Kulturë\Letërsi

Dervish Çadraku: Trashëgimia kulturore në komunën e Rahovecit

Ligji mbi trashëgiminë kulturore  i Kosovës i ka për objekt vlerat e trashëgimisë historike dhe kulturore ,inventarizimin ,dokumentimin  ruajtjen, konzervimin administrimin e tj. të  këtyre thesarëve të republikës së Kosovës.Ky ligj  për qasje më adekuate trashëgiminë  e ka  specifikuar  ndër të  tjera  në trashëgiminë   arkitektuale ,arkeologjike , të luajtshme ,shpirtërore  inventarizim etj.Ligji është i formuluar mbi baza të avacuara të ligjeve  europiane që janë duke u aplikuar në shtetet perëndimore.Në këtë drejtim nuk mund të themi se Kosova qëndron keq në miratimin e ligjëve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore Mirëpo aplikueshmëria e këtyre ligjëve  ka ngecje të theksuara dhe pothuajse është i harruar në sirtarët e MKRS.

Kosova duke qenë në kryqëzimet e rrugëve të rëndësishme të kohës është njëra ndër vendet që qytetrimet kanë lënë shumë gjurmë aty.Prandaj  duke pasur parasyshë këtë Kosova  ka qenë mjaft e pasur me objekte arkeologjike dhe etnologjike .

Gjatë luftës së  fundit  98-99 në  Kosovë ushtria dhe policia serbe përveq që kanë bërë krime të shumta në njerëz ata kanë  dëmtuar objekte të rëndësishme me vlera të mëdha arkitektonike si dhe  kanë plaçkitur objekte të shumta arkeologjike nëpër muzetë e Kosoves dhe ku do që janë hasur ato duke i dërguar gjithandej Serbisë. Një numër i konsiderueshem i artefaktëve në Kosovë  janë plaqkitur dhe asgjësuar edhe gjatë regjimit ushtarako-policor të periudhës së Sllobodan Millosheviqit.  Këtu kemi të bëjmë ndoshta me thesarin kryesor të trashëgimisë kulturore të luajtshme me vlerë unikale të Republikës së Kosovës, me artefakte arkeologjike nga neoliti e deri në periudhat më të reja, si dhe me objekte etnologjike të rralla që përbejnë një pasuri të rëndësishme të trashëgimisë shtetërore, kombëtare dhe botërore. Si pas disa të dhënave sot në muzetë e Serbsë janë të ekzpozuara rreth 1500 objekte arkeologjike dhe etnologjike të Kosovës . Përveç objektëve arkeologjike dhe etnologjike të grabitura  nga Muzeu i Kosovës dhe muzetë rajonal, Serbia poashtu në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo tinzare ka  grabitur regjistra të ndryshëm, foto dhe video-materiale, dokumentacione arkivore,dorëshkrime  libra të vjetër etj nga Arkivat e Kosovës, Biblioteka e Kosovës dhe vepra të ndryshme të artit nga Galeria e Kosovës dhe ku ka gjetur dhe që i ka konsideruar të vlefshme.

 

Prandaj si në fushat tjera edhe në fushën e trashëgimisë kulturore Serbia i ka bërë dëme të pa riparueshme   Kosovës.

Për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore me theks të veçantë për trashëgiminë e luajtshme, Kosova si shtet i ri duhet dhe mund të të fillojë të merr përsipër edhe legjislacionin ndërkombëtar ratifikimin e konventave  ndërkombëtare që më të janë :

 

Konventa e Hagës, 1954 “Mbi mbrojtjen e vlerave kulturore në rast konflikti të armatosur” dhe protokolin me rregulloren mbi zbatimin e kësaj konvente;

 

Konventa e UNESCO-s, 1970 për “Mjetet e ndalimit dhe parandalimin të importit dhe eksportit të paligjshëm dhe transferimin e pasurisë kulturore”;

 

Konventa e UNESCO-s 2003 ‘’Për ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale’’.

 

Me ratifikimin e këtyre Konventave, Republika e Kosovës bën një hap përpara në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore me theks të veçantë të asaj të luajtshme

Me këto  veprime Kosova e ndërkombëtarizon dhe parandalon eksportin dhe importin e paligjshëm të trashëgimisë së luajtshme  dhe do të kishte mundësi që në nivel ndërkombëtar të kërkonte kthimin e artefakteve arkeologjike dhe

etnologjike të vjedhura dhe të plaçkitura nga Serbia dhe nga kushdo qoftë që i posedon në mënyrë të pa ligjshme jashtë republikës së Kosovës.

Republika e Kosovës me sa e dimë ende nuk ka një listë të mirëfillt të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme. Republika e Kosovës ende disponon dhe mbështetet në listën për  trashëgiminë  kulturore e mbetur nga periudha e pushtimit serb që përfshinë vetëm trashëgiminë kulturore materiale të paluajtshme dhe e cila është hartuar në dëm të trashëgimisë kulturore të Kosovës.Në këtë kontekst edhe komuna e Rahovecit do të përfitonte shumë dhe do të pasurohej me artefakte të ndryshme që kanë vlerë të pa kontestueshme arkeologjike.

