Vështrim/Analizë

Iliriana Koleka: S’lidhet kali me pe

Pjesa e admirueshme e rinisë, që studjon e bën projekte për lënie gjurmësh në emancipimin e shoqërise, ndodhet e shpartalluar, se veprat e mëdha kërkojnë para për t’u kryer dhe paratë sot s’t’i jep njeri lehtshëm, ngaqë duan shtatë palë djersë për t’u mbledhur. Emisioni i daullosur “Përputhen” i ngjan “Uomini e donne = Gra e burra” te kanalit 5 të Berluskonit, dikur shumë i trumpetuar e sot mbetur pa teleshikues, përveç të burgosurve dhe shtëpiakeve njëqind kile, që s’kanë vullnet të mbajnë periz e të dobsohen. Megjithatë, daullet bien dhe trumpetat të shurdhojnë veshët: hahahaha e hihihi, e puthi – s’e puthi, e lagu – s’e lagu, e preku përpara emisionit – s’e preku përpara emisionit. – Ngele mbrapa – thotë arqitekti dhe analisti i “Përputhen”, gati për t’i shtuar bëmave të tij dhe bëmat e rinisë së “përzgjedhur” nga forma, jo nga përmbajtja”, që shet aktrim të përzjerë me improvizim aventurash dashuriçkore – fyçkore, me dredhje bishti të konsiderueshme.- Po, vërtet Arjan Konomi, të kam dhe timin, ne gjashtëdhjetë-shtatëdhjetë vjeçarët e lodhur, që numërojmë kacidhet në xhep, i japim rinisë vetëm trishtimin e realitetit, jo freskinë e limonatave me përputhje trupore, jo trunore, të një emisioni limonatë.Këtu në Itali, është një “dejà vu”, një refren që na çau kokën deri sa i doli boja e që s’frymëzon më njeri. Kështu i gënjente Berluska të rinjtë italianë me televizionet e tij, që tani po kërkon t’i shesë, se po i falimentojnë. Pse e bënte, sipas jush këtë sforco emisionesh idiote me femra të çveshura dhe meshkuj palloshë, për vite me radhë, për gati dy dhjetëvjeçarë? Që rinia italiane, të mos shihte realitetin e hidhur, atë të papunësisë dhe pafuqisë të brezit të saj për të qënë të pavarur ekonomikisht, për të shkëputur një vend sado të vockël ne shkallën shoqërore të punës së paguar, jo gratis, në kapitalizmin italian.Idem dhe në Shqipëri, zëvëndësoni “italian” me “shqipta”e dhe do të përfitoni të njëjtën pamje kapitaliste, të mahisur me të njëjtat probleme.Kapitali s’të lë të vësh mullë, t’i merr paratë me të gjitha sistemet që ka përsosur në vite, të shtrydh si limoni tërë jetën dhe kur i afrohesh fundit të lë të vish vërdallë me një grusht mizash në dorë dhe me … shëndetin e shkatërruar (pandemia është një mënyrë për korrjen e jetëve të brezit të tretë e të dytë).Nga maja e piedestalit parallinjte, të cilëve u shërben Arjani, na ulërasin:- Mos shkoni tek psikollogu se keni “Përputhen”!- Po kush ka para për psikollogun mor jahu, pastaj pse të shkosh tek psikollogu, kur i ke të qarta gjërat, nuk jetohet duke shitur copa të trupit në Pazar dhe duke treguar përralla me mbret për gjoja lumturiçka e zgjidhje problemesh ekonomiko-shoqërore me “përputhje”. E tëra kjo për t’i mbyllur sytë njerëzve që pasi të përputhen të punojnë për pesë lekë dhe të plakur, të gëzojnë paratë e pensionit gjëkundi, pa vdekur shpejt e shpejtë.Arjan, po ti s’e dëgjon ulërimën e pleqërisë akoma. Sa vjeç je, sa larg e ke pensionin? Duhet të jesh rreth të 55-ave, apo gabohem?