Histori

Akademik Hakif Bajrami: Dy shehkuj të gjenocidit serb për ta shfarosur kombin shqiptar 1807 – 1999

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

DY SHEKUJ TË GJENOCIDID SERB PËR TA SHFAROSUR KOMBIN SHQIPTAR 1807-1999

Nuk ka shtet dhe as politikë evropiane që do t`i ketë shkruar 35 programe për ta shfarosë një popull fqinjë, siç kanë vepruar serbët ndaj shqiptarëve. Në lidhje me këtë akuzë shkencore shumë të rëndë, duhet të sjellim argumente. E ato në kontinuitet janë: Më 1807 i ashtuquajturi “Pravitelstvushqi Sovjet” i Serbisë, aprovoi programin: “Shfarosja e Hebrejëve dhe Aranutëve”. Kjo nismë u realizua së pari nepër qytete, e pastaj vala e shfarosjes i përfshiu katundet, ku organizimin kryesor e kishte kisha dhe individët, në cilsinë e kriminelëve. Detyra e tyre e parë dhe e vetme deri më 1836, kur Vuk Karaxhiçi sajoi programin: “ gjithë serbët kudo”, ku çdo pandur apo serbian i njohur e kishte “lejën” që ta vrasi femrën shqiptare me fëmi në krahror, duke shkuar në arë, ose në shtëpinë e prindëve për vizitë. Në lidhje me këtë Ilia Grashanin, NAÇERTANIA 1844, i ka sjellë aso mizorishë Ballkanit, sikurse “Majn Kampfi” i Adollf Hitlerit Evropës. (Lexo: AS. Koleksioni i Prota Mateja Nenadoviq, Depertimi i Srbisë në det 1876….).

Lidhur me këtë politikë shfarosëse, më 1868 lindi si ide që çështja shqiptare të studiohet në tri varianta: Të studiohet mundësia për t` i konvertuar në ortodoksë, e pastaj për t` i serbizuar” (Shiqo: Panta Sreçkoviq, Drejtues i Katedrës Historisë gjatë shekullit XIX në Beograd), ku thot se serbëve u nevojitet një histori e shkruar sipas fabulave dhe dëshirës së tyre. Çdo ngjerje historike që ka ndodhë në Ballkan, duhet për t`ia mveshë ideologjinë dhe ngjyrën politike serbe, në mënyrë që Serbinë ta vejmë në qendër të vëmendjes evropiane”. Për këtë qëllim P. M. Nenadoviq do të shkruaj një studim me emrin “ALBANIJA 1868”, kohë kjo kur lindi ideja nga Mitaht Pasha se: “Duhet krijohet një Vilajet shqiptar”, në mbështetje të “Ligjit osman mbi Vilajetet” nga viti 1864. Por sulltani posa e kuptoi këtë ide të Mitah Pashës dhe Ismail Qemalit, çdo mendim në këtë drejtim do ta ndalojë, duke e kërcnuar me VARJE ndaj atij që e kultivon. Megjithëkëtë, kur Mit-hat Pasha erdhi në pozitën e Guvernatorit (Valiut) të Vilajetit Danubit, me qendër në Nish, ai për sekretar e mori Ismail Qemailin (1876), i cili kishte një pervojë administrative dhe diplomatike shumë të begatshme. Duke e kuptuar këtë rreshtim të Mit-hat Pashës ( që ishte me origjinë shqiptare), e që mori pozitën e Sadriazemit në Stamboll (1876), madje edhe të Ismail Qemalit dhe familjes tij, Abdylhamidi e STOPOI çdo ide për një Vilajet Shqiptar, duke e internuar Mit-Hat pashën dhe duke e likuduar diku në Anadoll, pa gjurmë.

Më 15 janar 1877, Austro-Hungraia dhe Rusia do të lidhin Marrëveshje SEKRETE në Budapeshtë, që në Ballkan t`i ndajnë sferat e interesit nacioanl dhe shtetëror. Aty, Rusia u rreshtua që ta ndihmojë luftën e Popullit Bullgar për pavarësi. Rusia për këtë qëllim publik, synonte t`i afrohet Stambollit, menjëherë i shpalli luftë PORTËS më 23 mars 1877. Lufta do të jetë shumë e veshtirë dhe do të zgjatë tërë vitin. Më në fund arma ruse do të ngadhnjej mbi atë osmane. Kjo luftë ishte shumë e përgjakëshme dhe tragjike sidomos për shqiptarët. E vërteta, me dhjeta mija shqiptarë që luftuan në Pleme të Vogël, në anën e ushtrisë Osmane, mbaroi me pasoja tragjike,  sepse, sidomos Vilajeti i Kosovës mbeti pa djalëri, pa forca që do të regrutoeshin dhe do ta mbronin çdo trevë shqiptare, që pritej se do të sulmohet nga Austro Hungaria dhe sateliti i saj, Prncipata serbe. Në luftën ruso-osmane, një pjesë e shqiptarëve humbi jetën, por pjesa më e madhe u zu rob dhe deri më 1882, Rusia atë masë shqiptare e përdori për hapje të rrugëve dhe kanaleve nepër vende të izoluara, siç ishte treva e Krimes. Lufta në mes Osmanlisë dhe Rusisë mabroi me një Kuvend Paqe, që u quajt “Paqa e Shën Strefanit”, më 3 mars 1878, duke krijuar Bullgarinë e Madhe.

Në anën tjetër, Principata e Serbisë e nxitur nga Wjena, ashtu si kishte marrëveshje sekrete me Rusinë, më 15 janar 1877 në Budapesht, kishte marrë obligim që ta ndihmojë. Në bazë të këtyre pazareve politike, Princi Millan Obrenoviq, do t` i shpallë LUFTË Portës më 1 dhejtor 1877. Në lidhje me këtë shpallje, duhet theksuar se 614 oficerë të lartë autriakë dhe evropianë, me 28 TOPA të kalibrit të lartë që shkaktonin shkatrrime të mëdha deri atëherë të papara, për 28 ditë (1 -28 dhjetor 1877). Kështu do të kthejnë Sanxhakun e Nishit me 714 katunde dhe 6 qytete, në germadha, duke e shfarosë tërë POPULLSINË autoktone shqiptare, që arrinte në 74%. Lidhur me këtë, për atë targjedi njerëzore në pikë të dimrit, flasin argumentet e ditarëve të oficerëve evropian, të oficerëve serb. Në ata ditarë argumentohet se në katundet shqiptare (714 katunde) nuk mbeti asnjë njeri i gjallë. Për këtë gjenocid shkruan Jovan Haxhivasileviq, në librin “Albanksa liga”, Beograd 1909. Aty ndër të tejra thuhet tekstualisht: “Motivi kryesor që qeveria serbe i shpërnguli nga Sanxhaku i Nishit ku popullsia ishte 74% shqiptare ishte:-1. Që të krijohet një Serbi e pastër shtetërore; 2. Që në Kongresin e Berlinit t` i kthehen Serbisë ato vise ku shqiptarët jetojnë; 3. Që në të ardhmën aksionet e Serbisë të rreshtohen kah Jugu në tërë Vilajetin e Kosovës. E vërteta në këtë programim imperialist, në qarçet ushtarke ka pasë reagime, “se Serbisë nuk i duhet një Kavkaz, në asnjë variantë nuk i duhet asnjë pllambë toke e huej”; 4. Por viset e kazave të Nishit, Prekupës, Kushumlisë, Leskofcit dhe Vrajës, ku popullsia autoktone, me shumicë apsolute shqiptare, për 28 ditë mbetën të SHKRETA. Me rastin e hyrjës së ushtrissë serbe në viset shqiptare, oficerët nuk ua dinin as emrat katundeve, sepse nuk kishte njeri për t` ua treguar. Por as administratorët që u instaluan në ato vise, për një kohë të gjatë nuk ua dinin emrat katundeve, sepse për ato treva të izoluara nuk e kishin asnjë informatë”. (shiqo: AS. Koleksioni i Millutin Garashaninit; Shenime dhe kujtime të Dr Vlladan Gjorgjeviqit). Ndërsa “pjesa që mbeti gjallë e atyre Arnautëve u vendos nepër KOLIBA dhe shtalla të vendasëve të pjesës tjetër të Vilajetit Kosovës, që edhe ashtu ishin të varfur, mendo në pikë të dimirit  nga 1 deri më 31 dhejtor 1877 dhe 1 janar-15 qershor 1878, kur pasoi nidhma e parë për muahxherë nga Porta dhe Vakufet e Vilajetit Kosovës.(Arkivi i Stambollit, Dok. i fotokopjuar nga Prof Dr Skender Rizaj).

Lidhur me atë që u tha më lartë, në bazë të dokuemnteve të kohës, mësojmë se Ushtria serbe në luftën 28 ditëshe (sepse Ushtria Osmane ishte shkallmuar në luftë me Rusinë gjatë tërë vitit 1877) i pati okupuar edhe viset e Sanxhakun Prishtinës dhe Sanxhakut Gjilanit. E duhet potencuar se Shatbi i Ushtrisë Serbe u instalua në Graçanicë, afër Prishtinës, deri në qershor 1879, kur mbaroi caktimi i vijes kufitare në mes Principatës Serbisë dhe Petandorisë Osamen.  Në atë përcaktim të kufirit (shqiptaro- serb) nga përfaqsuesit e gjashtë Fuqive evropiane (francezi, rusi, austriaku, anglezi, gjermani dhe italiani) ka pasë raste kur ara e bukës e shqiptarit, Komisoni i kufirit me qellim ia ka lërë shqiptarit andej kufirit. Madje, kopshtin me pemëia kanë lërë andej kufirit; odën e burrave e kanë ndarë në mes të oborrit dhe ka mbetë andej kufirit. Pra, realiteti ishte ky: në mes të oborrit, Komisioni i Kufirit, me harta dhe instruktor serbian, me qellim ia ka vizatuar kufirin shqioptarit në oborr, vetëm që duhet të ndihet i pasigurt. Në këtë mizori politiko-ushtarake, ka pasë lutje dhe përulje nga ana e kryrefamiliarëve shqiptarë drejtura diplomatëve mizor evropian: “Mos mi leni fëmijët pa pemë, se kopshti po mbetet andej dhe ushtrai serb do të m` i vrasi para syve nëse shkojnë me i marrë pemët e veta, bagëtinë e vet”. Por kot, aty ishte francezi dhe rusi së bashku me asutriakun, që provonin që shqiptarët të mbesin sa më të pasigurtë në trojet e veta sepse konsideroheshin si një virus infektues sepse ishin të rreligjionit islam. E dokumentet angleze dhe ato turke argumentojnë për këto mizori se në dhejtor 1877 është fjala për një  shpërngulje biblike, për 350 000 banorë arnautë, që vatrat e veta u detyruan t` i lëshojnë, sepse nuk mundën t` u përballojnë bombardimeve sistematike të katundve dhe qyteteve.

