Qeveria Kurti 2 në raport me partnerët tanë strategjik, para së gjithash me SHBA-të dhe Gjermanin, do ta bëjë të qartë se interesat tona shtetërore e kombëtare janë të ndërvarura me thellimin e këtij partneriteti mbi parime të veçata, disi ngjashëm me modelin e Izraelit me SHBA-të përgjatë gjithë egzistencës së tij.
Prishtin, 13 shkurt – Në studiot e TV – ve në Kosovë, që sipas gjasave fnancohen nga paraja e pistë, edhe gjatë fushatës u tentua të keqpërdoret e ashtuquajtura marrëveshje e 4 shtatorit e vitit 2020!
Janë po ata gazetarë e opinionsistë që patën vajtur tok me ekipin e ish kryeministrit jolegal A.Hoti në Uashington, për ta trumpetuar atë të ashtuquajtur marrëveshje si suksesin më të madhë të saj!
Se ç’përbënin ato gjashtëmbëdhjetë pika të asaj marëveshje tashmë dihet.
Për Kosovën njohja që pasoi nga Izraeli gjithësesi u mirëprit dhe u përshëndet nga të gjithë, pa përjashtim, ndërkaq çështjet tjera mbetet të trajtohen një nga një tok me administratn e re të z J.Biden.
le të kujtojmë një fakt domethënës e të veçantë: në prag të asaj marrëveshjeje Biden-i pati deklaruar se Republika e Kosovës është shtet i pavarur, ai kërkoi hapur që në dialogun Kosovë-Serbi të ketë trajtim të barabartë të palëve dhe bashkëpunim me BE-në për gjetjen e një zgjidhjeje që respekton integritetin territorial dhe çon në njohjen e Kosovës nga Serbia.
Ndërkaq po ky pozicion, madje edhe më i qartë e krejtësisht parimor, pasqyrohet edhe në letrën e fundit të z. J.Biden-it drejtuar Vuçiçit.
Në letrën e tij Kryetari Biden, drejtuar Aleksandër Vuçiçit, me rastin e festës shtetërore të Serbisë, i parashtrohet qartë kërkesa e tij për njohjen e Kosovës. Në këtë letër është e qartë se z.Biden bën shkëputjen e qartë nga politika dhe pozicioni i administratës së z.Tramp.
Pas 14 shkurtit, qeveria Kurti 2 pritet të aplikojë strategji të re – unifikuese në dialogun Kosovë-Serbi, që do të bazohej në mëyrë eksplicite tek interesat nacionale dhe srtategjike, që ruajnë pozicionimin e ri të dy republikave tona në raportet transatlantike, por edhe me Brukselin.
Qeveria Kurti 2, që do të jetë produkt i zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, në raport me partnerët tanë strategjik, para së gjithash me SHBA-të dhe Gjermanin, do ta bëjë të qartë se interesat shtetërore e kombëtare të Kosovës dhe kombit në tërësi, janë të ndërvarura me thellimin e këtij partneriteti mbi parime të veçata, disi ngjashëm me modelin e Izraelit me SHBA-të përgjatë gjithë egzistencës së tij.