HomeLëvizja\UÇK39 vite nga vrasja e Heronjve të Shqipërisë: Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës Jan. 17, 2021 at 8:40 amLëvizja\UÇK39 vite nga vrasja e Heronjve të Shqipërisë: Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës4 vjet ago17th Janar 2021No tagsXhevat Gjini Rojet e errësirës i vranë mizorisht, më 17 janar të vitit 1982 në Untergrupenbach afër qytetit Heilbronn, Landi i Shtuttgart-it, në Gjermani. Gjatë tërë kësaj kohe, opinioni liridashës shqiptar dhe ai i Kosovës në veçanti, nuk ka arritur të mësojë të vërtetën për aktorët e krimit, edhe pse dihet organizatori dhe urdhërdhënësi. Jusuf Gërvalla, edhe pse i plagosur për vdekje kishte jetuar aq sa për ta drejtuar gishtin te vrasësit, te organizatorët e krimit, por nuk kishte apostrofuar persona të veçantë, mbase edhe nuk i ka ditur, mbase nuk iu kanë kujtuar në çastet kur po përpëlitej në agoninë e vdekjes, në sallën e Spitalit, ku rastësisht, apo me sugjerim paraprak kishte ndodhur kujdestar në emergjencë, një mjek me origjinë nga Serbia. Fjalët e Jusufit kishin sqaruar se kush qëndronte prapa krimit dhe për këtë nuk janë shfaqur dyshimet asnjëherë, por zbulimi i dorasit apo dorasëve ka mbetur një enigmë, e cila nuk është zbërthyer dhe duket se janë të pakta gjasat për ta zbuluar, meqë në këtë vrasje duket se kanë qenë të implikuar figura, asokohe mbase edhe të panjohur, të cilët me kalimin e moteve mund të jenë shndërruar në engjëj, në magnatë e miliarderë. Këto paragjykime nuk mund të jenë asgjë më shumë se një pretendim më tepër në mesin e qindra supozimeve lidhur me vrasësit e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës. Prej 17 janarit të vitit 1982 e deri tani, nga grupe dhe klane të caktuara politike janë bërë shumë përpjekje për t’i vrarë edhe për së vdekuri, për t’i ndarë, ashtu edhe sikur kanë arritur t’i ndajnë pas vdekjes dhe për t’i mbuluar me hipotekën e dyshimit, ashtu sikur edhe kanë arritur, deri diku. Ata, që kanë përcjellë me vëmendje zhvillimin e rrjedhave politike prej vitit 1981 e deri tani, ata që janë marrë me “zbulimin” e vrasësve të këtyre tre heronjve të Kosovës, dhe shumë të tjerë që kanë paragjykuar dhe kanë manipuluar sipas interesave të grupeve e klaneve të tyre, në mungesë të versionit të vërtetë, janë shërbyer dhe ende shërbehen me paragjykime, me gjysmë të vërteta, me hamendësime dhe krejt kjo vetëm sa e ka bërë edhe më të pamundshme zgjidhjen e enigmës, ndërkohë që projektuesit dhe zbatuesit e krimit kanë përfituar shumë më tepër sesa kanë menduar, madje ka të tillë që përfitojnë edhe sot, sepse përçarja që kanë krijuar ata mes shqiptarëve me kryerjen e krimit, në Shtutgart ende nuk është shafitur dhe duket se edhe për shumë kohë do të mbetet një plagë kanceroze, në dëm të unitetit kombëtar të shqiptarëve. Përveç ndonjë të marri, të çmenduri apo të lajthituri psikik, nuk ka shqiptar të ndershëm e liridashës që dyshon në atdhetarinë e dëshmuar të këtyre tre martirëve, tre dëshmorëve dhe tre heronjve të kombit. Por ekziston edhe një staf tjetër veprimtarësh të Lëvizjes dhe politikanësh, të cilët për interesa politike, ende janë në gjendje të drejtojnë gishtin andej e këndej, me qëllim për të përfituar nga kapitali i tyre kombëtar dhe me qëllim për ta mbajtur peng, jo vetëm familjen e të afërmit, por edhe tërë liridashësit e vendit. Një punë krejt të pandershme në këtë drejtim, në drejtim të helmimit të opinionit me gënjeshtra e kryejnë me sukses disa medie të njohura për skandale, që mbijetojnë financiarisht duke përhapur gënjeshtra, sensacione, duke shtrembëruar të vërtetën, duke e gjymtuar atë për qëllime që dihen dhe duke qenë zëdhënës konstantë të politikave të caktuara antikombëtare, qysh