Komenti

Muharrem Gjafa: Bashkimi i kombit në një shtet është domosdoshmëri

1. Opinionistë, analistë, gazetarë etj., po, për fatkeq, edhe politikanë, thonë se kombi shqiptar do të jetë kombi më i madh i Ballkanit në BE. Kjo është e vërtetë, po pse jo i bashkuar në shtetin e vet, po i ndarë në pesë shtete?

2. Për mendimin tim, kjo tezë u shërben serbëve e të tjerëve për t’u shmangur vëmendjen po e po shqiptarëve, po edhe botës nga bashkimi në një shtet të vetin brenda trojeve shqiptare. Ne fakt, edhe sot që shtetet : i Shqipërisë, i Kosovës, i Maqedonisë, me rreth 47 përqind shqiptarë, të cilët nuk janë në BE, si edhe shqiptarët e Malit të Zi e të Çamërisë, të cilët janë në BE, përbëjnë kombin më të madh të Ballkanit. Analistët tanë etj. nuk janë të paditur. Atyre dua t’u kujtoj se në BE bashkohen jo kombet, po shtetet dhe se kombi e shteti nuk janë e njëjta gjë. Asnjë komb në BE nuk perfaqësohet nga dy shtete. Bie fjala : as kombi gjerman, as kombi francez etj. Pse kombi shqiptar duhet të përfaqësohet i ndarë në pesë shtete? Sepse nuk është Kinë, sepse nuk është Gjermani?! Enver Hoxha është i pari në botë që guxoi dhe tha se kombi gjerman nuk duhet të jetë i ndarë në dy shtete gjermane!

3. Askush nuk mund të vërë në dyshim se në Ballkan shqiptarët jetojnë në trojet e veta amëtare. Po pse jo të bashkuar në shtetin e vet amëtar? Vetëm të bashkuar në shtetin e vet amëtar dhe kur ky shtet të njihet e të pranohet në BE, vetëm atëhere shqiptarët do të përbënin edhe kombin më madh edhe shtetin më të madh të Ballanit Perëndimor! Pse? Se në BE do t’i përfaqësonte shteti i tyre. Nesër Shqipëria do të jetë në BE, po ajo nuk do t’i përfaqësojë as çamët e Çamërisë, as kosovarët e Kosovës, as shqiptarët e Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut, as trojet e tyre! Edhe sot trojet amëtare dhe shqiptarët që banojnë në to njihen ndêrkombëtarisht, po nuk përfaqësohen nga shteti i shqiptar, po nga shtetet ku jetojnë! Ja padrejtësia, açik!

4. Unë e di se kjo nuk i pëlqen dikujt, po e vërteta është kështu dhe s’ka përse të kihet frikë për ta thënë, as për ta ndërkombëtarizuar çështjen, as për të hartuar një platformë shkencore bashkimi, as për të përpunuar opinionin shqiptar e atë botëror. Kjo nuk ka të bëjë me shovinizmin! Enveri ka thënë se nuk ka as Shqipëri të madhe, as Shqipëri të vogël, po ka një Shqipëri të vetme në trojet e saj amëtare! Shteti shqiptar i sotëm bashkë me shtetin shqiptar të Kosovës duhet të jenë në krye të kësaj nisme! Dhe BE-ja duhet ta mbêshtesë këtë nisëm e t’i qëndrojë besnik faktit që në BE bashkohen shtetet jo kombet!