Prsihtinë, 26 shkurt 2019
Shoqeria njerezore gjate zhvillimit te saj ka njohur permbysje progresiste, por edhe permbysje reaksionare… Nga ky fenomen nuk ka qene imune as shoqeria shqiptare, e cila, fatkeqesisht, ka njohur me shume permbysje reaksionare se progresiste-perparimtare…Permbysje reaksionare shoqeria shqiptare ka njohur edhe ne kohen tone! Po mbushen 30 vite qe bashkepunetoret e nazifazhizmit dhe pjella e tyre (bashkepunetoret e Hitlerit e te Musolinit!) promovohen ne shoqerine shqiptare si “demokrate”, “properendimore” e “humaniste”!!! Kurse bashkepunetoret e sherbimeve serbe, greke, italiane… shpallen “deshmore” e viktima te shtetit te Enver Hoxhes!!! Kerkohet hapja e dosjeve (Pse jo?!) per bashkepunetoret e shtetit shqiptar, qe ishin patriote te vendit te tyre, por nuk kerkohet asnjehere hapja e dosjeve te bashkepunetoreve te Serbise, Greqise, Italise e sherbimeve tjera antishqiptare!!! Pas “kthimit” te Ahmet Zogollit dhe te Mithat Frasherit (kreut te kolaboracionizmit!) nuk ka ngel tjeter veç edhe Esat Toptanin me e “kthy” nga varrezat serbe te Parisit!!! Ndersa, ata qe luftuan te keqen me te madhe te njerezimit, lubin nazifashiste, ata qe luftuan ne krah te Amerikes, Bashkimit Sovjetik, Britanise se Madhe dhe koalicionit boteror antifashist jane shpallur dhe po persekutohen si “antidemokrate”, “antiperendimore” e “kriminele”!!! Pra, ata qe luftuan kunder nazifashizmit per lirine dhe shpetimin e asaj pak Shqiperie dhe te kombit shqiptar shpallen “armiq te demokracise e te perendimit”!!! Ata qe Republiken e Shqiperise dhe kombin shqiptar e radhiten ne anen e duhur te historise, me çka edhe e shpetuan, dhe ata qe Republiken e Shqiperise e futen ne rrugen e zhvillimit, perparimit, kultures e civilizimit evropian ka 30 vite qe jane shpallur dhe luftohen si “antidemokrate” e “antiperendimore”!!! Keta e dogjen dhe po synojne ta djegin edhe njehere Republiken e Shqiperise dhe çeshtjen shqiptare per llogari te Serbise, Greqise… Kishte te drejte Noli i madh kur shkruante se ne “Shqiperi brenda dites tradhtari behet patriot e patrioti tradhtar”…
(“Si në gjithë vendet evropiane dukuria e kolaboraciozmit u shfaq edhe në Shqipëri. Nga ’39 deri në ’44 pati një numër Qeverisë Kuislinge të cilët përfaqësonin interesat e pushtuesve italianë dhe gjermanë
Lexoni ju lutem librin e shkëlqyer të historianit të madh, akademikut Arben Puto për Qeveritë Kolaboracioniste të Shqipërisë në harkun kohor 1939-1944
Dokumentet flasin qartë. Ishin partizanët, qe ushtria Antifashiste Nacionalçlirimtare, që luftoi heroikisht për çlirimin e Shqipërisë. Po Balli Kombëtar? Këtu nuk flas se cilët persona apo personalitete qenë në organizimin apo dhe drejtimin e kësaj organizate politike. Në të vërtet kjo nuk ka shumë rëndësi. Balli Kombëtar u krijua për të patur një paralele kundërshtuese me Frontin Nacionalçlirimtar. Nuk është aspak një gjëegjëzë linguistike, apo trill gjuhësor, që fjala Front u shndërrua prej tyre në fjalën Ballë, fjala Nacional u bë Kombëtar. Mungon vetëm fjala “Çlirimtar” në këtë ekuacion sepse ballistët jo vetëm që nuk luftuan kundër pushtuesve, por bashkëpunuan qoftë me fashistët italianë, qoftë dhe me nazistët gjermanë”. Pjesë nga shkrimi i Moikom Zeqos: Per Ramen, Luften dhe djalin e Abdylit)