prej mbarimit të luftës. Share this:FacebookXtweet share on Facebookshare on Twittershare on Emailadd a commentHeroi i Lëvizjes dhe i Shqipërisë Kadri Zeka për unitetin e popullit të pushtuar shqiptarKRYETRIMI, KRYEHEROI DHE KRYEPROFETI I SHQIPËRISË DHE I SHQIPTARËVE, – GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEUPostimet e fundit !Vështrim/AnalizëDorëshkrimet e Kiço Mustaqit: Ja historia e Ushtrisë ShqiptareXhevat Gjini5 ditë ago28HistoriAlbert Z. Zholi: Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria sesion shkencor për 80 – vjetorin e çlirimitXhevat Gjini5 ditë ago26UncategorisedAlbert Z. Zholi: Universiteti Bujqësor ka humbur shkëlqimin; është grabitur dhe rrënuarXhevat Gjini5 ditë ago23Portreti/intervistaMehmet Bislimi: Shotë Galica – Qerime Halili (1895 – 1927)Xhevat Gjini5 ditë ago26Kulturë\LetërsiAlbert Z. Zholi: Dritëhijet e Panairit të librit të 27-të “Tirana 2024”Xhevat Gjini5 ditë ago26Kulturë\LetërsiAlbert Z. Zholi: Dita e katërt e Panairit të librit “Tirana 2024”Xhevat Gjini5 ditë ago18th Nëntor 202425Kulturë\LetërsiAlbert Z. Zholi: Panairi i 27-të i librit “Tirana 2024” (Dita e dytë)Xhevat Gjini5 ditë ago22Kulturë\LetërsiShefqet Dibrani: Ushtarak dhe piktor i talentuar, Bashkim AlushiXhevat Gjini5 ditë ago24Portreti/intervistaShefqet Cakiqi – Llapashtica: 95 – vjetori i vrasjes së Atë Shtjefën Gjeçovit nga Serbia pushtueseXhevat Gjini3 javë ago60HistoriAlbert Z. Zholi: 80 – vjetori i çlirimit të KorçësXhevat Gjini3 javë ago56You Might Also LikeLëvizja\UÇKMehmet Bislimi: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu (në 35 vjetorin e rënies së tyre heroike)Lëvizja\UÇKShefqet Cakiqi – Llapashtica: Bashkimi emër i madh!Lëvizja\UÇKXh. Gjini: FJALA E MBAJTUR NË MBLEDHJEN PËRKUJTIMORE PËR VETERANIN E LËVIZJES E TË LUFTËS ÇLIRIMTARE, SADRI SHERIFILëvizja\UÇKRamadan Avdiu: Fjala për Heroin e Kombit Xhavit HaziriLëvizja\UÇKHasan Ukëhaxha: Reagim me shkasLëvizja\UÇKXh. Gjini: Pllakë nderimi e kujtimi për Heroin Bahri FazliuLëvizja\UÇKMehmet Bislimi: Hero Remzi Ademi – “Petriti” (1952 – 1998)Lëvizja\UÇKLuan Veliu: Hero Ismet Jashari – “Kpmandant Kumanova”Lëvizja\UÇKMehmet Bislimi: 14 – vjetori i vdekjes tragjike të Veteranit të Lëvizjes dhe të Luftës Çlirimtare Sabit Veseli (1958 – 2010)Lëvizja\UÇKMehmet Bislimi: Mbledhja e IV-të e Përgjithshme e Lëvizjes Popullore të Kosovës
Vështrim/AnalizëDorëshkrimet e Kiço Mustaqit: Ja historia e Ushtrisë ShqiptareXhevat Gjini5 ditë ago28
HistoriAlbert Z. Zholi: Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria sesion shkencor për 80 – vjetorin e çlirimitXhevat Gjini5 ditë ago26
UncategorisedAlbert Z. Zholi: Universiteti Bujqësor ka humbur shkëlqimin; është grabitur dhe rrënuarXhevat Gjini5 ditë ago23
Portreti/intervistaMehmet Bislimi: Shotë Galica – Qerime Halili (1895 – 1927)Xhevat Gjini5 ditë ago26
Kulturë\LetërsiAlbert Z. Zholi: Dritëhijet e Panairit të librit të 27-të “Tirana 2024”Xhevat Gjini5 ditë ago26
Kulturë\LetërsiAlbert Z. Zholi: Dita e katërt e Panairit të librit “Tirana 2024”Xhevat Gjini5 ditë ago18th Nëntor 202425
Kulturë\LetërsiAlbert Z. Zholi: Panairi i 27-të i librit “Tirana 2024” (Dita e dytë)Xhevat Gjini5 ditë ago22
Kulturë\LetërsiShefqet Dibrani: Ushtarak dhe piktor i talentuar, Bashkim AlushiXhevat Gjini5 ditë ago24
Portreti/intervistaShefqet Cakiqi – Llapashtica: 95 – vjetori i vrasjes së Atë Shtjefën Gjeçovit nga Serbia pushtueseXhevat Gjini3 javë ago60
Lëvizja\UÇKXh. Gjini: FJALA E MBAJTUR NË MBLEDHJEN PËRKUJTIMORE PËR VETERANIN E LËVIZJES E TË LUFTËS ÇLIRIMTARE, SADRI SHERIFI
Lëvizja\UÇKMehmet Bislimi: 14 – vjetori i vdekjes tragjike të Veteranit të Lëvizjes dhe të Luftës Çlirimtare Sabit Veseli (1958 – 2010)