E pas largimit të  shqiptarëve Serbia me sugjerim të Wjenës: “do të fillojë kolonizimin e Sanxhakut Nishit me të krishterë”. Kështu, së pari u kolonizua Toplica, e pastaj e  viseve tjera. Në lidhje me këtë gjatë shekullit XIX Perandoria Osmane dihej se do të shkatrrohet. Kjo për faktin se prezenca e saj në Evropë për gjashtë Fuqitë e Mëdha të kohës: Anglia, Franca, Rusia; Gjermania, Austro Hungaria dhe Italia, “ishte një smundje brejtëse”. Në këto rrethana, Lufta e Krimesë (1853) i kishte shpalos tri probleme për Ballkanin në përgjithësi dhe për shqiptarë në veçanti. Kështu Sulltani (Halifi), Pallati Mbretëror (Mabini), Veziri i Madh (Sadriazami-si institucion drejtues: irade-i- serije), Këshilli i Ministrave (Mexhlisi-i-Vukela),Këshilli Shtetëror (Shurai Devlet), do të përkujdesën që në institucionin Vilajet (Krahinë ku sundonte Vaia), Sanxhak ( Qarku- drejtues Myteserifi), Kazaja (Rrethi, drejtues Kajmekami), Nahija ( Komuna- drejtues Mydyri) dhe katundi –drejtues Muhtari), të kanë një ligj institucional që u quajtë: Ligji mbi Vilajetet 1864. Ky Ligj administrativo terrotorial, e nxiti ideologun e ri Mitahat Pashën që ishte një kohë Drejtues i Vilajetit Danubit me seli në Nish, e pastaj mori detyrën e Sadriazamit, më 1876 ta shpallë Kushtetutën Osmane dhe me këtë u mendua se filluan reformat në Perandori. Meqë ky personalkitet (Mitaht Pasha) e kishte pranë, në Nish Ismail Qemalin, prej tij mësoi një kulturë evropiane me një anë e në anën tjetër nxiti ndienja shqiptarie, sepse që të dy kishin origjinë shqiptare. E duke vrejtur hafijet e Halifit se ky burr shteti me dituri shumë të lartë, ka ndinja arbnore-shqiptarie, Iganitievi -Ambasador i Rusisë në Stamboll me Nënën e Sulltan Abdylhamidit, e likuiduan Mit-hat Pashën, pa gjurmë e pa nishan, si thot populli.

Në rrethanat që Serbia e humbi luftën me Portën (1876), në rrethanat që Tatarët dhe Çerkezët po krijonin probleme nepër Vilajetin e Danubit dhe Kosovës (1860-1865); me që më 1868 ishte përhapë idea se duhet themeluar një VILAJET SHQIPTAR (Mit-hat Pasha), më 1879 Sulltani me kërkesë të Iganitievit do ta stopojë këtë ide të Vilajetit shqiptar në Rumeli. Në lidhje me këtë, Kryengritja antiosmane në Bosnje Hercegovinë (1875), do të lëvizë popullsinë serbe që në bazë të “Ligjit për kolonizim të serbëbe nga Bosnja” të sjellë kolonistë nepër Serbi (Shumadi), krejtë me qellim që të krijohet një shtet arian, ashtu si propogandonin Wjena dhe Peterburgu në përgjithësi për Rumelinë krishtere e në veçanti: Dositej Obradoviqi dhe Vuk Karaxhiqi.

Si pasojë e spastrimit të shqiptarëve nga sanxhaku i Nishit 1877, ku “u krijuan skena të përgjashme që njeriu normal nuk deshiron për t` i parë; si pasojë që çështja e shqiptarëve në Mal të Zi ishte bërë temë tragjike, si paralajmërim se do të mbahet Kongresi i Berlinit (1878), Ymer Prizreni me ekipin  etij, duke e vrejtur pozitën e muhaxherëve shqiptar, do ta thras një Kuvend në Prizren më 10 qershor 1878. Aty do të vëndoset për fatin e shqiptarëve, duke dalë më vonë (1881) me një qeveri të përkohëshme, të cilën Dervish Pasha me ËRRFINË e tij të nxitur nga Ignaitievi dhe Nëna e Sulltanit, do t` i organizojnë 16000 porcese gjyqsore kundër shqiptarëve deri më 1886”, dëshmon një dokument austriak. (AW/1886/2-5). Në këtë kohë vdes Ymer Prizreni si azilant politik në Ulqin, që ishte okupuar nga Mali i Zi me ndihmën e Anglisë dhe Francës, drejtë për drejtë e nga Rusia terthorazi. Këto rrethana i krijuan Serbisë hapësirë të volitëshme që me Ligjin mbi kolonizimin e Toplicës (1880) të fillojë serbizimin e saj, duke siellë vit pas viti kolonistë malazezë. Faktet në vijim këtë e vërtetojnë.

Si e kolonizoi  me malazezë Serbia Sanxhakun e Nishit 18791897

Principata serbe, meqë nuk kishte popullsi serbe, provoi për ta sllavizuar Sanxhakun e Nishit me malazezë. Fushatën e serbizimit të Sanxhakut Nishit e filloi më 20 korrik 1879, duke i lëshuar Qeveria e Princ Nikollës 900 pashaporta familiare. Një vit më vonë (1880) Principata serbiane i kolonizoi në Jabllanicë 35 familje dhe në Prekupe 23 familje, të gjitha malazeze. Më 1881 do t` i kolonizojë 100 familje nga Mali i Zi. Kurse, më 1882 do t` i kolonizojë në Toplicë, në ish fshatratë shqiptare 308 familje. Më 1883/84 nuk do të ketë kolonizim, sepse Beogradi ishte me Wjenën, kurse Podgorica me Peterburgun, dhe nuk lejonin patronët e tyre që të bashkveprojnë në sllavizimin e viseve të okupuara.Në lidhje me këtë saje të iniciativës së Millutin Garashaninit, që kishte lidhje miqësore me zyrtarët bullgarë më 1885 (me viza bullgare), do të kolonizohen 20 familje malazeze në Toplicë. Në maj të vitit 1886, do të kolonizohen 26 familje lokalitetin në Dobriq,ndërsa 1 familje në Prekupe dhe 13 familje në Vrajë. Dokumentet theksojnë se u kolonizuan 40 familje me 141 antarë, të gjithë malazezë.

Më 1887 në Toplicë do të kolonizohen në saje të propogandës së Vlladan Gjorgjeviqit, 20 familje malazeze që kishin pranuar shtetësinë serbe. Në vitin 1888 në Toplicë kolonizohen 3 familje, në Jabllanicë kolonizohen 81 familje me 7 352 antarë, të gjithë malazezë. Kolonizimi i tyre ka rriedhë në katër grupe: E parë me 186 familje me 1393 antarë;  e dyta 229 familje me 1679 antarë;  e treta me 267 familje, me 1356 antarë, të gjithë malazezë.  Grupa e katërt e kolonizimit i kishte 320 familje me 2200 antarë që u instaluan në Jabllanicë. Grupa e pestë me 265 familje me 2000 antarë që u kolonizian në Jabllanicë dhe Leskofc. Këta kolonist i solli Jovan Ristiqi dhe partia e tij.

Më 1890 kolonizohen 52 familje me 274 antarë , plus 5 familje në Prekupe dhe 18 familje në Kosanicë, të gjithë malazezë. Më 1891/92 nuk ka kolonizim. Më 1895/96 Mali i Zi, thuhet në dokumente, se: nuk ka popull për kolonizim edhe pse kishte lutje nga ideologët parafashist serbian siç ishte Millutin Garashanin që shkroi elaborat për këtë qëllim duke planifikuar okupime tjera në favor të Serbisë. Elaborati i tij mban titullin: “Zgjërimi i Serbisë në Kosovë dhe Maqedoni”. Ai elaborta u përfundua si dokuemnt më 1886. Në saje të këtyre orientimeve okupuese më 1897 do të kolonizohen në Toplicë vetëm 2 familje. Kurse më 1898 kolonizimi pushon. (shiqo librin: Toplica,f. 88; MUD, Kolonizacija Crnogoraca u novim oblastima).

Tragjedia shqiptare nuk mund të kuptohet pa i lexuar librat dokuemntare të historianit turk, Bilall Shëmshirit, Rumaliden Gëçleri, I dhe II, Stamboll 1979, ku MËSOHET me dokuemnete se “nga Sanxhaku i Nishit më 1877 dhe 1878, u shpërngulën 350 000 banorë autokton arnautë”. Ndersa, Serbia që ishte okupatore, me veshtërsi i kolonizoi jo më shumë se 11 familje sllavë në ato vise që kishin mbetë të shkreta.

Programi serbian: Udhëzim për punë me shqiptarë 19031912

Në fillim të shekullit XX Gjeneral Shtabi i Serbisë do ta përpiloi programin: “Udhëzim për punë me shqiptarë”. Në këtë dokuemnet konfidencial thuhet se: “ Duhët për t` i ndihmuar Shqiptarët me armatim dhe para se të ngritën në kryengritje të shkapërderdhura (lokale) kundër osmanlisë, sasia e armatimit duhet të jet e kufizuar. Por, atë moment që e diktojmë se shqiptarët do të ngadhnjejnë mbi armën osmane, duhet t`ua ndalim furnizimin me armatim…”. Në “anën tjetër duhet për t` i akuzuar shqiptarët se po armatosen me armë dhe para, që po ua dhurojnë Austro-Hungaria dhe Italia. Në këtë mënyrë do ta ruajmë “miqësinë” me të dy palët: shqiptartë që po i armatosim dhe nxitim në kryengritëje, jo të përgjithëshme, jo që ta kanë një shtab dhe një komandë Qendrore, do të mednojnë se po i ndihmojmë miqësisht. E kur të shkallmohen të dy palët (shqiptarët dhe osmanët), në luftë ndërmejet veti, atëherë duhet me ndihmën e aleatëve t` i sulmojmë, së pari shqiptarët, e pastaj turkun deri në çlirimin e Konstandinopojës (Stambollit)”. Duke e analizuar tërë situatën se si kanë rriedhë ngjarjet, ky program është realizuar në tërësi.

Lidhur me Programin ushtrak, Nikolla Pashiqi në prag të kryengritjeve shqiptare (15 janar 1910), do të sajoi programin politiko-diplomatik: “Çka donë Serbija”. Ky program që posedohet, është i kopjuar nga Elaborati i Millutin Garashaninit nga viti 1886, me titull: “ Zgjërimi i Serbisë në Kosovë dhe Maqedoni”. Në lidhje me këtë, pas Kryengritjës shqiptare, së pari (mars –prill 1910 në Llap-Kulinë ku u shkrepën TRE gjyle topi, në drejtim të ushtrisë turke, afër Prishtinës), pastaj, nëj prill-maj 1910, në Carralevë dhe në fund në Grykën e Kaçanikut, kryengritja shqiptare mabroi. Shqiptarët u dërmuan në tërësi, sepse pasoi SHTETËRRETHIMI I Shefqet Turgut Pashës. Aksioni i tij përfundoi me varje publike të prijësve të kryengritjës në Llap si: Haxhi Sadria, Islam Bulliqi, Mehmet Qylahi e të tjerë. Prijsëve të  tjerë të kryengritjës lokale, pushteti turk iu dogji shtëpitë, deri në themel.

