Opinion

Muharrem Xhafa: A duhet të ngrihet monument për Enver Hoxhën në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup…

Përgjigje: 1. – A duhet të ngrihet për Enver Hoxhën monument në Tiranë dhe në Prishtinë? – Pa dyshim që po! 2.- Po, përse nuk ngrihen? – Sepse politika antikombëtare e Tiranës dhe Prishtinës ka frikë botën!

3.- Pas 150 e 300 vitesh, brezat e sotëm nuk do të jenë më. Po Enveri a do të harrohet?

– Si njeri, edhe Enveri ishte i vdekshëm! Po ai nuk do të harrohet, sepse ka bërë shumë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar! Enver Hoxha ka bërë epokë me veprën e tij epokale!

4.- Skënderbeu ishte feudal, po Enver Hoxha nuk ngurroi ta quante epokën e tij “Epoka e Skënderbeut”, sepse Skënderbeu bëri shumë për Shqipërinë. Enver Hoxha e shpalli Skënderbeun “Hero Kombëtar të Shqiptarëve”, i përjetësoi emrin dhe veprën e lavdishëm të tij në ngritjen e muzeut kombëtar “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Krujë, në monument kushtuar atij në Krujë e në Tiranë, në emrat e shkollave, rrugëve etj. etj!

5.- Kombi ynë dhe historia e tij do të flasin për Enver Hoxhën dhe Epokën e Enverit! Kjo është e padiskutueshme! Sepse Enveri, pas Skënderbeut, është Heroi më i madh i shqiptarëve Më 21.6. 2021