësve është i vogël, derisa norma ligjore lejonte paralele me minimumin 15 nxënës. Ato vite detyrën e përgjegjësit te kësaj shkolle e kryente Beqir Peqani. Ne fund vitin shkollor qeveria e urdhëruan përgjegjësdrejtorin që të mbyllen edhe klasa e V-të dhe klasa e VII-te me mësim në gjuhën shqipe. Andaj, deri ne vitin shkollor 1959/60, kur do te rihapen për te treten here paralelet e ciklit te larte fillor dhe në vitin 1960 kjo shkollë do të ndahet nga varësia e shkollës serbe të Gushtericës se Epërme dhe pas kaq vjetësh shkolla e Sllovisë pavarësohet shkollë e plotë  tetëvjeçare në vete dhe drejtorin e parë të saj Ruzhdi Marevcin. Por, vijueshmëria e shkollimit te fëmijëve shqiptare, si kudo edhe këtu, kishte ende ngecje të theksuar, të cilën për fëmijët shqiptare sllovias, pushteti e ndihmoi për një dekade, që nga edhe ndërprerjen e parë 1949/50 e deri ne vitin shkollor 1959/60 nga kur vetëm ndonjë nxënësit shqiptar nga Sllovia mësimet e ciklit te lart mund t’i vazhdonte në shkollën e Gadimës. Në vitin shkollor 1959/60 kur ne shkollën fillore te Sllovisë për here te trete rihapet klasa e peste fillore, vit kur definitivisht shkolla shqipe e sllovise pavarësohet nga shkolla fillore e Gushtericës së Poshtme, paralele e të cilës ishte, që nga fillimi i punës së saj më 1945. Ne vitin 1962 shkolla fillore në Sllovi emërohet me emrin “Vllaznim-Bashkim” dhe që nga atëherë e deri me tash kjo shkolle me paralele e ndare ne Smallushë kryen emisionin e edukimit e arsimimit e shkollës plote tetëvjeçare, shume vite shkollen e drejtoi Shemsi Gashi, i cili per shume vite shkollore, ishte drejtor ne kete shkolle deri me 1981,kur edhe vdiq. Pas vitit 1966, kur ne Kosove shqiptaret dhe shkolla shqipe pak sa morën fryme liberalizimi, ne shkollën fillore te Sllovisë  erdhën një grup arsimtaresh vendor me koncept te avancuar kah liberalizimi kombëtar, me 1969 me ketë grup arsimtaresh ndodhi përplasja politike me qeverinë lokale, te cilën pushtetarët komunal e shfrytëzuan për arrestimin, dënimin e largimin e këtij grupi  mësimdhënësish nga procesi mësimor i kësaj shkolle dhe pas vuajtjes se dënimeve i larguan edhe nga treva komunale e Lypjanit. Shkolla fillore ne Sllovi, në dekadën e sundimit mesjetar ortodoks sllav 1990/1999 sikur edhe gjithë sistemi shkollor shqiptar ne Kosove, përjetoi dhunën fizike e materiale, me veprime diskriminuese gjenocidale beri largimin e dhunshëm te nxënësve e arsimtareve shqiptare nga objektet shkollore dhe ndërprerjen e financimit për gjithë sistemin arsimor shqiptar ne Kosove. Megjithatë, shkolla shqipe, si kudo edhe shkolla e Sllovisë, nuk iu nënshtrua robërisë se egër sllave, me një rezistence te përgjithshme e te organizuar nisi rrugën mëvehtësisë, rrugën e ndarjes shpirtërore, fizike e administrative qeverisëse nga sunduesi shekullor serbe. Gjate këtyre viteve kjo shkolle materializoi formën dhe përmbajtjen e veprimtarisë arsimore, mori emërim te ri “Hasan Zuko Kamberi”. Derisa ne vitin shkollor 1998/99 kur kjo shkolle kishte 522 nxënësit shqiptar, kurse nxënësit serb qe deri ne mëvehtësimin e shkollës shqipe, ishin ne kuadër te shkollës fillore “V.Bashkim”, me urdhrin e qeverise serbe u ndanë nga shkolla shqipe dhe iu bashkuan shkollës fillore serbe “Knez Llazar” te Gushtericës se Poshtme. Nga paslufta, qershor 1999 ne  rrethana te reja ne sistem tone shkollor,  përkundër pësimeve te mëdha  te këtij lokaliteti, ne te cilin forca e dhunës serbe vranë 45  qytetare shqiptare, nga te cilët edhe tre punëtorë te kësaj shkolle, dhe plagosjen se 11 te tjerëve, nga te cilët edhe një arsimtar te kësaj shkolle. Ky vendbanim pësoi edhe shume dëme materiale, kallje e plaçkitje te vlerave shpirtërore e vlerave materiale si edhe shkatërrime te inventarit, mjeteve mësimore dhe bibliotekën e kësaj shkolle, Kjo shkollë tetëvjeçare ne rrethana te reja ne Kosovën e paslufte, si feniksi rifilloi procesin arsimor edukativ, për disa vjet veproi shkollë tetëvjeçare, e më vonë me procesin integrues te reformave të reja demokratike, kaloi ne nivelet e shkollimit nëntëvjeçar në të cilën veprimtarinë arsimore e mbajnë 41 punëtore arsimi e mësimet i vazhdojnë 719 nxënës shqiptare. Kjo shkolle është simotër e 20 shkollave të plota nëntëvjeçare me 31 njësi te tjera te ndara te shkollimit fillore, shkollimit te mesëm te ulët dhe dy shkollave të mesme të larta, sa ka sot struktura e sistemit aktual arsimor në trevën komunale të Lypjanit. Me gjitha normativat respektive integruese e zhvillimore bashkëkohore të shkollës së reformuar të sistemit të ri arsimor në Republikën e Kosovës shtet sovran e i pavarur.

Shkrimi është botuar me ndryshime të paqëlluara në “Shkëndija” nr. 1. 2009.