Në mars të vitin 1911 u ngritë në Kryengritje Dedë Gjo Luli. Në fillim ky patriot i kishte vetëm 5 kreshnikë. Më vonë këtyre iu bashkuan edhe 11 luftetarë. Kështu 18 kryengritës (në vijim numri i tyre do të rritet por…-HB), me ndihmën e armëve të sigurauara nga Mali i Zi, do të sulmohen garnizonet turke, me qellim që Vilajeti i Shkodrës të çlirohet. Me këtë vetëdie kryengritëse, kryengritëja do ta përfshijë tërë Malësin e Mbishkodrës. Kryengritëja edhe kur u masovizua, drejtohej nga Dedë Gjo Luli. Edhe kjo kryengritje do të shtypet nga zollumqarët turq sepse ishte e karakterit LOKAL, sikurse ajo në Llap në mars më 1910, ajo në Carralevë në prill, dhe, ajo në Kaçanik në maj 1910. Edhe kjo kryengritje e Malësisë Mbishkodrës, në saje të mungesës së armatimit, në momentet vendimtare, do të deshtojë. Dhe Shefqet Turgut Pasha, edhe në trevat e Malësisë, do të ushtrojë terror të paparë, mbi popullsinë civile shqiptare.

Orientimi kryengritës shqiptar vijon më 1912 me qellim të pavarësisë së trojeve shqiptare

Në fillim të vitit 1912 Isa Boletini do ta merr një letër nga Hasan Prishtina. Në të thuhej tekstualisht: Duhet të përgatitemi për ditën vendimtare. Gjama e pushkëve duhet të ndihet kur të bje dushku prej rremit”. Letra do të PLEQËROHET në Odën e Sylë Hys Popovës. Aty, krentarët do ta kuptojnë se “dushku në atë trevë bje prej rremit (ahi, bungu e çarri-lisa) në mars dhe prill. Kështu në mars të vitit 1912, prap  së pari, pas një përgatitje intenzive nga Isa BOLETINI etj. kryengritja shqiptare do të fillojë së pari në Llap,  duke e sulmuar garnizonin e ushtrisë turke në Merqez. Ky garnizon u dorëzua shumë shpejtë pa luftë. E vërteta, në Merçez (në bregoren lindore të Podujevës) kishte armatim të konsideruar. Nga ai armatim që u konfiskua, kryengritëja pastaj do ta përfshijë jo vetëm kreshnikërinë e Llapit, por edhe atë djalësinë trime dhe patriotë të Shalës Bajgorës dhe sidomos të Drenicës. Drejtimin e kryengritjës e kryente Isa BOLETINI me kreshnik nga të tri krahinat arbnore: Llapi, Shala e Bajgorës dhe Drenicës.

Në prill, maj-qershor 1912, kryengritëja shqiptare do të zgjërohet në anën e Dukagjinit, e drejtuar nga Bajram Curri, Bajram Daklani, Rizah Gjakova etj. me përqëndrim në Carralevë. Kryengritëja do të shpërthej e drejtuar në tërë pjesën Lindore të Vilajetit Kosovës, nga Idriz Seferi edhe në Rrafshin e Moravës me Karadak të Shkupit. Lidhur me këtë, të gjithë kryengritësit në saje të organizimit të Hasan Prishtinës, i cili më nuk ishte deputet i Turqisë (nga dhejtori 1911 Parlamenti i Turqisë ishte shpërndar), kryengritësit shqiptarë drejtohen për ta çliruar Shkupin. Më 16 gusht 1912, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Bajram Daklani, Idriz Seferi do ta ÇLIROJNË Shkupin, që ishte Kryeqytet i Vilajetit Kosovës. Këtu, sipas Shyqri Hoxhës (Vlla i Mulla Ahmet Shtimës), Hasan Prishtina dhe Bajram Curri donin ta shpallin pavarësinë e Vilajetit Kosovës, për t` i ftuar pastaj edhe katër vilajetet tjera: Shkodrën, Manstirin, Janinën dhe Selanikun, që t` u bashkohen. Por pas dhjetë ditë çlirimi, në Shkup, paprtimas do të arrijnë TRE përfaqsues ndërkombëtar: Një austriak; një rus dhe një farncez. Aty do të ftohet Hasan Prishtina dhe shtabi i tij, në bisedime në Saraj të Shkupit. Aty do të flasi, në emër të Fuqive Evropiane francezi, sepse Hasani dinte frengjisht. Francezi aty i klithi këto fjalë tragjikje për fatin e Shqipërisë: “Zotëri Hasan Prishtina, çfardo rezultati të ketë lufta juej, ne përfaqsuesit e Gjashtë Fuqive, kemi qëndrim unanim se NDRYSHIM të KUFIJËVE të Perandorisë Osamne, nuk do të PRANOJMË”. (Shqio: Kosta Jezdiq, Narod i drzhavnici, 1913, botuar në tri kopje, e panjohur për opinionin edhe në gjuhën që ishte shkruar). Kjo do të thot se Aleanca Ballkanike ishte duke u formësuar dhe pritej shpallja e luftës kundër Portës, e ku komdnat kryesore i kishin në disponim konfidencial mbi 614 oficerë të lartë evropian. Të gjithë këta kishin pozita instruktorësh në ushtrinë e Serbisë 315, në ushtrinë e Malit zi 15, në ushtrinë e Bullgarisë 280 dhe të tjerët (4) që ishin anglezë, i shërbenin grekut.

Pse në favor të fallangës Ballkanike u lejua ndryshimi i kufijëve të Turqisë

Si pasojë e atij ULTIMATUMI tragjik për shqiptarë, që lëshuan në Shkup më 26 gusht 1912: Francezi, Rusi dhe Austriaku, Hasan Prishtina u detyrua t` u drejtohet kryengritësve (kreshnikëve-ushtarëve) shqiptarë: “Ne detyrën tonë e kryem, e çliruam Kryeqytetin e Vilajeti Kosovës-Shkupin. Por, Evropa po na ngulë thikë pas shpine dhe duhet të shpërndahemi”. Pas këtyre fjalëve ultimative, Isa Boletini dhe Rizah Gjakova, do të mundohën me dinakëri që e posedonin, por jo pa dijen e Hasan Prishtinës, të japin kushtrim se: po marrshojmë drejtë Selanikut, duke e çliruar Vilajetin e Manastirit nga turku, por edhe Abdylhamidin nga burgu në Selanik”. E kjo dinakëri nuk pati sukese, sepse, pasoi ultimatumi i dytë i francezit: “Asnjë hap përtej  Shkupit nuk keni të drejtë të marrshoni”. Kishte ushtarë-kreshnikë, që qanin, do të shkruaj Bedri Pejani në “La Fedrations”, më 1927 nga Moska. E kreshnikët shqiptarë ku 94 përqindë ishin në OPINGA dhe me martina me nga tre plumba rezervë, mendonin se do ta shpalin PAVARËSINË e Shqipërisë. Se do ta shpallin PAVARËSINË e Shqipërisë, u kishte rrëfyer Hasan Prishtina Nexhip Dragës dhe Bedri Pejanit e këta Isa Boletinit dhe Bajram Currit. Ja pra edhe një njollë, pse Hasan Prishtina nuk pati fuqi ta shpallë PAVARËSINË e SHQIPËRISË NË SHKUP, u objektivizua. Në lidhje me këtë, duhet të lexohet libri i Kosta Jezdiqit ( profesor që i mësonte diplomatët serbian), “Populli dhe shtetasit” botuar në tri kopje. Kam pasë fatin ta lexoi, por nuk kisha leje ta fotokopjoi. Signaturën e di, por profesioni nuk më lejon që ta publikoi. Atë e kam të deponuar në një zarf, që pushon në një Arkivë kombëtar-hb).

Diplomacia evropiane ndaj shqiptarëve i kishte dy fytyra, ashtu si i ka edhe sot. Prandaj pason pyetja: më 26 gusht 1912, Diploamcia e Evropës nuk lejoi “ndryshim të kufijëve”-nuk e pranoi ÇLIRIMIN e Vialjetit Kosovës, e ku duhej të shpallej pavarësia e Shqipërisë. Ndërsa, në fillim të tetorit (8 tetor 1912 kur Mali i Zi i shpallë luftë Portës e pastaj Serbia, Bullgaria, Greqia) gjatë tetorit e nëntorit 1912, u lejuan që të pranohet NDRYSHIMI i kufijëve të Perandorisë Osmane, në favor të Fallangës Ortodokse ballkanike, duke e coptuar tokën shqiptare nga të gjitha anët, copa, copa.

Lufta e Parë Ballkanike që i ndryshoi kufijtë me forcën e armës ortodokse

Në këtë rrethanë Serbia në kufi me Portën i kishte përqëndruar TRI ARMATA: Aramta e PARË ishte përqëndruar në VRAJË. Komandohej nga mëkëmbësi Aleksandër Karagjorgjeviq. Nën komandën e tij ishin 126000 ushtarë;  Armata e DYTË ishte e përqëndruar me shtab në Qystendil. Komandohej nga Gjnerali Stepa Stepanoviq. Nën komandën e tij ishin 60 000 ushtarë;  Armata e TETË ishte e përqëndruar në sektorin e Kushumlisë. Komandohej nga Gjeneral Bozhidar Jankoviq. Nën koamndën e tij ishin 64000 ushtarë; Ushtria e Ibrit e kishte komandën në Rashkë. Komandohej nga Kolonel M. Angjellkoviq. Kjo ushtri i kishte 11800 ushtarë. Gjithësejt, Serbia në kufirin verior të Vilajetit Kosovës, me qëllim të okupimit i kishte venë në front 241800 ushtarë, të sistemuar në divizione dhe bragda speciale. Në këto njësi ishin inkuarduar edhe 610 oficerë të lartë evropian.

Nga të gjitha ngjarjet e kësaj kohe, duhet veçuar PROKLAMATËN që ua drejtoi shqiptarëve Gjeneral Bozhidar Jankoviq nga Perpellaci me titull: Tona fiseve n Shqipni or vllazni, ku ndër të tjera thuhet: ”Gjith kush din, qi, pa emën mallnis t zotit, jrgjo (kurgja-hb) n ftyr toks nuk muj boet.

Na me mer, e me ndihm allahut jemi nisun, e po vim me kuvet ton te ju. Po vim n lle tuej, e tonin qi na kan zapue osmanllit qe, pesqin e permbi vjet, ama spo vim zullum me ju bo, por po vim zullumin me ju ijek……”   ( Shiqo: H. Bajrami, Si e okupoi Serbia Kosovën, Libri i parë, Prishtinë 2003. f. 37). Çka ndodhi. Akti i parë i Gjemeral Bozhidar Jankut ishte: Gjuetëja e XHAMISË Dumnicës nga Perpellaci me top, me që rast ia rrxoi minarën. Ndersa natën i futi kuajtë si në një shtallë ne të. E ku i brsohet zyrtarit serbian atëherë?