 

Rahoveci si qytet dhe si rrethinë nuk qëndron më mirë në raport me pjesët tjera të Kosovës në këtë drejtim  përkundrazi makineria ushtarake serbe është treguar shumë më e dhunshme  në këtë komunë duke djegur pjesën më të madhe të qytetit dhe të fshatrave për rreth.Ajo kështu i bëri shkrumb e hi shumë objekte të rëndësishme arkitektonike  të trashëgimisë kulturore .Plaqkitën dhe dëmtuan gjëra të vlefshme të cilat ishin gjurmë të  së kaluarës dhe rrugës sonë si popull të kësaj treve dhe më gjerë.

 

Në Rahovec dhe në shumë vendbanime të kësaj komune në të kaluar dhe më vonë   janë zbuluar fakte të shumta  arkeologjike, të cilat tregojnë se këto vise janë përplot me relikte të vendbanimeve të dikurshme antike, të cilat rrjedhin nga epoka e hershme romako-ilire .

Në fshatin Reti janë gjetur epitafe-pllaka mermeri nga koha romake dhe ilire  është gjetur një numër objektesh  arkeologjike (dy qypa të mëdhenj, njëri nga këto ka vëllimin 400 litra, monedha metali, maje të shtizave, elefanti i bronzës e tjera për të cilën mendohet se kan prejardhjen nga epoka e hershme romake

Poashtu në afërsi të Rahovecit në lokalitetin Bërnjakë duhet të jetë vendbanimi nga periudha romake.

Edhe në fshatin Çifllak është gjetur “Altari Romak i Sakrifices  , janë gërmadhat e gjytetit në Zatriq ,lokaliteti arkeologjik romak në Pazhik,Kulla e Sahatit e qytetit,Teqet e Halvetive shek XIX,Teqja e Melamive  shek XIX kulla të ndryshme të shek.XVIII XIX XX në Rahovec dhe Opterushë  ,xhami të ndryshme  ,kroje të shek.XVIII , gërmadhat e Kështjellave  të Dafinës të Gradishit etj.

Të gjitha këto janë vlera të pa diskutueshme të trashëgimisë kulturore me të cilat me të drejtë mburren banorët e komunës së Rahovecit.Mirëpo ky lokalitet është edhe më i pasur se kaq sepse shumë artefakte të cilat janë gjetur apo zbuluar në të kaluarën  ,janë  nxierrë nga errësira e tokës dhe e lashtësisë por  janë futur në një errësirë tjetër po aq të dëmshme, në atë të sirtarëve të individëve dhe të familjeve të ndyshme në këtë komunë .Vlerën  e këtyre artefaktëve përveç që e rritë lashtësia e  tyre po aq e rëndësishme është edhe ekspozimi i tyre i përheshem dhe për publikun sa më të gjerë.Të shijuarit e këtyre vlerave në mënyrë të kufizuar vetëm nga një individ apo disa njerëz i dëmton jo vetëm ato si artefakte por edhe hulumtimet  arkeologjike   dhe etnologjike të kësaj treve dhe më gjerë.Ato e kanë rëndësinë e tyre kur dalin në dritë të mirëfilltë dhe kanë mundësi që ti frekuentojnë secili.Kështu do të bëheshin objekt studimi për studiues të ndryshem në fushën e arkeologjisë do të bëhej krahasim dhe kategorizim shkencor i vlerave.Ruajta dhe konzevimi i artefaktëve në mënyrë profesionale ka shumë rëndësi sepse e ruajnë bukurinë dhe jetëgjatësinë e tyre.Rahoveci e ka këtë mundësi sepse e ka të ngritur muzeun e qytetit i cili i plotëson të gjitha kriterët e një muzeu të mirëfilltë .Ai sot është pothuaj i zbrazët për shkak të mos angazhimit të qeverisë komunale dhe të vetëdisimit të pa mjaftueshem të qytetarëve duke mbajtur artefakte të ndryshme në shtëpitë e tyre .

Se është e dëmshme kurë  me vlerat arkeologjike etnografike kombëtare etj të merren individ jo profesional dhe jo institucional shifet edhe te një numër i madh i përmendorëve të  varrezave e të  rënëve të UÇK-së ,të kompleksëve përkujtimore,të  martirëve të luftës, që janë ngritur në komunën e Rahovecit dhe gjithandej Kosovës.

