11 janari 1946!
– Dita e Republikës së Shqipërisë!
Nesër, më 11 janar të vitit 1946, Shqipëria u shpall Republikë Popullore!
Që prej 30 vitesh, regjimi borgjez është kundër 11 Janarit, sepse është vendosur e shpallur nga komunistët me Enver Hoxhën në krye.
Pavarësisht regjimit borgjez, 11 Janari 1946 është ditë e shënuar feste e popullit shqiptar.
Në vitet e LANÇ-it, Shqipëria ka qenë formalisht “Monarki”, ndaj, siç i kishte premtuar popullit, Enver Hoxha e zgjidhi formën e regjimit të vendit, pas çlirimit të tij, duke organizuar dhe mbajtur zgjedhjet e përgjithshme të 2 dhjetorit 1945, të cilat qenë të lira, të barabarta, të ndershme, të drejtëpërdrejta. Prej tyre doli Asamblea Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u kthye në Kuvendi Popullor i Shqipërisë, i cili, duke shprehur vullnetin e popullit shqiptar, e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore.
Të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësuesit e fuqive të mëdha aleate : Anglisë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik!
Më 11 janar 2022, Shqipëria bëhet 76 vjet Republikë. Me emrin Republika Popullore e Shqipërisë, Shqipëria është pranuar në OKB, është njohur në organizata e organizma të ndryshëm botërorë dhe ka mbajtur me këtë emër e në vazhdim (pas 1976-ës) me emrin Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë lidhje diplomatike, ekonomike e edhe kulturore me mbi 100 vende të botës socialiste e borgjeze!
Rroftë Republika!
Më 10 janar 2022
add a comment