Shqiptarët në provimin e shekullit

Në lidhje me këtë, Shpallja e Pavarësisë Shqipërisë më 28 XI 1912 në Vlorë, ishte një akt historik, që i atribuohet heroit të shekullit, babait të shtetit shqiptar Ismail Qemalit,  dhe ndihmësve të tij. Në lidhje me këtë prezantojmë edhe një dinakëri serbiane se, pas mabrimit të Luftës Ballkanike, më 17 dhejtor 1912 do të filloi Konferenca e Paqës në Londër, për ta vulosë fitoren e Aleancës Ballkanike ndaj Portës. Të nesermën, më 18 dhjetor 1912, nga Londra, Nikolla Pashiqi do të dërgoi kopjen e telegrameve se çka duhet t` i shkruajnë oficerët serbian nga: Peja, Gjakova, Prizreni dhe Dibra. Në shkresën zyrtare urdhërhen oficerët të dërgojnë telegrame ku thuhet: “Ne, popullsia e Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe Dibrës, jemi me orgjinë serbe. Në familje flasim serbisht. Vetën e ndiejmë serbian. Prandaj, duam të na leni nën Serbinë, e jo me Qeverinë e Vlorës (Shqipërinë Bregdetare). E kjo për faktin se një pjesë e vegjëlisë nuk din serbisht, por e kupton serbishtën, sepse e ka gjuhë të orgjinës”. E vërteta, Qeveria e Ismail Qemalit, do t` i dërgoi TRE diplomatë në Londër më 1913. Ata: Rasih Dino, Filip Noga dhe Mehmet Konica do të prezantojnë Memorandumin e Qeverisë Konferencës Londrës më 2 janar 1913. Por, ai Memorandum ishte aq jo bindës, sa që anglezi (një nëpunës i lartë) do të i lutë diplomatët shqiptarë që të plasojnë argumente shtesë. Argumnetet e dorëzuan më 25 janar 1913, ku me argumente thuhet se tërë Vilajeti i Kosovës, Vilajeti i Manstirit dhe Janinës duhet t` i takoi Shqipërisë etnike”. Por këto fakte u skajuan nga një shoqëri e “zezë” që sillej dhe pshtillej rreth çështjeve kryesore. Edhe pse reagoi fuqishëm Nuredin Vlora, çështja mbeti e mjegulluar!”. (B. Hrabak, Albanci si raskomadani u Londonu 1913, i u Versaju 1919…..”).

Këso rrenash monstruoze, ka përhap politika serbiane edhe më 1919 në Versaj, për popullsinë e Mbishkodrës, se: “ duam t` i atkojmë Mbretërisë SKS. Lutja është shkruar dhe nënshkruar nga paria e 13 fiseve katolike me germa shqipe nga një person. Pra populli nuk ka pasë asnjë informatë se çka po ndodhë. Lutja e ngjajshme ka shkuar në Versaj më 1919, edhe nga Dobra me të njejtat kërkesa, por me germa arabe,  (e shkruar nga një persona) spse të gjithë “lutësit” ishin të rreligjionit musliman. (Shiqo: H. Bajrami, Si e riokupii Serbia Kosovën më 1918-1941, Libri II, Prishtinë 2004). Por, jo vetëm kaq, 35 politikanë shqiptarë do të shkojnë në Wjenë për KRYESHNOSH, sepse kishte vdekur Franc Jozefi, më 1917. Edhe këta ku ishte Hasan Prishtina etj. Wjena nuk do të i lejoi të shkojnë në Konferencën e Paqës, për t` i paraqitur faktet për Vilajetin e Kosovës, Manastirit dhe Janinës.

Edhe më 1946 pushteti i Beogradit do të preznatoi DEZINFORMATA në Konferencëne Parisit, se: “Shqiptarët e Kosovës kanë qenë 90 % me nazifashizmin. Prandaj, aty kemi vendosë diktaturë ushtarke dhe nuk do të lejojmë luftë qytetare”. E diktaturën ushtarake dhe policore jugosllavët, nuk e  hoqën kurrë, deri më 10 VI 1999.

Më 1912-1914 fillon tragjedia shqiptare e shpërnguljës në Anadolli

Dokumnegtet e kohës zbulojnë se më 1912-1914 nga trevat që i okupoi Serbia dhe Mali i Zi në Anadolli do të EMIGROJNË afro 500000 shqiptarë dhe popullsi tjetpër si: çerkezë, tatarë dhe shqiptarë të konvertuar në turqë. Lidhur me këtë është i njohur dokuemneti që është bërë publik më 1902 në librin: H. Bajrami, Si e okupoi Serrbia Kosovën, Prishtinë, Libri I, 2003, f.204, ku është plasuar dokumenti si FOTOTIP, e ku thuhet se 395 anije evropiane kanë bartë  320907 shqiptarë në Anadolli. Ndërsa  40000 shqiptarë janë shpërngulë  rrugës tokësore, deri në Selanik. Të themi këtu, se po ai Gjeneral Bozhidar Janku, që fliste se po “vimë me kuvet të mallnis te ju, jo me ba zollum….” i bombardoi 132 fshatra të Vilajetit Kosovës, krejtë me qellim që popullsia të frigësohet, të mbetet pa asgjë dhe të shpërngulet,në mënyrë që Kosova të sllavizohet si Toplica. (shiqo: AVIIB. P. 2. K.22/13).

Në Kosovë pushteti okupator serb në pronat e shqiptarëve të shpërnguluar do të arrijë për t` i kolonizuar rreth 20000 sllavë, ku kishte edhe rusë të arratisur nga Rusia si pasojë e Rrevolucinit tetorit 1917. Ndëra pushteti okupues i Malit Zi, në zonën e Dukagjnit, nga Plava e Gucia e deri te Gjakova, do t` i kolonizoi 600 familje  malazeze, shumica e tyre xhandarë dhe zyrtarë të dhunës, duke e konvertuar popullsinë shqiptare në përgjithësi në konfesionin ortodoks. E lidhur me konvertimin, edhe qeveria e Beogradit e kishte në plan këtë ndermarrje, por me një dallim: Së pari duhej të shpronësohej popullsia shqiptare, pastaj të shpërngulet e kushdo që mbetej, sipas Konkordatit të Kishëq Autoqefale Serbe me Qendrën e Katolicizmit-Vatikanit më 1914, kur duhej të fillonte konvertimi. E vërteta, pas vitit 1929 kur Vatikani u bë shtet, mardhënjet miqësore vatikan-KOS nuk kanë ndryshuar fare. Ato mardhënje janë në frymën e Konkordatit 1914. E këtu pushon “çelsi” pse Shteti i Vatikanit nuk e pranon sot (2021), Republikën e Kosovës. Ky realitet ka pasoja edhe në Evropë, por edhe në Amerikën Latine.

Shtrohet pyetja, pse Austro Hungria e sulmoi Serbinë në verë të vitit 1914. Në realitet, Wjena nuk e kishte në plan për ta sulmuar Serbinë, sepse kishin Marrëveshje sekrete nga 28 qershori 1881, që Serbia mos t` i përzihet në Bosnje e Hercegovinë. Madje, Wjena e kishte ndihmuar Serbinë me armatim dhe me oficerë profesional për t` i shpallë luftë Portës në Tetor 1912 dhe për t` i okupauar Vilajetin e Kosovës dhe Vilajetin e Manstirit (Kosovën dhe Maqedoninë). Por, pas grusht shtetit në Beograd më 1903, Serbia dhe Dinastia e saj (Karagjorgjeviqe) ishte kthyer kah Rusia dhe kishte filluar aksione politike dhe ushtarke për ta OKUPUAR BOSNJE e Hercegovinën. Atentati mbi F. Ferdinantin ishte vetëm një shkas. Madje faktet sekrete ushtarke Vineeze argumentojnë se Mbretëria serbe i kishte lejuar agjentët austriak t` i hulumtojnë kriminelët edhe në territorin e saj, por lufta ishte e pashmagshme, sepse Serbia kishte ndrruar kursin politik kah armiku i Wjenës.

Lufta serbiane për shfarosje të shqiptarëve ishte realitet edhe gjatë viteve 1918-1941

Në një dokuemnt të Ministrisë Punëve të Brendëshme nga viti 1919 tekstualisht thuhet: “Fshatra të tëra në viset shqiptare po digjen. Në realitet, Kosova është IRLANDA e jonë. Ajo flakë e katundeve që i ka kapluar shtëpiat nepër tërë Kosovën, u përngjan netëve të zjarreve në Bengal”. (AJ. S. 14. F. 102. Dok. i viteve 1919- 1921). Kjo do të thot se Mbretëria SKS po e vazhdonte politikën e terrorit kundër shqiptarëve, me të gjitha mjetet. Në lidhje me këtë, së pari do të filloi ndiekja e parisë shqiptare që ishte me Komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, themeluar më 1 maj 1918 në Shkodër. Në anën tjetër Xhemjeti (parti politike shqiptare ishte themeluar më 17 dhjetor 1919 në Shkup, propogandonte politikë oportuniste, por që të dihet se deri ku janë tokat shqiptare). Në këtë rrethana do të fillojë kolonizimi i viseve shqiptare me sllavë dhe njëherit SHPËRNGULJA e shqiptarëve në Turqi.

Tani do ta prezantoi një dokuemnt, të cilin e mabnte çdo kryeministër i Mbretërisë në tavolinë, si detyrë shtetërore për shfarosjen e shqiptarëve. Dokumentin nuk dua ata perkthej. Në origjinal thuhet: “U Arnautlluku prashte pushke…Çitavi krajevi neseljeni Arabutima nalaze se u vrenju, koje liçe na vrenje u Irskoj, koja trazhi OTCEPLJENJE od gospodstava Engleske… Srbija je stvorila jednu oblast u kojoj su gradjani drugog reda, svi Arnauti. Tamo popalishe çitava sela, poubijashe masu ljudi; bezumlje ide u beskonaçnost i niko vishe u ocoj zemlji nema stida, nego kao poslednji ljudozhder propoveda istrebljenje çitavog jednog dela stanovnishtva iz verske i nacionalne mrzhnje. Niko se ne pita ko nagna te ljude u odmetnike, niko neçe da vidi da treba pokllati nashe policajce i çinovnike, koji su krivi svoj toj nevinoj krvi, koji se tamo llije od “OSLLOBODJENJA”, nego propovedaju nova KLLANJA, nova krvoprolliça.” Dokumenti që pason realitetin vijues është: “Punjisha (Raçiq) je do sada bio bolje ruke. Arnautske zhene i decu je uspeshnije KLAO.Znao je po shest na jednom metku naniziti. Na Kosovu mamom je KLLAO i pre bi se ona upalila nego shto bi se on umorio. Taj revolver mu je nosio sreçu, stekao je lepo imanjce”. (Vidi: “Rad” , Beogrda 5 VIII 1924). Edhe ky dokument në origjinal flet vet. Nuk duam ta përkthejmë: “ Mu Maakedoniju i na Kosovu generalsko-fashistiçka diktatura nastavila je velikosrpsku agranu politiku sa josh meçuvenim do sada sredtstvima belog terora. Zemlja se prosto nasilnim putem, otima i daje se bellogardistima i velikosrpskim dobrovoljcima. ÇITAVA se sela pale da bi se naçinilo mesto doshljacima. Sa pushkama, mitraljezima i bombama, proteruje se hiljade albanskih porodica sa svojih starih ognista”. (“Proleter”, 30 I 1930).