Në botën e qytetruar për ngritjen e varrezave, për ngritjen e përmendorëve të të  rënëve për liri ,të shënimit apo evidentimit të vendluftimëve,  vendaktivitetëve atdhetare e tj. ka standard të caktuar dallues pë një ngjarje apo përiudhë historike dhe këto standarde përdoren në tërë teritorin e shtetit.Një numër i madhe i përmendorëve  të  luftëtarëve të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të ngritura në bazë të vullnetit dhe imagjinatës së familjarit, shokëve  të dëshmorit apo të ndërtuesit të atij objekti.Prandaj kemi përmendore me formë dhe domethënje gjithëfare ,varre të rrethuara me rrethoja mbi dy metra dhe njerëzit e kanë të vështirë qasjen ,vendosje të flamujve pranë  varrëve  ,apo vendosje të flamujve gjithëqyshë  dhe për kohë të pacaktuar derisa era dhe kushtet atmosferike e leckosin dhe hudhin për tokë.Të gjitha këto objekte janë të ndërtuara pa kriter me material dhe mjeshtri të dobët të cilat nuk i përballojnë kohës .Këto vepra  në vend që ta sfidojnë dhe ti mbijetojnë kohës ato për një kohë  të shkurtër dëmtohen.Nuk janë  për tu lavdëruar as punët e realizuara nga institucionet tona shtetërore  sepse kanë bërë punë shkel e shko.Shembulli më domethënës është Kompleksi Përkujtimor në Kodrën e Gradishit i cili që sa vite ka mbetur i pa përfunduar dhe nuk po investohet për realizimin e tij.Ky projekt nga punët e pa përgjegjëshme  është dëmtuar në masë të madhe. Projekti ka mbetur në mëshirën e kohës dhe të dorës dëmtuese të individëve  të pa ndërgjegjshem.

Siç dihet ky kompleks përmbanë  një muze të UÇK-së varrezat e dëshmorëve ,amfiteatrin e hapur veror dhe Obeliskun e Triumfit.Kompleksi është në harmoni me bukuritë natyrore të kanjonit të Drinit të Bardhë ,Urës së Fshajtë dhe të rrënojave të Kalasë së Gradishit .

Janë për tu theksuar edhe disa veprime dhe dukuri të cilat manifestohen shpesh në komunën e Rahovecit dhe gjithandej Kosovës gjatë përvjetorëve të deshmorëve dhe të shënimit të datave të betejave të luftës së UÇK-së të ,cilat nuk përkojnë me traditën dhe trashëgiminë tonë .Edhe pse historia e popullit tonë ka qënë e rëndë ,e përgjakshme, shpesh shfarosëse kanë dalë individ apo grupe të cilët kanë vënë gjokset për të mbrojtur popullin dhe për të çliruar atdheun duke e flijuar edhe veten e tyre  .Populli ynë  për ata ka  thurë këngë, poezi ,ka  shkruar libra etj.duke e lartësuar në piedestal veprën dhe gjakun e tyre Nuk është në traditën e popullit tonë që pranë varrezave  dhe përmendorëve të njezëve të mëdhej siç janë dëshmorët të recitohen elegji ,këngë dhe fjalime trishtuese ku tubimi gjeneron ne vaj masiv. Rënjët e deshmorëve  kurrë nuk kanë qenë burim i lotit dhe i dridhjes së buzës. Rënjet e deshmore sado të dhimshme të kenë qenë,fushë betejat, përmendoret dhe lapidarët e tyre në traditën tonë gjithmonë  kanë qenë frymëzim për të gjithë ne ,për poetët për rrapsodët dhe për ninullat e fëmijve në djep.Rënjet e deshmorëve i kanë dhënë kurrajo,motiv dhe vrull gjakut rinor që të punohet dhe të luftohet për të mirën e kombit. Këtyre  traditave nuk guxojmë të iu shmangemi por  ti ruajmë dhe  ti kultivojmë, në të kundërten  i lëndojmë dhe i fyejmë dëshmorët,…

Republika e Kosovës në përgjithsi dhe komuna e Rahovecit ne veçanti kanë një pasuri të pa llogaritshme në aspektin arkitektonik ,arkeologjik dhe etnologjik për të cilën duhet urgjentisht të merren veprimet e nevojshme  që ajo mos të humbet apo të dëmtohet.

Duke e parë që edhe komuna e Rahovecit nuk çëndron më mirë në këtë drejtim  është e nevojshme të formohet një grup i punës nga organet kompetente komunale  i cili do te bënte inventarizimin e mirëfilltë  e  të gjitha objektëve të trashëgimisë kulturore  dhe në kuadrin e këtij veprimi të hyjnë në listën e monumentëve të mbrojtura të gjitha objektet  që përfaqësojnë vlerat e UÇK-së, të shkëputën nga pronësia familjare dhe të hyjnë nën përkujdesjen shtetërore për të cilin shtet edhe ranë.

Të punohet për vetëdisimin e qytetarëve mbi  rëndësinë  e pasurimit të Muzeut të Qytetit me  elemente të  të trashëgimisë kulturor në mënyrë që të gjitha artefaktët që ata posedojnë ti deponojnë në këtë  muze.

Të formohet një fond për kompenzimin e artefaktëve të caktuara .

Të bëhet digjitalizimi i objektëve të kësaj trashëgimie me fotografi dhe me shënime adekuate .

Të punohet për kryerjen e punimëve në Kompleksin Përkujtimor në Kodrën e Gradishit dhe të aftësohet për funkcionim  Muzeu i UÇK  dhe  amfiteatri i këtij kompleksi ku përveç  atrakcionit që ka  do të hapeshin edhe vende të reja pune.

Dervish Çadraku ,shoqata  “Arbëria “