Lëvizja\UÇK

Emrush Xhemajli: Fjala e mbajtur në ditën e përurimit të fotove (banerit) të Themeluesve dhe Heronjve të LPK – së: Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit

SIMBOLI I BASHKIMIT – JUSUFI KADRIU E BARDHOSHI – NE KRYEQYTETIN E REPUBLIKES SE KOSOVES

Përshëndetje të gjithëve, Të nderuar pjesëmarrës, Të dashur shokë e shoqe, zonja e zotërinjë,

Sot, me organizimin e Shoqërisë “Lëvizja”, jemi tubuar së bashku për të përuruar banerin me figuart e heronjëve të kombit Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla me rastin e shënimit të vitit jubilar të 40 vjetorit të bashkimit të organizatave atdhetare në Lëvizjen Popullore të Kosovës.

Vrasja nga Jugosllavia e heronjëve, Jusufit Kadriut e Bardhoshit, para deyzet viteve u bë për të vrarë vullnetin dhe qëllimin e shqiptareve për clirimin e bashkim kombëtar.

E populli e kuptoi mirë qëllimin e okupatorëve. Andaj atdhetarët shqiptarë, ane mbanë rruzullit tokësor u bashkuan në luftën për jetë a vdekje kundër një okupatori shumëfish më të fuqishëm. Jusufi, Kdriu dhe Bardhoshi në këtë luftë, edhe atëherë kur ishim krejt vetëm, edhe kur ishim me pak miq e pak përkrahje, na jepnin forcë për të vaznduar luftën. Ata u bënë emblem dhe simbol I bashkimit politik, organizativ, dhe referencë e mendimit dhe veprimit clirimtar. Vendi ku ata pushuan në varrezat e Shtuttgarit, për 20 vite me radhë, u bë pika e takimit e bashkimit të shqiptarëve. Edhe më të largëtit në dallime politike, para heronjëve, para këtij simboli të shenjtë, ishin bashkë.

Tri vjet pas clirimit të vendit, para 20 vjetëve, në vitin 2002,  eshtrat e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit u kthyen dhe prehen në tokën për të cilin ranë. 20 vite të tjera nga atëherë dhe dyzet vjet pas rënjes së tyre, ja, sot, në qendër të Kryeqytetit, ata qëndrojnë bashkë me mesazhin e përhershëm të lirisë kombëtare të përparimit shoqëror, të atdhedashurisë, të  bashkimit e unitetit kombëtar. Ata bashkë ishin, bashkë janë e bashkë do të jenë, në mendjet e zemrat tona.  Ata sot e mbas sotit e përgjithmonë do të jenë bashkë edhe vizuelisht në kryeqytetin e shtetit tonë, Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, në emër të shoqërisë Lëvizja u shprehim mirtënjohje instituiconeve që bënë detyrën dhe mundësuan vendosjen e këtij baneri. Logjikisht ky duhet të jetë fillimi. Është nder për kombin tonë dhe detyrë institucionale që  Jusufi, Kadriu e Bardhoshi  të kenë përmendoren e tyre të përbashkët në një nga sheshet e  Kryeqytetit të Kosovës shqiptare.

Lavdi e përjetshme Jusufit, Kadriut e Bardhoshit!

Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!

Të gjithëve Urime Dita e Pavarësisë së Shqipërisë natyrore dhe të gjitha festat e datat historike të Nëntorit!

Prishtinë, më 28 Nëntor 2022