Lidhur me faktet që u thanë më lartë nga viti 1918 e deri më 1941 në Kosovë dhe Maqedoni në pronat e shqiptarëve do të kolonizohen 17679 familje sllave. Në bazë të dokuemnteve ushtarake këto familje i kishin 85000 antarë. (AVIIB. P. 17. K. 95-a- Albanski dosije/ 1939). Familjet e kolonizuara në Kosovë dhe Maqedoni i fituan 381 245 hektar tokë të shqiptarëve.(AJ. Mistarstvo za agrarnu reformu i kolonizaciju).

Modeli për shpërngulje të shqiptarëve në Turqi

Konferenca e Llozanës në mes Turqisë dhe Greqisë më 1923, për “këmbim të popullsisë shqiptare-Çame me atë greke”, do t` u sherbej zyrtarëve të Mbretërisë SKS (1918-1929), se si duhet edhe këta të vepronjnë ndaj shqiptarëve. Dhe në dhjetë vjetorin e Konferencës Lozanës (1923), më 1933 zyrtarët e Mbretërisë Jugosllave (1929-1941) do të arrijnë me palën turke që të sajojnë një Marrëveshje për sshpërngjuje të shqiptarëve sipas modelit grek. Por kur e vrejtën Jugosllavët, se nuk kanë popullsi sllave në Turqi për ta këmbyer, atëherë më 1934 sajuan Konventë (marrëveshje të re) për DEPORTIM të shqiptarëve në një drejtim. Kjo situatë do të zgjatë deri më 11 gusht 1938, kur u lidhë KONVENTA Jugosllavo-Turke, e cila me detyrim i deportonte shqiptarët nga këto treva: Shiko nenin 2 dhe 4 të Konventës:

Nga Banovina e Vardarit me Rethet e : Prizrenit, Gorës, Therrandës, Ferizajit, Tetovës, Gostivarit, Rostushës, Dibrës, Strugës, Prishtinës, Kaçanikut, Gjilanit, Preshevës, Prespës, Ohrit, Kërçovës, Poreçit, Prilepit, Morihovës, Manstirit, Kavadarit, Negotinit, Shkupit, Kumanovës, Velesit, Ovçe Polës, Shtipit, Koçanës, Radovishtës, Strumicës, Dojranit, Gjevgjelisë, Kriva Pallankës, Kratovës, Carevo Sellës, Maleshit (Berova).

Nga Banovina e Zetës me rrethet: I Pejës, Istogut, Mitrovicës, Gjakovës, Rahovecit.

Nga Banovina e Nishit me rrethet: Llapi, Vushtrria dhe Drenica.(shiqo: H. Bajrami, Konventa Jugosllavo Turke 1938, Prishtinë 2013, f. 121).

Sipas Marrëveshjës duhej që të shpërngulën me detyrim: më 1939 duhej të shpërngulën 4000 familje; më 1940 duhej të shpërngulën 6000 familje; më 1941 duhej të shpërngulen 7000 familje; më 1942 duhej të shpërngulën 7000 familje; më 1943 duhej të shpërngulën 8000 familje dhe në vitin 1944 planifikohet të shpërngulën 8000 familje.(H. Bajrami, Konventa… Prishtinë 2013, f. 122).

Cilat ishin metodat që realizohej kjo Marrëveshje ndërshtetrore

Metodat që qeveria serbe i kishte të njohura që nga gjenocidi i zbatuar mbi shqiptar në Sanxhakun e Nishit më 1877, e që kishin vazhduar në etapat tjera ishin:

1.Duhet të përfitohen klerikët e shqiptarëve dhe paria e tyre. Përfitimi duhet bërët ose me PARA ose me kërcnime. Duhet gjetur edhe agjitatorë që do të flasin për BUKURINË e natyrës në Anadolli. Në këtë drejtim detyrat e shtypit janë primare, bje fjala si janë shpërngulur turqit nga Dobruxha.

  1. Mjeti i dytë është presioni i aparatit shtetëror (Mbi shqiptarë), duke i shfrytzuar ligjet në lëmitë e: gjobave, arrestimeve, zbatimi i dispozitave policore, denimet, prerjën e pyjeve, ndjekjet, lëshimi i qenëve, puna angari. Duhet të mos u pranohen shqiptarëve TAPITË e vjetra, të ndalohet puna në kadastër në ato rejone që ka shqiptarë, të përjashtohen shqiptarët nga sherbimi privat , të kontrollohen kondita nepër shtpia, të rrënohen gardhiqet dhe muret rreth shtëpive, të zbatohen masat veterinare me të cilat pengohet nxierrja e bagtive në treg, të malltretohen hoxhollarët, t` u prishën VARRET, të obligohen nxënsit (vajza e djem) që kur të shkojnë në shkollë, të bëjnë KRYQ.

Mjeti i tretë është iniciativa private. Të plasohet aksioni i vjetër i ÇETNIKËVE sidomos në Dukagjin të nxitët konflikti në mes malazezëve të aramtosur dhe shqiptarëve duarthatë. Të shkaktohet hasmëri në mes familjeve të mëdha dhe fiseve shqiptare, të nxitën tinzishtë kryengritjet lokale në mënyrë që të shuhën pastaj  me mizori dhe thjeshtë dhunë shtetërore.

Mjeti i katërt është përdorimi që Serbia e ka praktikuar me sukses më 1878 duke i djegë në mënyrë SEKRETE fshatrat dhe kuartet nepër qytete….” (shiqo:Vasa Çubriloviq, shpërngulja e shqiptarëve, 7 mars 1937 në AVIIB. K. 22; AJ. ARHIVALIJE; H. Bajrami, Debimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (Dokumnete), Prishtinë 1996. f. 350/1).  A nuk i thonë gjenocid këtij realiteti?-Përgjegja shekncore është se PO. Se Beogradi nuk u ndal vetëm me këtë program, tregon fakti se më 1939 përmes Ivo Andriqit u përpilua Elabiorat për ndarjën e Shqipërisë me Italinë (Shiqo: AJ. Fondi Millan Stojadinoviq, S. 38/1939). Këto fakte tregojnë se kombin shqptar e kanë shpëtuar vetëm ngjarjet e mëdha siq Janë: Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore, dhe në fund të shekullit XX Lufta e UÇK-ës dhe NATO-s më 1999, kur Serbia palnifikonte ta shfarosë popullin shqiptar në Kosovë, për ta hapur kaptinën e daljes në det, për ta festuar S. Millosheviqi më 28 qershor 1999, 610 vjetorin e Luftës Kosovës, pa asnjë shqiptarë në Kosovë.

Shqiptarët nën çdo rregjim sllavë ishin të planifikuar për shfarosje nga serbianët 1945-1999

Pas luftës Dytë Botërore shqiptarët që mbetën të robëruar nën Jugosllavi, do t` i nënshtrohen një terrori shtetëror dhe privat, krejtë me qellim që të shpërngulen në Turqi dhe trojet e tyre t` i kolonizojnë sllavët. Lidhur me këtë detyrimi, së pari pa asnjë fakt më 2 shtator 1944 u degradua Shatbi i UNÇ dhe AP të Kosovës në Shtab Operativ; Më 26 dhjetor u kërkua që të vëndoset diktatura ushtrake në Kosovë, se “për ndryshe Shqiptarët e Kosovës nuk do të pajtohen kurrë që t` i takojnë Jugosllavisë, sepse i dijnë qellimet serbe”; më 3 nëntor 1944 Vsa Çubrilloviq, do ta dorëzojë në Shatbin e Titos Elaboratin: Likudimi i pakicës nacionale shqiptare; më 5 janar 1945 Vasa Çubrilloviq do ta dorëzojë në Shtabin e Drazha Mihajloviqit elaboratin: Likudimi i pakicaveJugoslalvi; më 8 shkurt 1945 J. B. Tito do ta vendosë diktaturën ushtarke në Kosovë, e cila zyrtarisht nuk është hiekur kurrë. Aksionet tjera ndihmëse për shfarosje të shqiptarëve ishin: detyrimi që një pjesë e shqiptarëve të konvertohen në turq (1947-1955; Marrëveshja Xhentelmene Tito-Kyprili më 1953 në Split, për debimin e shqiptarëve në Turqi me detyrim dhe dhunë shtetërore; aksioni policor i ndiekjes së atyre që nuk pajtohehin me dhunën shtetërore;aksioni kinse shqiptarët duhet t` i çarmatlsim (1955/56); Procesi i Prizrenit (kinse udhëheqsia shqiptare është e lidhur me Sigurimin e Shqipërisë); aksioni për mbylljën e shkollave (1957/58), kinse shqiptarët nuk kanë mësues; burgimet dhe dënimet dargonike 1958-1966, ndiekjet në masë të intelegjencës së pakët shqiptare; gjobat, pengesat në punësim etj, janë fakte të një politikë neofashiste, që mbulohej para bote me parullën demagogjike “vbashkim-vllazrim”, gjithëmonë duke i mohuar kësaj parulle shprehjen LIR (Egalite, Fraternite, Liberte)I.

 Denimet  dhe likudimet ndaj shqiptarëve1975-1999

Shqiptarët do të mednojnë se më 1966 do ta lënë pas shpine dhunën shtetërore. Por jo, pas disa të arriturave në arsim (themelimi i Univerzitetit Prishtinës më 1970; themelimi i studimeve pasuniverztare në Albanologji dhe Histori 1971/72, do të pasojnë brurgimet dhe denimet drakonike më 1975. Në lidhje me këtë, fushata e vjetër e dhunës policore do të përseritet sidomos më 1981 , kur vritën 13 civilë dhe 4 ushtarë shqiptarë, kur fillon fushata e burgimeve masive dhe futja e popullit nën HETIME të UDB-ës renovuar; më 1982 vritën 2 civilë dhe 7 ushtarë shqiptarë; më 1983 vritën 3 ushtarë shqiptarë, më 1984 vritën 3 civilë dhe 2 ushtarë shqiptarë; më 1985 vriten 1 civilë dhe 5 ushtarë shqiptarë; më 1986 vritet 1 ushtarë shqiptar; më 1987 vritën 6 ushtarë shqiptarë, më 1988 vritën 4 ushtarë shqiptarë, më 1989 vritën 33 civilë dhe 1 ushtarë shqiptarë; më 1990 vritën 39 civilë dhe 5 ushtarë shqiptarë; më 1991 vritën 14 civilë dhe 1 ushtarë shqiptarë; më 1992 vritën 20 civilë shqiptarë, më 1993 vritën 15 civilë shqiptarë; më 1994 vritën 13 civilë shqiptarë; më 1995 vritën 14 civilë shqiptarë, më 1996 vritën 14 civilë shqiptarë; më 1997 vritën 18 civilë shqiptarë; më 1998 vritën 1914 civilë shqiptarë. Prej tyre 229 femra ( prej tyre 8 me barrë), 213 fëmijë, 395 pleqë, plagosën 818 civilë shqiptarë nga ushtria, policia dhe paramilitarët me mercenarë. Burgosen 1128 civilë shqiptarë; keqtrajtohën 3 768 civilë shqiptarë, prej tyre 913 femra, 439 fëmijë, 66 aktivistë humanitar, 163 arsimtarë, humbin pa gjurmë 799 civilë shqiptarë. (shiqo: KLDMNJ , Statistika e krimeve të pushtetit serb në Kosovë 1981-1997;H. Bajrami, Naçertania, Prishtinë 2004, f. 311). Pushteti neofashist serbian nga janari e deri më 10 qershor 1999 do të ndermerr fushatë vrastare në masë duke i privuar nga jeta me pushkatime mbi 14 000 civilë shqiptarë, një pjesë e të cilëve as sot e kësaj dite nuk u dihet se ku i kanë varret. Madje, me organizim të ushtrisë dhe policisë, pushteti neofashit për të humbur gjurmët e krimit ka diegë kufoma nepër shkritore si dhe ka bartur dhe maskuar kufoma të shkatrruara me dinamit nepër Serbi. (shiqo: H. Bajrami, Shqiptarët dhe Kosova në rrijedha tragjike të historisë 1878-1999, Prishtinë 2019, f.259-260).

