Lëvizja\UÇK

Ibrahim Kelmendi: 40 – vjetori i themelimit të LPK – së

40-VJETORI I THEMELIMIT TË LËVIZJES
Më 17 Janar 2022 është 40-Vjetori i themelimit të Lëvizjes!
Fatkeqësisht, si shumë ngjarje tona historike, edhe Lëvizjes i kontestohen protagonistët, data dhe vendi i themelimit, nga marionetat komplotiste dhe tifozët e tyre.
Prandaj e ndiej për obligim të informoj për zhvillimet, meqë kam pas fatin apo fatkeqësinë të jem protagonist dhe dëshmitar, sipas maksimës se At Zef Pllumbit: “rrno me tregue”.
Parazhvillimet
Rrebelimi studentor dhe popullor i marsit dhe prillit 1981 në Kosovë na motivoi që ta bashkojmë veprimtarinë në Emigracion për ta përkrah kërkesën Kosova-Republikë. Në ndërkohë, në Emigracion ishin afirmuar edhe organizatat Fronti i Kuq Poopullor (FKP), Oraganizata e Marksistë-Leninistëve të Kosovës (OMLK) dhe Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ). Para tyre në Emigracion ekzistonin shumë organizata e parti politike, të formuara vite më herët, kryesisht nga emigracioni politik i Shqipërisë londineze. Ato e kishin përcaktim kryesor çlirimin e Shqipërisë nga “dikatura komuniste”, dhe nuk brengosëshin e nuk merreshin konkretisht me çlirimin e territoreve të pushtuara shqiptare. Bile, pothuajse të orkestruara, ato i akuzonin rrebeluesit si “kuqaloshët enveristë, të cilët nuk ishin të vetëdijshëm se më të lirë janë në Jugosllavi, se të ishin në Shqipëri”. Ndoshta për shkak të atyre përcaktimeve ato organizata e parti, të vetëquajtura nacionaliste, nuk paten kontakt dhe bashkëveprimtari me emigrantët ekonomikë shqiptarë nga Jugosllavija.
Nga ky informim telegrafik del se pothuajse vetëm këto tre organizata u angazhuan për të përkrahë kërkesën Kosova-Republikë, ndërsa vetëm ca krerë të emigracionit politik “djathtistë” simulonin ndonjë përkrahje sporadike…
Konkretisht, për bashkimin e veprimtarisë u morëm vesh mes nesh, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe unë, në javën e parë të prillit 1981 (më 5 prill 1981), sepse ne ishim afirmuar si udhëheqës të organizatave, emrat e të cilave i konkretizova. Nga prilli deri në qershor 1981, në secilën të shtunë kemi organizuar tubime dhe demonstrata në metropole të Europës Perëndimore; demonstrata e parë u bë në Bern, e fundit, para fillimit të sezonit të pushimeve, u bë në Bruksel.
Gjatë korrikut 1981 u angazhuam në takime për mundësi të bashkimit në një organizatë. Në bisedime patëm për bazë “tezat e frontit popullor për republikën e Kosovës”, që i kishte hartuar udhëheja e OMLK-së. Gjatë 5-6 takimeve, të mbajtura pothuajse në çdo fundjavë, u miratua platforma për organizatë të përbashkët. Në ndërkohë, Sabri Novosella, të cilin Jusufi e çmonte udhëheqës të LNÇKVSHJ-së, i ishte paraqit Jusufit në mes të prillit 1981, pas ndërprerjes se kontakteve që kishin pas, nga dhjetori 1979 deri atëherë. Kjo bëri që Jusufi të kërkonte që takimi ceremonial për të komunikuar bashkimin, duhej të ndodhte në Turqi, për hir të “patriotit veteran” Sabri Novosella; atje ishte refugjatë Sabriu, nga shkurti 1980. Sabriu ishte “arratisur” në Shqipëri, në dhjetor 1979, deri në shkurt 1980 ka qëndruar në Shqipëri. Sigurimi e ka nxjerr ilegalisht në Turqi…
Në fillim të tetorit 1981 në Turqi shkojnë Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, nga se Jusufit ende nuk i ishte njohur azili në Gjermani, prandaj nuk kishte pasaportë për dalje nga Gjermania. Fakeqësisht Kadriu dhe Sabriu në vend që ta bënin publike në mënyrë ceromiale bashkimin, janë grind mes tyre. Nëse kishte ndonjë rrol aktiv në grindjen mes tyre Bujar (Kadri) Hoxha, konsull i Shqipërisë në Turqi, ende jemi në fazë të spekulimeve. Sabri Novosella, pas “kthesës” ideopolitike në Shqipëri, në vitin 1991, e ka akuzuar konsullin Bujar Hoxha për fajtor. Shënime nga Kadriu dhe Bardhi nuk kemi. Mbetet të shihen edhe raportimet që duhet t’i ketë bërë konsulli Bujar.
