KUR NUK MUND TA DJEGIN VENDIN DJEGIN MANDATET E KARRIKET E KUVENDIT!
Partia Demokratike është partia e vetme në Evropën e fundshekullit XX që lindi dhe u zhvillua duke i vënë zjarrin dhe duke shkrumbuar e rrënuar vendin e saj!! Prandaj, me të drejtë merituan epitetin “parti demoanarkovandaliste”…
Republika e Shqipërisë dhe populli i saj shqiptar, i dhunuar, i djegur, i vandalizuar, i vrarë dhe i terrorizuar nga zjarrvënësit dhe vandalistët e Sali Berishës dhe bandat e të tij, mbijetoi dhe me përpjekje e mund të madh e tejkaloi këtë periudhë të djegies e të vandalizimit të vendit, duke e “disiplinuar” edhe Berishën dhe bandat e tij, që më parë bënin ligjin…
Në pamundësi për ta djegur dhe vandalizuar vendin (e provuan shumë herë, por pa sukses…) PD – ja dhe Berisha, bashkë me Monikën e Ilir Metës, dogjën mandatet dhe braktisën Kuvendin me besimin se kësaj here do të ngritejë i gjithë populli shqiptar dhe do ta digjte Kuvendin dhe vendin, Republikën e Shqipërisë!?
Por, i kishin bërë llogaritë pa hanxhinë! Shteti shqiptar nuk ishte ai i 30 viteve mê parë… edhe shqiptarët ishin ndërgjegjësuar dhe i kishin kuptuar qëllimet dhe angazhimin zjarrvënës dhe shkatërrimtar të Berishës dhe berishistëve… Bashkë me mandatet u dogjën edhe vet, dolën të humbur dhe një ditë me diell u përleshën barbarisht midis tyre, aq sa po të mos ndërhynte policia do të vrisnin njëri-tjetrin…
Ndërkohë, SHBA-ja dhe pastaj edhe Britania e Madhe e shpallën Sali Berishën “NON GRATA”… Nuk vonoi shumë dhe prokuroria speciale e mori të pandehur, me vendim gjykate e mbyllën në shtëpinë e tij dhe i ngritën aktakuzën për korrupcion, etj. Nuk i mbeti tjetër pos të kakariset nga tarraca e shtëpisë së tij!
Në këtë udhëkryq dënimi dhe burgosja e Salianit për shpifje e kallëzim të rrejshëm i erdhi si “dhuratë” Sali Berishës dhe grupeve të tij të tërbuara nga izolimi dhe dështimet…
Reagimi i parë “serioz” erdhi sot me djegien e karrikeve të Kuvendit, ku ishin ulur deri tash!! Nëse para katër – pesë vitesh lanë karriket e dogjën mandatet, kësaj here deputetët e kryezjarrvënësit dhe kryevandalistit, Sali Berisha, dogjën karriket dhe mbajtën mandatet!!
“Këto karrike, deklaroi para flakëve të zjarrit shefi i këtij grupi deputetësh, Bardhziu, nuk janë tonat, ato janë të popullit”!!? I bie që, kjo bandë deputetësh zjarrvënës po djegin karriket e popullit, janë të angazhuar t’i djegin liritë dhe të drejtat e popullit shqiptar për zgjedhje të lira e demokratike, lirinë dhe të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur me votën e lirë e demokratike!?…
Shpresë për realizimin e projektit të tyre ogurzi nuk është më populli shqiptar, që e ka vuajtur si kurrë më parë tiraninë, zjarrvënien, dhunën dhe vandalizmin e këtyre bandave gjatë një çerek shekulli… Shpresa dhe mbështetja tyre e vetme mbeten qarqe dhe forca të errëta antishqiptare dhe antidemokratike, jashtë Republikës së Shqipërisë!?…
Republikës së Shqipërisë, shtetit tonë dhe popullit shqiptar aty, i duhet një opozitë e fuqishme, që do ta sfidonte dhe tejkalonte me vlera, me alternativë dhe me programe më të mira pozitën, Qeverinë e Edi Ramës… Opozita aktuale (me Berishën majë terace dhe PD-në e tij) është oksigjeni më i mirë i pozitës dhe Ramës! Vendi dhe kombi shqiptar kanë nevojë për stabilitet dhe paqe politike e sociale, kusht për zhvillim e përparim ekonomik…
add a comment