                     STRUKTURA KOMANDUESE E USHTRISË DHE POLICISË VRASTARE SERBE

 NË KOSOVË 1998-1999

Kosova më 1999 ishte vendi më i militarizuar në Evropë pas Luftës Dytë Botëror. Mizoritë dhe varrezat masive, në këtë trevë dëshmojnë për një gjenocid të programuar ndaj shqiptarëve. Në luftën kundër popullit shqiptar në Kosovë, Qeveria serbe dëshmojnë dokuemnetet e saj që kanë mbetë në arkiva se ishte fjala për forca speciale komplekse, si forca të rregullta ushtarake, kombinime të policisë dhe forca paraushtarake, milicia lokale dhe një mori forcash që ishin në cilësinë e mercenarëve nga vendet e ndryshme, njoftonte opinionin botëror H. R. Watch, me titull “Krimet e luftës në Kosovë, raport special” për vitin 1998.

Lidhur me këtë, Ushtria e Jugosllavisë (Zhablakut) Fedrative (Serbi, Mali i Zi), e kishte strukturën komanduse profesionale. Në krye të piramidës komanduese ishte Sllobodan Millosheviq. Lidhur me këtë, ushtria ishte nën kontrollin e Këshillit të Lartë të Mbrojtjës. Në këtë Këshill hynin: Kryetari i RFJ, Kryetari i Srbisë  Ivan Millutinoviq (?) dhe Kryetari i Malit Zi (….?).Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë  gjenarali Dragolub Ojdaniq, Zavendës komandanti i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralkoloneli Svetozar Marjanoviq. Në Kosovë ishte në ofenzivë agresive aviacioni luftarak dhe mbrojtja kundërajrore, njësitet tokësore të Armatës së Tretë, për veprime speciale të komanduara nga gjeneral nonkoloneli Spasoje Smilaniq. (H.R. Watch, Under Orders, N. Jork 2001, f. 67).

Meqë Ushtria Jugosllave (UJ) ishte e strukturuar në tri armata, në territorin e Kosovës ishte e stacionuar e ashtuquajtura Armata e Tretë. Me këtë armatë, shtrirja e së cilës zgjërohej edhe në një pjesë të Serbisë Jugore, komandonte kolonel Nebojsha Pavkoviq. Nën vatësinë e Shtabit të Armatës Tretë ishte i ashtuquajturi Korpusi i Prishtinës. Me këtë korpus komandonte gjeneral majori Vlladimir Llazareviq.Nën komandën e këtij oficeri të lartë serb ishin pesë brigada vrastare. Me brigadëne 15-të të këmbësorisë me shtab në Prishtinë komandonte koloneli Mlladen Çirkoviq. Brigada 125 e motorrizuar me përqëndrim opertaiv luftarak komandonte kolonel Dragan Zhivanoviq. Kjo brigadë operonte në trevat e Mitrovicës dhe Pejës.Ndërsa, brigada 549 e motorrizuar ishte me komandë qendrore në Prizren dhe Gjakovë. Kjo brigadë që bëri mizori sidomos në Gjakovë dhe Rahovec, koamndohej nga kolonel Bozhidar Delliq. Në trevat e Gjilanit dhe Ferizajit operonte brigada 243 e komanduar nga koloneli Krsman Jelliq. Në ndihmë këtyre njësiteve vrastare ishte edhe brigada e kombinuar artilerike 52, komanda e së cilës ishte në Gjilan. Kjo brogadë koamndohej nga kolonel Radojko Stefanoviq. Në bashkëveprim me këto brigada vrastare ishte edhe Brigada e policisë SPECIALE ushtarke nr. 52. Kjo brigadë komandohej nga Prishtina nga majori Zhelko Petkoviq. Por jo vetëm këto njësite që akush prej tyre nuk është HETUAR, GJYKUAR DHE DENUAR nga ndonjë Gjykatë speciale në Kosovë, Serbi, apo në Hagë, vepronin në kordinim aktiv në KRIME MONSTRUOZE: Rregjimenti 83 i aviacionit; Rregjimneti kundërajror 311 me qendër në Gjakovë; Bataloni i Këmbësorisë nr. 55 me qendër në Prizren dhe Bataloni nr. 57 me komandë në Ferizaj. (Burimi: H.R. Watch, Under Ordrs, N. Jork, 2001, f. 67).

Kundër popullsisë civile shqiptare, me qëllim të shpërnguljës dhe shfariosjes, argumentojnë dokuemnetet arkivore marrin pjesë njësitë e Korpusit 21 nga Nishi, Brigada e Blinduar 211 nga Nishi me 1258 trupa, 75 tanke, 13 topa, Brigada 150 e Vranjës me 1316 trupa, me 31 tanke, Brigada e 2-të e Nishit me 1600 trupa dhe 18 topa, Brigada e motorrizuar e Pirotit me 1600 trupa, me 31 tanke dhe 18 topa. Në operacione kundër civilëve shqiptarë, me qellim për t` i shpërngulë dha larguar nga Kosova vepronte njësia e inxhinjerisë me shtab në Prekupe me 1000 trupa, njësia e logjistikës nr. 85 me shtab në Nish, me 1000 trupa. Kjo njësi vrastare ishte në çdo cep të Kosovës. Por, jo vetëm këto. Në Kosovë kundër popullsisë civile shqiptare ishte në veprim edhe Korpusi i Uzhicës me brigadën 37 të motorrizuar të Rashkës. Ky njësit i kishte 1695 trupa, 31 tanke, 18 topa. Në Kosovë me detyra që ta ndjekë popullsinë shqiptare, ose ta vrasi nëse nuk lëvizë kah Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi, ishte Brigada e Pozhegës me 1600 trupa dhe 18 topa për t` i bombaduar katundet. Në veprime kriminale dhe plaçkitje të pasurisë shqiptare ishin edhe korpusi 24 i Kragujevcit me brigadën nr. 80, ku operonin 1600 ushtarë dhe oficerë. Kjo njësi dispononte për t` i bombaduar katundet me 18 topa dhe municion adekuat. Në këtë armadë vrastare ishte edhe Korpusi i 12 i Novi Sadit me brigadën nr. 18 me 1600 ushtarë dhe oficerë, që kishin në disponim armatim lufte të lehtë, por edhe 18 topa, për të bombaduar nga largësia, katundet dhe popullsinë shqiptare të strehuar nepër male.

Deri me tash është vërtetuar se në Kosovë ishin siellë me detyra vrasëse të civilëve shqiptar edhe njësitet e rregullta të Aramatës Parë, me të cilën koamndonte gjeneral koloneli Srbolub Trajkoviq. Ky oficer i lartë për të bërë krime kishte sjellur në Kosovë Brigadën 252 të blinduar nga Kraleva. Kjo brigadë i kishte nën koamndë 1121 ushtarë, të cilët kishin të drejtë të “regrutojnë” edhe civil serbian vendas, me detyra speciale, se kush është i ‘përshtatshëm’ për ta vrarë e kush duhet të shpërngulet.Brigada i kishte 82 tanke dhe 12 topa në disponim, plus grumbulloi autobus privat dhe vetura të palqkitura për t` i trasportuar ushtarët nga një komunë në tjetrën.

Në Kosovë me detyra vrastare ndaj civilëve shqiptarë vepronte edhe Shtabi i Beogradit që e kishte dërguar Brigadën speciale nr. 72 me 1189 ushtarë. Kësaj brigade speciale i ndihmonte në likudimin e civilëve shqiptarë në grupe, sidomos Korpusi i Beogradit me Brigadën e Parë të blinduar me 1184 ushtarë, 112 tanke dhe 12 topa e minahedhës të kalibrave të ndryshëm dhe 12 topa, për ta masakruar popullin në arratisje; gjithashtu edhe brigada nr.72 speciale dhe Brigada nr. 63 e parashutisëve me 460 trupa, ishin nepër Kosovë me detyra speciale për asanacion dhe pushkatime në masë të shqiptarëve.

Për vrasje në masë në vijat rrugore ishte angazhuar edhe Korpusi  nr. 2 i Pogoricës me brigada 1 B-4 të alpinistëve me shtab në Kolashin. Në kuadër të këtij njësiti vepronin 350 trupa. Në kuadër të kësaj force vrastare ishte edhe Brigada 4 e Policësë ushtarke e Podgoricës me 359 trupa.

Në Kosovë kanë vepruar duke vrarë popullsinë civile shqiptae në masë edhe njësia e komadnuar nga Ratko Mlladiq. Ato njësi ishin: “Beli Orlovi”, të koamnduar nga Vojislalv Shesheli dhe Aleksander Vuçiqi; “tigrovi” të koamnduar nga Zhelko Rzhanatoviq-Arkan. Pranë tyre vepronte edhe njësia “Dobrovolci” nga Bosnja dhe Hercegovina si dhe mercenarë sidomos: rusë me detyra speciale. E në kuadër të këtyre veprimeve ishin inkorporuar edhe serbët vendas si të mobilizuar, të cilët shquheshin me dergimin e njësive në operacione speciale për vrasje masive nepër rrugë, shtëpia dhe civilë të strehuar në male. Lidhur me këtë një ushtar i jep deklaratë gazetës “DIE ZEIT” të Hamburgut. Ai thot ndër të tjera se: “ ….Nuk kam vrarë fëmi në Kosovë. Kur të shkoj herën tjetër nuk do të bëjë më asnjë dallim, s` do të lë gjë të gjallë”.

