Vërej në rrjete se kundërshtarëve të Kryeministrit Kurti thuajse u bëhet zemra mal nga vështirësitë me çështjen e Asociacionit. Disave nuk do u prishej qejfi nëse ai do të detyrohej të nënshkruante diçka edhe më të dëmshme se paraardhësit, duke u nisur nën prizmin e politikës dhe interesave ditore. Për çështjet madhore, që rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe funskionalitetin e shtetit, administratës dhe shoqërisë në tërësi, ne duhet të jemi grusht për t’u bërë presion liderëve të respektohet vullneti i Kombit dhe e drejta jetike dhe e pacenueshme e secilit qytetar për të pasur një Shtet unitar dhe funksional; por njëkohësisht të bëhemi grusht pas liderëve politikë qē të qëndrojnë në udhën e trasuar nga populli. Neve jemi popull sovran i dalur nga një luftë nacionalçlirimtare, kemi të drejtën e shenjtë për të jetuar të lirë, të papenguar, të pa trazuar, të pa bllokuar në vendin tonë dhe ta mbrojmë këtë të drejtë me të gjitha mjetet e nevojshme. Prandaj, jemi një për të përkrahur Kryeministrin, nëse qëndron drejt në këbët e tija për çështjet jetike të Kombit Shqiptar dhe natyrisht do të jemi kudo ta ketë nevoja për të kundërshtuar çdo devijim dhe rrezikim të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve tanë. Urojmë që edhe liderët e partive tona t’i lëjnë politikat ditore për t’u bashkuar rreth çështjeve dhe vizioneve madhore që shkojnë përtej edhe aspiratave tona momentale si popull; mbase këto çështje i përkasin Shqiptarëve që ishin, Shqiptarëve që janë dhe atyre që do vijnë. Këto çështje i përkasin një Kombi e jo ca palë zgjedhjeve apo gjeneratave që jetojnë e votojnë aktualisht. Atdheu mbi të gjitha!
add a comment