Roboti Rover Perseverance i agjencisë hapësinore amerikane po vijon misionin e tij në planetin Mars. BBC bën me dije se tashmë puna e NASA do të kalojë në një fazë tjetër, që është ajo e analizës së tokës.
Për këtë Rover Perseverance do të marrë një copë shkëmbi nga Marsi dhe do ta sjell në Tokë, që shënon dhe fundin e misionit të tij.
Shkencëtarët thonë se nga shkëmbi ata do të studiojnë nëse në Mars ka pasur ndonjëherë jetë dhe analizat do të marrin disa kohë.
Deri tani nga imazhet e sjella në tokë nga roboti, është parë se mund të ketë pasur një liqen dhe një lumë, por ende asgjë nuk është e konfirmuar.
Roboti i NASA ka lëvizur në një sipërfaqe të madhe në Mars, që prej mbërritjes aty 5 muaj më parë. NASA tashmë u ka vendosur dhe emra vendeve të eksploruara duke i quajtur “Paver Stones”, ose “Fractured Rough”.
Shkencëtarët duan të përcaktojnë nëse shkëmbi që ata do të analizojnë ka origjinë sedimentare apo vullkanike.