Me detyra speciale të autorizuar nga Këshilli i lartë shtetëror që drejtohej nga Sllobodan Millosheviq ishin edhe Nikolla Shainoviq, Millan Millutinoviq (Kryetar i Serbisë), Mirko Marjanoviq (Kryetar qeverie), Vllajko Stoilkoviq (Ministër i Punëve të Brendëshme, i njohur me nofken :Deda”-“Gjushi”. Ky kriminel, i cili e vret vetën në derë të Parlamentit kishte për ndihësa këta oficerë: tërë sherbimin policor të Srbisë, të drejtuar nga Vllastimir Gjorgjeviq, i njohur me nofkën “Roxha”, i cili ishte edhe zavendësministër i Punëve të Brendëshme të Serbisë.Vendin e tij pas një kohe e mori krimineli Sreten Llukiq. Ky ka komanduar më 1998/99 në të gjitha masakrat nepër Kosovë, dhe nuk ka dhënë kurrfar përgjegjësie.Por në krime kësaj garniture militare i ka ndihmuar Gjeneral koloneli Radomir Markoviq, ( i arrestuar më 23 II 2001). Në postin komandues ky kriminel ishte deri më 25 janar 2001. Në krime në Kosovë ishin të involvuar edhe Nikolla Curçiq, zyrtari i lartë i Sigurimit shtetëror dhe Drejtor i Institutit. Për ndihmës ky kriminel i kishte : Stojan Mishiqin, përgjegjës për Serbi;gjeneral Petar Zekoviqin përgjegjës për Vojvodinë dhe Gjeneral Obrad Stevanoviqin përgjegjës për Kosovë. Në vartësi të tyre ishte edhe shefi i sigurimit shtetëror David Gajiq. Ndërsa Obrad Stevanoviq kishte angazhaur forcat profesionale antiterroriste të koamduara nga Zhivko Trajkoviq. Në kordinim me njësitet speciale të Btajnicës, Novi Sadit dhe Prishtinës Zhivko Trajkoviq ka bërë krime nepër katundet e Kosovës dhe kah fundi i majit nepër Pejë dhe Gjakovë, krime ato të dirigjuara nga Sreten Llukiqi.

Nepër komuna krimet e drejtonin: në Prishtinë Mishko Llakoviq (drogar i disa shqipfolësve); në Gjilan bandat krimianle i drejtonte Dushan Gavranoviq; në Mitrovicë vrajet e civilëve i organizonte Lubinko Cvetiniq; në Ferizaj vrasjet i organizonte Bogolub Jnaiçieviq, në Prizren me vrasje komandonte Gradimir Zekoviq; në Pejë dhe Rrethinë me mizori komandonte Bora Vllahoviq, në Gjakovë civilët i likuidonte me urdhër prej eprori Dragutin Adamoviq i ardhur nga Nishi. Ky krimenl drejtonte edhe me një qetë speciale për plaqkitje të pasurisë shqiptare

Policia sekrete serbeKosovë 19981999

Me policinë sekrete serbe në Kosovë më 1998-1999 ka drejtuar organizata terroriste “JSO”. Në kuadër të kësaj oranizate ishin: “Beretat e kuqe” të drejtura nga Frenki Simatoviq si dhe njësia “LEGIA”. Ka të dhëna se nj[sitet terroriste i drejtonin: Frenki Simatoviq, Vijisllav Sheshel, A. Vu]iq. Njësitet ishin të sigurauara nga ushtria dhe policia. Prejardhja e mercenarëve ishte nga: Rusia,Rumunia, Austria, Bullgaria, Maqedonia, Gjermania, Franca dhe Italia.Këtyre njësive u kanë ndihmuar në lëminë e logjistikesë drejtuesit e qarqeve, por në pozitë që të kontaktojë me ta shin: Zoran Angjellkoviq, Boshko Drobnjak, Zejnelabedin Kurejsh, Dragutin Markoviq nga Prishtina, Gjylbehar Shaboviq nga Priztreni, Vesko Periq si vrasës i fëmijëve nga Fushë Kosova.

Në Qarkun e Kosovës ishin përgjegjës për të gjitha krimet: Velko Odalloviq, për tërë qarkun. Për komunat e qarkut ishin urdhërdhënës: për Prishtinë Dushan Simiq, për komunën e Lipjanit Lubinko Bozhiq, për Komunën e Podujervës Millovan Tomiq, për komunën e Drenasit Dobrosav Radoviq, për Komunën e Obiliqit Zoran Millosheviq, për Komunën Fushë Kosovës Dobrica Llaziq-“Ciga”, Nebojsha Petkoviq për Komunën e Ferizajit, Radosasv Ognjanoviq për Komunën e Kaçanikut, Sllavisha Rexhiq për komunën e Shtërpcës dhe për Komunën e Shtimës Svetisllav Zekiq. Në nivel rrethi dhe nepër komuna këta persona që nuk i ka marrë asnjë ligjë për hetim janë përgjegjës për masakrimin e 2315 (disa dokumente thuhet për 5211 civilë shqiptarë) civilëve shqiptarë.

Në Qarkun e Mitrovicës përgjeshës për krime ishin: Zdravko Trajkoviq. Nepër komuna ishin përgjegjës: Nikolla Radoviq për Mitrovicë, Dragan Jabllanoviq për Leposaviq, Sima Simiq për Skenderaj, Srxhan Vukotiq për Zubin Potok, Desimir Petkoviq për Zveçan, Sllobodan Donkiq për Vushtrri.

Për Qarkun e Pejës ishin përgjegjës për krimet kundër civilëve shqiptarë: Jovan Popoviq (Kryetar qarku). Ndërsa në shtabin e tij ishin: Kryetari i komunës Pejës Millan Ivanoviq, Kryetari i Komunës Istogut Milladin Peroviq, Kryetari i Komunës Klinës, Svetozar Dabisheviq, Kryetari i Komunës Deçanit, Milivoje Gjurkoviq, Kryetari i Komunës Gjakovës, Momçillo Stanojeviq (ishte në Mejë si kallauz dhe nuk është denuar për vrsjen e 311 civilëve për një ditë).

Në Qarkun e Prizrenit me krimet drejtonte Brankica Turnjakoviq, Lubisha Stefaboviq kryetar komunes Prizrenit, Nedelko Kollshinac, vrasëssi i familjeve të njohura si kryetar komunës Rahovecit; Stanimir Radiq kryetar Komunës Therandës, Destan Skenderi Kryetar i Komunës Dragashit.

Në Qarkun e Moravës komandonte Predrag Kovaçeviq, Me grupin e pensionerëve drejtonte Dushko Ristiq. Kurse në Shatb i kishte këta kryetar komunash: Për Gjilan Bogdan Periq, për Kamenicë Branimir Simiq, për Viti Vesko Periq, për Novo Berd, Petar Vasiq. Në këtë anë ishin edhe disa kriminelë nga Lika, Knini dhe Sllavonija e Kroacisë.

Kush i siguronte kriminelët në fushaën e gjenocidit në Kosovë

Gjenocidi ndaj shqiptarëve në Kosovë nuk ka mundur, as të mendohet pa involvimin e drejtpërdrejt të drejtuesve lokal serbian. Në realitet, krimet monstruoze ndaj shqiptarëve nuk do të ishte e mundur të ndodhnin pa ndihmën e perosonave të autorizuar të pushtetit neofashist të Sllobodan Millosheviqit. E ata persona që ishin pjesëmarrës në krime, abuzime, plaçkitje dhe viedhje të pasurisë së shqiptarëve, pikërisht ata e hapën DOSJËN e gjenocidit dhe në proces ishin pjesëmarrës në të. Ata në bazë të dokuemnetve që janë zbuluar ishin: Vesko Periq, Petrit Kostari, Ratomir Jonçiq, Xhafer Xhuka, Millorad Samarxhiq, Muharrem Ibro, Mihajllo Nediq, Refik Senadoviq, Zoran Bratiq, Adem Koci, Fuaf Hoxha dhe të tjerë me detyra speciale për t` i identifikuar perosnat që duhej të dhunohen.(Shiko: Vlada Republike Srbije, Naredbodavci po opstinama”).

Në lidhje me atë që u tha më lartë, zingjiqi i lidhjeve INFORMATIVE dhe komanduese nepër qarqe dhe komuna të Kosovës ishte në tërësi i mbuluar sipas qarqeve:

Në Qarkun e Prizrenit nga Shatbi i Zoran Angjellkoviqit ishin autorizuar për siguri (të serbëve) dhe krime (ndaj shqiptarëve): Momqillo Stefanoviq, Refik Senadoviq, Adem Koci, me dy ndihmës të paidentifikaur;

Në Qarkun e Gjilanit Shtabin e Zoran Angjellkoviqit e prezantonin  në sigurim (të serbëve) dhe krime (ndaj shqiptarëve) e që ishin të lidhur drejtë për drejtë me qarqet ushtarake, policore dhe kishtare ishin: Millorad Samarxhiq, Vesko Periq dhe Fuad Hoxha;

Në Qarkun e Mitrovicës nxitësit e krimeve ndaj shqiptarëve dhe sigurimin e plotë të serbëve e të cilët ishin në tërësi të armatosur: Ratko Jociq, Mihajllo Nediq, Zoran Bratiq dhe dy shqipfolës që nuk i zbulojnë emrat eprorët  e tyre. Të gjithë këta kriminelë i subvenciononte Novak Bjeliq, i cili ua mundësonte që kufomat të zhdukën në shkritorën e Zveçanit.

Në Qarkun e Kosovës ishin 12 oficerë të lartë, emrat e të cilëve në dokuennt ishin të palexueshëm. Por të lexueshëm ishin bordelet që organizonin disa persona që ishin antar të Partisë së Mira Markoviqit, e që janë botuar nepër gazeta, por asnjë akuzë kundër tyre nuk është nisë për në ndonjë gjykatë deri me sot, sepse kryeprokurori po “flen”!!!!.

Nepër komuna kanë mbetur emrat e atyre urdhërdhënsve në krime nepër tërë Kosovën. Ata nepër nepër komuna ishin: Në Pejë urdhërdhënës ishte Tomosllav Llakiçeviq; në Klinë ishte Ranko Donçiq, në Kamenicë ishte Nikita Markoviq, në Therandë ishte Stanisllav Anxhellkoviq, në Deçan ishte Branisllav Llaban, në Ferizaj urdhërdhënës në krime ndaj shqiptaërve ishte Predrag Radivojeviq, në Mitrovicë  nxitës i krimeve ndaj shqiptarëve ishte Sherafedin Ajeti, në Viti me krimet komandonte Zoran Kojiq dhe Vesko Pejiq, Në Novo Bërd komandonte Sllavolub Maksiomoviq, në Leoosaviq Bllagoje Nedelkoviq, në Skenderaj krimet ndaj shqiptarëve i programonte me një ekip prej dy policëve nga Nishi Sima Simiq, në Gjakovë krimet dhe dhunimet i organizonte Zoran Nikiq, me dy priftër ortodoks të Deçanit. Në Kaçanik krimet i organizonte Dragan Cvejiq, në Shtërpc krimet i drejtonte Svetisllav Drulloviq, në Shtimje krimet i organizonte Pavle Zhiviq. Ndërsa në trevën e Lipjanit krimet i organizonte Sllavisha Dukiq me dy shqipfolës. Në Fushë Kosovë krimet i orkestronte Çedomir Bojkoviq me dy ciganë,Në Gjilan dhe rrethinë krimet i organizonte Bozhidar Mitroviq. Për ndihmës i kishte edhe dy udbashë shqiptarë, të cilët në disa raste kanë qenë të përmbajtur. Në Dragash krimet i orkestronte Dimitrije Gjorgjeviq, në Rahovec krimet i organizonte me listë Jovan Gjuriçiq dhe dy serbian vendas, emrat e të cilëve nuk i publikon H. R. W, në “Under Ordes”.

