Botë

A DO TË SHKARKOHET TRAMPI, – KRYETAR NË IKJE?

Ngjarjet e mbrëmshme në Capitol Hill, të cilat po adresohen si “pasojë e sjelljes Trump” kanë nxitur disa dorëheqje në Shtëpinë e Bardhë, disa gatishmëri të ofruara për dorëheqje, distancim të qartë nga dhuna me rreshtim të stafit pas zv.presidentit Pensi, në moton se “humbësit nuk mund ta marrin peng demokracinë amerikane”, dhe inicimin e një procesi shkarkimi të presidentit Tramp. E tëra kjo po ndodhë pasi presidenti në detyrë ishte vonuar ta mbrojë kushtetutën amerikane qëllimshëm me heshtjen e tij kundrejt zhvillimeve që po ndodhnin në pushtimin e institucionit sikur është shtëpia e ligjvënësve.  

Ideologjia, sjellja dhe praktika trampiste e ka çuar shoqërinë amerikane në ndarje të thella, ashtu sikur nuk e ka njohur e gjithë historia e saj që nga lufta civile. Kryetarit humbës, Donald Trampit, tashmë i vihen në ngarkim faje të brendshme dhe dëmtime që i kanë ardhur vendit në mardhëniet ndërkombëtare. Ai para se të përballet me gjyqet federale a kombëtare rrezikon tashmë të mos e përjetoj dorëzimin a mandatit më 20 janar, sipas protokollit amerikan. Ai mund të shkarkohet para kësaj date, me çka edhe do të përfundonte ëndrra e tij për një rikthim kandidimi pas katër viteve.  

Ngajrjet e djeshme duket se edhe do bëhen fundi i ëndrrës së Trampit bashkë me fillimin e telasheve gjyqësore dhe familjare dhe ekonomike të tij. Mbase, familja politike e Kryetarit në ikje ka shumë për të dëshmuar dhe mezi po pret fundin e kësaj administrate që të mund të dëshmojë për gjithçka që do pyetet nga kryeprokurori federal. Kjo vjen për shkak të mardhënieve të vështira që ai ka krijuar me stafin e tij herë pas here. Inercioni në tejkalim rregullash që e karakterizoi gjatë gjithë mandatit presidentin Tramp, i ka vënë vartësit e tij në pozita të vështira, ku të shumtët në mes gabimit dhe largimit kanë zgjedhur këtë të dytin.  

Zv.presidenti Pensi me stabilitetin e tij të treguar në gjithë këto kohët të Trampit të trazuar dhe veçanërisht besnikërinë dhe devotshmërinë e dëshmuar ndaj respektimit të kushtetutës që e bëri me vendosjen e vet si gardiani kryesor i demokracisë amerikane, jo vetëm se i ka bërë krenarë amerikanët, por ai e ka dëshmuar partinë republikane në themelet e kushtetutës dhe demokracisë.  

Në këtë të keqe që e goditi Amerikën, e cila nuk ia doli ta vinte në sprovë demokracinë amerikane. Ajo, demokracia, me sjelljen prej burrështetasi të zv.presidentit Pence, rigjeti veten, kurse demokratët morën paqen që ua solli rezultati i mirë në zgjedhje dhe republikanët fituan kandidatin për zgjedhjet e 2024-tës për Shtëpinë e Bardhë.  

z.Pence ia doli t’i ndalonte dorëheqjet masive në Shtëpinë e Bardhë, të cilat vërshuan aq shumë sa rrezikonin ta linin gjithë administratën pa shtyllat qendrore. Ai me takime kokë më kokë, dha shpresë për një proces të brendshëm, i cili përveç se do çoj te rotacioni i lehtë i pushtetit, me gjasë do çoj edhe te shkarkimi i presidentit Trump, me çka republikanët do fitonin paqen e brendshme, të cilën e humbën që kur Trampi erdhi në Shtëpinë e Bardhë. Ata, në gjithë këto vite,  të gjendur mes dy zjarresh, të presidentit të dalë nga ta dhe të lëndimit moral e të parimeve që po ua vinte mbi supe përgjegjësie ai, patën një martesë gjithmonë pranë divorcit me Trampin.  Zhvillimet e djeshme kanë hapur mundësinë e shkarkimit dhe republikanët nuk kanë pse e humbin këtë rast!  

B. M.

Des supporters de Donald Trump envahissent le Capitole à Washington, mercredi 06 janvier. (SAMUEL CORUM / GETTY IMAGES NORTH AMERICA)