Mërgatë

Besim Zymberi: Mërgata (diaspora) jonë

Diaspora jonë……në Kalabri, Sicili, Venedik, Romë, Raguzë, që nga shekulli XV…-në Ukrainë, Rumani e Bullgari, nga shekujt XVIII-XlX…-në Turqi kryesisht, e deri në Jemen, nē shekujt XIX-XX…-në Amerikë në shekujt XlX-XX…-në Evropën Perëndimore e Australi, në shekllin XX……kudo gjetiu në botë……është e njëjta; Është tërësia e gjakut tonë të shprishur, siç do të thoshte De Rada…-Diaspora, për mua është-ndjenjë, identitet… Mërgata a nuk është portofol dhe as patericë, por është gjysma aq e munguar e plotnisë sonë…Diasporë-janë njerëzit dhe jo pagat e tyre…Ndaj e adhuroj “Zhurmën” dhe “Rrëmujën” që e bëjnë njerëzit tanë kur vijnë për pushime në vendin e tyre…Ajo “rrëmujë” dhe ajo “zhurmë”, tek unë sjellin një qetësi, sado të përkohshme, nga klithma e vazhdueshme trishtuese e ndarjes si plagë…Të dashur mërgimtarë, shyqyr që ju kemi, kudo që jeni!Faleminderit që jeni…!