Dhe sot më 30 Dhjetor – Ditën e Veteranëve të UÇK-së, të gjithë ne, e kemi për obligim të përkujtojmë heronjtë, dëshmorët e kombit dhe të gjitha ata, të cilët në momentin vendimtar ishin nën hijen e flamurit kombëtar. Pa sakrificën e tyre sot nuk do të mund të merrej me mend Liria e Kosovës dhe më gjerë liria e popullit shqiptar. Dhe sot kemi shumë arsye të krenohemi me emblemën e UÇK-së dhe sakrificën e gjeneratave të cilat bartën flamurin e lirisë ndër shekuj. Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
add a comment