Lëvizja\UÇK

Ibrahim Kelmendi: SHËN (NËNË) TEREZA / GONXHE BOJAXHIU

SHEN (NËNË) TEREZA / GONXHE BOJAXHIU
   Në fund të korrikut 1990, bashkëveprimtarët e Klubit Shqiptar në Dyseldorf, – të cilët kishin formua edhe Shoqatën “Nana Terezë” – me luten t’i ndihmoj në organizim të manifestimit për hir të Ditëlindjes së 80-të të Nanës Terezë. Edhe pse binte ndesh me mendësinë time ateiste, për hir të bashkëveprimtarëve dhe të afirmimit të Kosovës në botën kristiane ku ishim imigrantë, pranova.
Kryetari i Shoqatës “Nana Tereze”, Haxhi Bega, dhe sekretari Mark Bardhaj informohen se në Frankfurt ishin për vizitë zyrtare profesorët Ymer Jaka dhe Resmije Kryeziu, anëtarë të Kryesisë qendrore te Shoqatës. Haxhiu dhe Baca Mark shkojnë të konsultohen dhe të marrin miratimin e tyre. Fatkeqësisht përballen me keqkuptimin: “Nuk keni të drejtë të organizoni manifestim në emër të Shoqatës Nana Terezë, sepse jemi të informuar që skenarin dhe organizimin ia keni besuar enveristit Ibrahim Kelmendi…” Haxhiu dhe Baca Mark irritohen. Baca Mark u flel: “Ibrahimin e kemi si ta kishim vëlla unë dhe vëllau, Deda. Bashkëshortet dhe fëmijët tanë e duan si ta kishim familjar. Këtë marrëdhënie e kemi nga viti 1977. Atëherë drejtori i shkollës na luti të gjenim mësues shqiptar që t’u jepte “Ergänzungsunterricht” (mësim plotësues) fëmijëve tanë. Ne nuk njihnim mësues as student shqiptar, pos Shaban Fetajt që ishte imigruar si ne dhe kishte punuar si minator. Bashkëshortja gjermane e kishte udhëzuar të bënte gjimnaz nate që të mund të studionte. Ia kishte dalë dhe në atë kohë kur na duhej mësues, ai studionte mjekësinë në Universitet në Bochum. E patëm lut, por nuk ndihej kompetent. Pyesim priftit kroat pas meshe që e mbanim çdo të diell në kishë në Bochum. Ai e ka pyet Damir Petriqin, ish-udhëheqësin e Lidhjes së Studentëve në Universitet të Splitit, i cili ishte arratisur për shkak të “Pranverës Kroate 1971″ dhe tashmë ishte student në Bochum. Ishin ata dy kroatë që na njohen me Ibrahimin. Asnjëherë nuk na ka bë propagandë enveriste. Nëse enveristët janë si Ibrahimi, do të doja të jem edhe unë enverist…” [perifrazim].
Profesori Jaka ndihet i gozhduar për muri, siç më rrëfyen Haxhiu e Babci Markë pas u kthyen. Prandaj e ka tumir manifestimin.
“Philipshalle” (salla e qytetit Dyseldorf) kishte 7.400 ulëse për manifestime të tilla kulturore. Donte 24.000 DM për krejt “paketën”, edhe zërimin, ndriqimin, videotransmetimin. E kontraktuam, edhepse shuma ishte e madhe; fuqia e atëhershme blerëse e 24 mijë DM (12 mijë Euro) duhet të ketë qenë më e madhe se tani e 30 mijë Eurove. Besonim se do i mbulonim shpënzimet (edhe të mysafirëve që do vinin nga Kosova) me shitje të biletave.
Në mbrëmjen e manifestimit, i cili do mbahej të dielën, më 26 gusht 1990, mbajtëm takim për të diskutuar për finalizimin e përgatitjeve dhe për skenarin e manifestimit, tashmë edhe me këshilla nga mysafirët që ishin ardh nga Kosova. Fatkeqësisht në atë konsultë plasen akuzat e të sharat në mes të profesorëve Mark Krasniqi e Anton Çeta. Akuzat e ndërsjella ishin tepër agresive, deri edhe akuza: “UDBash!”. Duhet të kemi qenë rreth 25 bashkëveprimtarë të pranishëm. U tronditëm nga ajo e papritur, sidomos nga ato dy personalitete për të cilët në Kosovë ishte glorifikuar miti se ishin për t’u marrë shëmbull.
Të nesërmen, në prag të manifestimit arriti edhe Dom Lush Gjergji, Kryetari i Shoqatës “Nana Tereze” dhe mysafirë tjerë. [Më ka ardh keq që Dom Lush Gjergji ka kërkuar t’i paguhet biletë aeroplani, edhe pse në Dyseldorf e kanë sjell dhe kthye në Zvicër veprimtarët e Shoqatës “Nana Tereze” në Zvicës!!]
Manifestimi zgjati rreth katër orë. Kishim pauzë gjysmë ore në mes të pjesës së parë, ku u deklamuan fjalime nga mysafirët, dhe pjesës kulturore. SHKA “Bajram Curri” na kishte ardh falas nga Parshtina, meqë ishin për rrugë drejt Danimarke, ku i kishte ftuar Bashkëveprimtari tetovar Farati (ia harrova emrin për momentin). Ekipi i Telvizionit publik gjerman ZDF ishte i pranishëm pothuajse gjithë kohën. Kanë emetuar në mbrëmje reportazhë rreth 30 minuta.
Interesimi i bashkatdhetarëve ishte më i madh se sa kishim shpresuar. Ekipi që bënte videotransmetimin me monitor të mëdhenj, kur pa se salla me 7.400 karrike nuk po i zënte të interesuarit, vendosen një monitor edhe në oborr të hallës.
Fatmirësisht, manifestimi, më grandiozi deri atëherë në emigracion, u zhvillua pa asnjë incident, as të vockël. Kjo na bëri ta kapërdimë tronditjen që na patën shakaktuar Baca Anton Çeta dhe Baca Mark Krasniqi.
Nuk mbaj mend sa fitim doli nga manifestimi. Kryesia e Shqatës “Nënë Tereza” në Dyseldorf u “kusurit” me ata të Kryesisë qendrore në Kosovë, duke u nda të kënaqur dhe mirënjohës të dy kryesitë. Lodhjen na e patë zbut edhe reportazha shumë pozitiv që patë emetuar tv ZDF dhe jehona që u përhap në Emigracion për një manifestim aq grandioz – të cilin vërtet e meritonte e Madhja jonë: Gonxhe Bojaxhiu!
Falënderime edhe për ndonjë keqkuptim për këtë mënyrë kujtimi!
(ibrahim kelmendi)