Tjera

Idajet Beqiri: Na hidhëruat shumë me ikjen tuaj, shumë pa u ndjerë, nga kjo jetë, Profesori im i nderuar Aleks Luarasi

Na hidhëruat shumë me ikjen tuaj, shumë pa u ndjerë, nga kjo jetë, Profesori im i nderuar Aleks Luarasi

Shqipëria sot ka humbur një intelektual të kalibrit të lartë, një pasardhës të denjë të Petro Nini Luarasit, një Profesor të shquar të së drejtës, një personalitet të pazëvëndësueshëm, një mendimtar të sistemit të drejtësisë, të legjislacionit shqiptar, të administratës së shtetit dhe të shkencës juridike.
Nuk do të më shlyhen kurrë nga kujtesa dhe nga shpirti vitet e Universitetit, kur Ju kisha Profesorin tim, por edhe si mikun tim, i shtrenjti edukator brilant i imi dhe i dhjetra e dhjetra brezash juristësh që keni nxjerrë, Profesor Aleksi.
Ju ndritët shpirti i bukur dhe i paharruar kujtimi dhe vepra juaj e madhe, cilësore, dobiprurëse për Shqipërinë, i urti, njerëzori, eruditi, atdhetari, njeriu i vlerave më të mira të shqiptarit europian, Profesori im i ndritur Aleks Luarasi.