Themelimi i Lëvizjes
Pas takimit të dështuar në Turqi, i ndodhur në fillim të teorit 1981, pasoi ndërprerja e bashkëveprimtarisë, që u shoqërua edhe me fajësime të ndërsjella (kryesish nga Jusufi ndaj Kadriut). Kjo zgjati deri në janar 1982, kur sërish u sqaruan keqkuptimet e mosmarrëveshjet. Prandaj me 17 Janar 1982, në shtëpinë ku banonin Gëvallët me qera, në Untergruppenbach (rrethi Heilbronn, Gjermani), bëmë bashkimin e organizatave në Lëvizjen për Republikë të Kosovës.
Rreth orës 15 të asaj të dielle historike, që u gjakos me martirizimin e bashkëthemluesve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, udhëtova bashkë me Bashkëveprimtarin Sylë Nuha, sepse në Klubin Shqiptar në Dyseldorf kishim paralajmëruar shfaqje të një filmi shqiptar. Videokasetat me filma në ndërkohë i kishin ardhur nga Tirana Jusufit, dhe njërën nga ato duhej ta dërgonim atë pasdite, që të shfaqej në Klub. Të Gërvallët lam Kadriun, i cili mbet të përpilonin bashkë me Jusufin njoftimin publik dhe të modifikonin edhe një herë platformën programore të Oraganizatës që themeluam. Fatkeqësisht, rreth orës 22:15, kur Jusufi, kadriu dhe Bardhi dalin nga shtpia, për të shkuar në një kabinë telefonike në qendër të ati fshati, bien në pusi vrastare. Nga plumbat e dy vrasësve (sipas dëshmitareve okularë gjermanë) në vend vdesin Kadriu e Bardhi, ndërsa Jusufi pas disa orëve në spital në Heilbronn.
Sapo ka arritur policia ka bërë bastisjen e të gjitha materialeve që Jusufi i ka ruajt në dhomën e tij të punës. Logjike është të ketë bastis edhe shkresat që kishin të bënin me themelim të Lëvizjes, të cilat Jusufi e Kadriu i kanë pas mbi tavolinën e punës. Fatkqësisht ato dokumente nuk janë publikuar. Komplotistët dhe viktimat e tyre kan shpif e vazhdojnë të shpifin se ato dokumente nuk kanë ekzistuar…
Komploti
Më 17 shkurt 1982, siç është bërë publike, po në Turqi janë takuar Sabri Novosllella dhe Abdullah Prapashtica. Ata kanë njoftuar se kanë formuar Lëvizjen për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ). Por pas pak javësh kanë filluar grindjen mes tyre Sabriu dhe Abdullahu, meqë Sabriu thoshte se janë bashkuar në Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ), ndërsa Abdullahu thoshte se kanë formuar Lëvizjen për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ), me pararojë Partinë Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi (PKMLSHJ), të cilën e kishte “themeluar” dhe e kryesonte Abdullahu…
Pasojat e komplotit të 17 shkurtit 1982 ia dolëm t’i sanojmë përfundimisht, në vitin 1987, kur Lëvizja mbajti Kuvenin e parë (Mbledhjen e Parë të përgjithshëm), i cili Kuven përvetësoi për platformë programore atë që kishim miratuar Jusufi, Kadriu, unë, më 17 Janar 1982.
Fakteqësish ende ekzistojnë dyzime, cila nga këto dy data është Datë e themelimit. Marionetat komplotiste të shërbimeve jugosllave dhe viktimat e tifozët e tyre, po këmbëngulin e preferojnë Lëvizjen (LRSSHJ) që e kanë improvizuar shërbimet jugosllave, më 17 shkurt 1982, ndërsa ne bashkëveprimtarët e Jusufit dhe Kadriut kemi vazhduar veprimtarinë në kuadër të Lëvizjes që kemi themeluar më 17 Janar 1982!