Arkiv / Ripublikim

Xhevat Bislimi: POLITIKANËT-QEVERITARËT E SHANTAZHUAR PO E MBAJNË KOSOVËN NË GJUNJË

Prishtinë, 20 shkurt 2017

Politikanët, qeveritarët dhe, përgjithësisht krerët e shantazhuar të partive politike dhe të shtetit, janë garancia më e madhe për ta mbajtur një vend në gjunjë…

Dihet që për çështjen shqiptare, përgjithësisht në Iliri dhe posaçërisht për Kosovën dhe pavarësimin e saj nga Serbia, ka dallime të mëdha midis Fuqive më të Mëdha në botë. Kjo e vertete e njohur do te duheje t’u sherbente shqiptareve, sidomos Tiranes zyrtare, Prishtines e Shkupit, qe te ndertonin dhe zbatonin politika qe marrin parasysh kete fakt, politika qe do t’i benin balle kesaj te vertete-divergjencave midis Fuqive te Medhe ne bote dhe politika qe do te shtynin perpara projektin per zgjidhjen perfundimtare te çeshtjes shqiptare ne Iliri gjate ketij 50-vjecari te shek. XXI.

Mirepo, per fatin tone te keq, dashakeqinjte (kundershtaret, armiqte) e zgjidhjes se drejte te çeshtjes shqiptare ne Iliri jane ende te fuqishem dhe para nesh… Ata ishin te suksesshem ne korruptimin, kompremetimin dhe kapjen e shume politikaneve tane ne Tirane, Prishtine e ne Shkup! Nje pjese e ketyre politikaneve te “ricikluar” nga koha e pushtimit (Jugoserbia) ishin te kapur qe moti! Perveç gjykatave te UNMIK-EULEX-it kundershtaret dhe armiqte e zgjidhjes se drejte te çeshtjes shqiptare (edhe te Kosoves) ia dolen qe edhe Gjykaten e Hages ta perdornin suksesshem per t’i trembur, shantazhuar e disiplinuar, sidomos, politikanet qe dolen nga LPK-UÇK-ja dhe lufta çlirimtare! Erdhi nje kohe qe edhe gjykatave te UNMIK-EULEX-it, por edhe Gjykates se Hages t’u dali boja (pasi ndaluan, akuzuan dhe denuan qindra luftetare te lirise e drejtuese politike e ushtarake te LPK-UCK-se!

Fuqite kundershtare dhe armiqesore te pavaresimit (shkeputjes se plote) te Kosoves nga Serbia dhe te zgjidhjes se drejte te çeshtjes shqiptare ne Iliri “zbuluan” edhe nje Gjykate Speciale, unike ne bote, per arrestimin, akuzimin dhe denimin e atyre qe kane “shpetuar” ose ishin lene me dashje per t’u shantazhuar ne kete kohe! Gjykata Speciale, per dallim prej atyre tjerave, bazen e vetme legale dhe legjitime e mori nga Kuvendi i Republikes se Kosoves, nga deputetet qe e votuan ate me kerkese te “boseve” te tyre!! Kjo Gjykate nuk mundi te mbeshtetej dhe legjitimoheje ne asnje dokument a norme nderkombetare! Ketu edhe qendron IRONIA e madhe! Deputetet shqiptare, te koalicionit LDK-PDK, te mbeshtetur nga deputetet serbe, ashkalinj, “turq”, rome, egjiptiane…, votuan krijimin e Gjykates Speciale per denimin e Luftes se LPK-UÇK-se dhe te kombit shqiptar per çlirimin e Kosoves!! E papare dhe e padegjuar! Sipas mendimit tim kjo Gjykate me shume do te perdoret si instrument per shantazhimin, trembjen-frikesimin dhe disiplinimin e politikaneve dhe zyrtareve me prejardhje atdhetare-liridashese (ata te “ricikluarit” jane te disiplinuar e te degjueshem!) me qellim qe te mos lejojne pavaresimin-shkeputjen e plote te Kosoves shqiptare nga Serbia dhe bashkimin e saj me shtetin e saj AME! Po duket qe veç ka nisur perdorimi i ketij instrumenti (Gjykates Speciale) per shantazhimin dhe disiplinimin-gjunjezimin e ndonje politikani, qe u bente ose mund t’u beje karshillek fuqive kundershtare te shkeputjes-pavaresimit te plote te Kosoves nga Serbia…

Ne radhe eshte marreveshja e kufirit me Malin e Zi, “Zajednica” famekeqe (e zeza e Republikes se Kosoves dhe e shqiptareve!), etj. Prandaj, Tirana zyrtare (sidomos), forcat e pashantazhuara politike dhe shqiptaret pergjithesisht duhet t’i mobilizojne dhe bashkojne energjite e tyre dhe t’i largojne nga politika politikanet e shantazhueshem (te korruptuar, te komprometura, te kapur…), sepse permes tyre dhe me ndihmen e tyre Kosova jone shqiptare po mbahet ne gjunjë… Çlirimi i politikes dhe i institucioneve shteterore nga keta politikane eshte kusht sine que non per pavaresimin e plote te Kosoves nga Serbia.