Në Prizren dhe rrethinë krimet dhe gjenocidit mbi shqiptar e kishte planifikuar Dragan Stankoviq me tre ndihmësa të cilët e kishin gradën e kolonelëve rezervë, e neri prej tyre ishte “turk”. Në Besianë  (Podujevë) krimet i orkstronin Millosh Gjuriq me dy oficer rezervë malazezë (prindët e tyre ishin kolonistë në Peran).  Në Vushtrri  krimet i drejtonte Sllobodan Dokniq, në Burim (Istog) krimet i drejtone një shtab që ishte stacionuar në lokalitetin Vrellë, Mollorad Komatoviq. Ky kriminel e kishte një këshilltar nga Baja dhe një nga Peja (ish UDBASH). Në Obliq krimet e drejtonte edhe për Drenas Millorad Spasiq. Në Zubinpotok krimet i organizonte zakonisht natën, Mirko Trifunoviq. Në lidhje me këta kriminelë, në një raport të gjetur në Pejë me shifër nr. 612/1, nga 30 marsi 1999 shënohet se të gjitha organet shtetërore në tërë çarkun vihen nën komandën e Seksionit Ushtarak të Pejës. E këtë seksion komandonte Kolonel Dushko. D. Antiq. Ky oficrer i lartë ushtrie i kishte ndihmës: Jovo Popoviqin, Simeon Radoviqin, Tomo Bjelliqin, dr. Dragutin Vujosheviqin, Sllobodan Vllahoviqin ( i autorizuar për ASANIM TË KUFOMAVE SHQIPTARE), Sllobodan Jokiqin, Danillo Medenicën, Ndelko Knezheviqin, Branko Llazareviqin, Dragaan Zeçeviqin, Radomir Gojkoviqin, Nebojsha Deviqin, Radosh Radulloviqin, Tomisllav Llakiçeviqin dhe tre popa, të cilët kujdeseshin për strehimin e tyre në Manastir, gjatë bombardimeve të NATO-s.

Sipas dokumenteve arkivore këta drejtues të njësive VRASTARE janë përgjegjës para drejtësisë shtetërore të Kosovës ( e cila si duket qe 20 vite ose është pa kompetenca, ose është e papërgjegjshme e ku së pari bën pjesë prokuriria); ërgjegjësia para popullit shqiptar në veçanti dhe para historisë në përgjithësi është e të gjithë të apstrofuarëve për: Vrasje mizore, për dhunime masive (thuhet në H. R. W) se është fjala për 20 000 femra të dhunuara. Përgjegjësia e oficerëve dhe ekzekutuesëve nepër Kosovë është edhe për diegie, plaçkitje dhe viedhje të pasurisë shqiptare.

Dokumentet e tubuara nga hulumtuesit e H. R. W në “Under Ordes” kategorizohen në TRI lloje:1.Dhunimet që kryenin ushtarët, policët, paramilitarët dhe oficerët nepër shtëpia;2. Dhunimet gjatë dëbimit nepër rrugë, ku publikisht grabiteshin dhe dërgoheshin ne shtëpi speciale, e pastaj viktimat lyheshin me benzin, ose kufomat e tyre dekompozoheshin me dinamit;3. Bartëja e kufomave dhe humbja e gjurmëve të tyre duke i maskuar nepër Serbi. Pushteti neofashist serbian ka organizuar bombardimin e 1007 fshatrave të Kosovës, nga 1392 sa i kishte Kosova gjithsejet.

Familjet e masakrura shqiptare 1998/99

Terrori shtetëror seebian është ushtruar special ndaj disa familjeve, të cilat këtu po i prezantojmë si fakte, të cilat i kishte në dieni TRIBUNALI që është shuar, por i ka në dieni edhe Gjykata Specale, e cila kinse është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, por që nuk i përgjigjet e as që i raporton për asgjë. Familjet e masakruara janë: Familja Berisha me 53 antarë nga Theranada;Familja Muçolli me 52 antarë nga Pokleku i Drenasit;Familja Krasniqi me 36 antarë nga Postaseli i Rahovecit;Familja Krasniqi me 25 antarë nga Carralluka e Malishevës;Familja Gashi me 23 antarë nga Zhuniqi i Bellacërkës Rahovecit;Familja Deliu me 23 antarë nga Abëria e Epërme e Drenasit;Familja Popaj me 22 antarë nga Bellacerka e Rahovecit;Familja JASHARI me 22 anatarë nga Prekazi i Skenderajt;Familja Vejsa me 20 anatarë nga Gjakova;Familja Imeraj me 19 anatarë nga Padalishta e Burimit;Familja Zeqiraj me 16 antarë nga Celina e rahovecit;Familja Zeqiri me 15 antarë nga Krusha e Madhe e Rahovecit;Familja Vishesella me 14 antarë nga Ribari i Lipjanit;Familja Haliti me 14 antarë nga Studime e Poshtëme e Vushtrris;Familja Kelmendi me 13 antarë nga Lutogllava e Pejës;Familja Berisha me 13 antarë nga Lezi i Prizrenit; Familja Rexhepi me 13 antarë nga Celina e Rahovecit;Familja Gërxhaliu me 12 antarë Studimja e Vushtrris;Familja Hoti me 11 antarë nga Krusha e Madhe e Rahovecit;Familja Elshani me 11 antarë nga Theranda;Familja Spahiu me 11 antarë nga Opterusha e Rahovecit;Familja Ahmetaj me 10 antarë nga Likoshani i Drenasit;Familja Dina me 10 antarë nga Celina e Rahovecit; Familja Isufi me 10 antarë nga Gjakova; Familja Rama me 10 antarë nga Shakbaj (Orlloviq), Prishtinë; Familja Hamza me 9 antarë nga Lubeniqi i Pejës; Familja Kastrati me 9 antarë nga Zatriqi i Rahovecit; Familja Rashica me 9 antarë Studimja e Poshtme e Vushtrris; Familja Salihaj me 9 antarë nga Sushica e Poshtme e Burimit; Familja Ujkani me 9 antarë nga Rezniku i Vushtrris; Familja Bogujevci me 8 antarë nga Besiana;Familja Gërbeshi me 8 antarë nga Sllovia e Lipjanit; Familja Salihu me 8 antarë nga Celina e Rahovecit; Familja Tafaj  me 8 antarë nga Gjakova; Familja Osmani me 8 anatarë nga Godeni i Gjakovës; Familja Miftari me 8 antarë nga Kçiqi i Madh i Mitrovicës; Familja Gërguri me 8 antarë nga Suma e Vushtrris; Familja Duriqi me 7 antarë nga Besiana; Familja Nuraj me 7 antarë nga Gjakova; Familja Reka me 7 antarë nga Bërnica e Epërme e Prishtinës; Familja Spahiu me 7 antarë nga Prroi i Bellës, Rahovec; Familja Suka me 7 antarë nga Korisha e Prizrenit; Familja Sharku me 7 antarë nga Rahoveci; Familja Vejsa me 7 antarë nga Gjakova; Familja 7 antarëshe nga Fshati i Vjetër i Ferizajit; Familja Bobi me 7 antarë nga Deva e Gjakovës; Familja Zeka me 7 antarë të Fhsatit Vjetër, Ferizaj; Familja Dinaj me 6 antarë nga Hereqi i Gjakovës; Familja Jakupi me 6 antarë nga Besiana; Familja Jemini me 6 antarë nga Celina e Rahovecit; Familja Morina me 6 antarë nga Demjani i Gjakovës; Familja Nurçaj me 6 antarë nga Koshica e Pejës; Familja Pajazitaj me 6 antarë nga Gjakova; Familja Kryeziu me 6 antarë nga Retia e Rahovecit; Familja Nalli me 6 antarë nga Krusha e Madhe e Rahovecit*. *(Të dhënat janë marrë nga libri Ibrahim Koci, Gjenocidi serb në Kosovë në prag të shekullit XXI, Prishtinë 2002).

Ku janë varrezat masive të shqiptarëve në përpiekjen e fundit (1998/1999) të Serbisë neofashiste, tregojnë raportet e H. R. Watch, Nën Pushtetin e Urdhërave, Tiranë 2002. Ja faktet jo të plota nepër Kosovë:

Përshkallëzimi i gjenocidit serbian në Kosovë ishte më i egër në këto lokalitete: Prekaz, Izbicë, Rezallë, Çikatovë, Vërbofc, Baksi, Çirez, Abëri, Shevarinë, Klinë e Poshtme, Poklek, Raçak, Studime e Epërme, Zhabar, Lubeniq, Qyshk, Loxhë, Paulan, Zahaq, Koronicë, MEJË, Rogovë të Hasit, Goden, Batushë, Krushë e Madhe, Xërxë, Therandë, Bellanicë, Qyteti i Gjakovës, Koliq, Celinë, Bellacërkë, Krushë e Vogël, Pastaselë, Tusus, Korishë, Besianë, Studeçan, Sllopuzhan, Tërrnje, Bukosh, Prroi në Kaçanik, Llukaj dhe Mramuer, Sllovi, Ribar i Vogël, Hallaç, Qyteti i Pejës, Deçani, Mitrovica, Skenderaji, Drenaasi, Klina, Prishtinë afër Kurrizit në Dardani në një bunker betoni në anën e majtë të Rrugës për Fushë Kosovë.

Në lidhje me mizoritë serbe shënojmë edhe Raportin e KLDMNJ-ës për dëbimin e shqiptarëve jashtë Kosovës dhe vendosja  e tyre nëpër botë: Në Shqipëri 507 800 persona;Në Maqedoni deportohen 360 000 persona;Në Mal të Zi deportohen 70 000 persona;Në Bosnje dhe Hercegovinë 21000 perosna;Në Kroaci deportohen 4000 persona;Në Slloveni deportohen 3450 persona;Në Francë deportohen 6300 persona;Në Itali deportohen 10 000 persona;Në Gjermani deportohen 14 000 persona;Në Britani të Madhe deportohen 3300 persona;Në Suedi deportohen 7000 perona;Në Norvegji deportohen 8000 persona;Në Finlandë 1000 perosna;Në Danimarkë 2800 persona;Në Belgjikë 9000 persona;Në Turqi 18000 perosna; Në SHBA 6100 perosna;Në Kanada 3200 persona;Në Australi 3500 perosna;Në Zvicër 4100 perosna; në Zelandë të Re 600 persona;Në Izrael deportohen 450 perosna.

Gjithësejtë janë deportuar jashtë Kosovës  993 588 persona deri më 10 qersgor 1999.(shiqo: KLDMNJ/1998; 1999/2000; Hulumtime ekipore profesionale të LDK-ës botim i Sektorit për emigracion dhe rrefuxhatë me autor: Sanije ALIJAJ,  Pasojat e Luftës në Kosovë 28 II 1998- 10 VI 1999, Prishtinë 2002; H. R. Watch, Nën Pushtetin e Urdhërave, Tiranë 2002; Ibrahim Koci, Gjenocidi serb në Kosovë në prag të shekullit XXI, Prishtinë 2002; Prof Dr  Nusret Pllana, Terrori i Serbisë pushtuese 1844-1999, Prishtinë 2001, (i botura deri me tash (2021) në 9 gjuhë botërore); Josef Martinsen, Bunari smrti na Kosovu, Pristina 2005; Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Mizoritë serbe në Kosovë, Prishtinë 2020; Prof Dr Hakif Bajrami, Zavere i zloçni UDB-e Jugoslavije prema Albancima na Kosovu do 1966, Pristina 2005..

29 XI 2021 Prishtinë