“Themistokli Gërmenji hapi gjoksin dhe me trupin drejt e sypatrembur e priti
breshërinë e plumbave burrërisht dhe si shqiptar i vërtetë”.
Koloneli Ogyst Mortje:
“Togu i ushtrisë franceze merrte shenjë pushkatimi!
Nuk dua të m’ì lidhni sytë, ua tha pa pikë frikësimi.
E për dëshirë të fundit donte t’i lexohej një letër!
Një letër, çuditej oficeri i togut francez!
Ushtarët prisnin urdhër.
Themistokli Gërmenji kish thënë fjalët e fundit:
“Edhe pse u dënova me vdekje, po vdes i pafajshëm dhe jam i bindur se vdekja ime do t’i shërbejë Shqipërisë, por më vjen keq se po vdes nga plumbat e francezëve me të cilët lidha besë për t’ì shërbyer çështjes shqiptare.
Por s’ka gjë!
Kjo dhembkë do të jetë e ëmbël,
duke ditur se po vdes në luftë për lirinë e atdheut tim, Shqipërisë sime të dashur.
Po vdes i lumtur dhe i kënaqur se e kam ndërgjegjen të pastër dhe shpirtin e qetë në përmbushjen e detyrave kundrejt Shqipërisë.
Lutja e fundit që u drejtoj francezëve është të mos e rrëzojnë flamurin kombëtar shqiptar, të cilin e kam ngritur në Korçë, dhe të mos bëhen shkak e të mos prishet kjo copë Shqipëri.
LAVDI Themilstokli Gërmenjit!