Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Mësuesi dhe patrioti Jetish Vishi pishtar lirie e diturie

VITIA EDHE SIVJET E “HARROI” MESUESIN DHE ATDHETARIN VETERAN, JETISH BISLIMIN-VISHIN
Jetish Bislimi-Vishi eshte njeri prej mesuesve te pare ne komunen e Vitise dhe ne Kosove. Para Luftes se Dyte Botrore, Jetish Bislimi, i cili njihej kryesisht me mbiemrin VISHI (keshtu njihej edhe ne dosjet e OZNA-s dhe te UDB-se), kishte mbaruar Medresen ne Shkup… Gjate ushtrimit te “zanatit” si hoxhe, Jetish Vishi u dallua per idete, bindjet dhe angazhimin e tij atdhetar e perparimtar. Kudo qe sherbente ne fshatrat shqiptare te Shkupit, Tetoves…, ai propagandonte dhe perhapte idete e tij perparimtare per domosdoshmerine e shkollimit ne gjuhen shqipe dhe per te drejtate kombetare, politike e demokratike te shqiptareve te pushtuar nga Jugoserbia.
Gjate Luftese se Dyte Boterore, Jetish Vishi, bashke me vellaun e tij Bajramin dhe me shoke e bashkekombes me ide atdhetare e perparimtare te kohes ishte angazhuar dhe organizuar per zgjidhjen e drejte te ceshtjes shqiptare, te cilen e shikonte dhe kuptonte te pandare nga shkollimi dhe zhvillimi ekonomik e kulturor i shqiptareve. Ne perputhje me bindjet e tij liridashese dhe arsimdashese, Jetish Vishi, u angazhua per hapjen e shkolles se pare shqipe ne fshatin e tij te lindjes, ne Verban. Per kete qellim ai kishte siguruar edhe vendimin-autorizimin perkates ne Tirane. Meqe, ishte anetar i nje familjeje te madhe dhe te pasur per ate kohe, vellezerit e tij kishin ndertuar ne qender te fshatit nje shkolle me dy klase sa per te filluar mesimin ne gjuhen shqipe. Kjo nisme kishte fituar perkrahjen e fshatit arsimdashes pa dallim… Jetish Vishi u be themeluesi dhe mesuesi i pare i kesaj shkolle shqipe, e cila u hap me 15 qershor te vitit 1943. Per mesues, ai kishte mbaruar edhe kursin pedagogjik te asaj kohe, me cka kishte fituar te drejten e mesuesise… Shkolla shqipe ne Verban ishte edhe prej shkollave te para ne Kosove dhe ne hapsiren shqiptare te pushtuar nga Jugoserbia. Per nje kohe te shkurter pas LDB, Jetish Vishi, ishte edhe drejtor shkolle ne Pozheran te Vitise. Mirepo, veprimtaria e tij atdhetare dhe perpjekjet e organizuara per clirimin e tokave te Shqiperise nen Jugoserbi, ishte hetuar dhe po ndiqej kemba-kembes nga organet e sigurimit jugoserb… Jetish Vishi u arrestua per veprimtarine e tij politike-atdhetare dhe u dergua ne burgun e Idrizoves. Fillimisht kercenohej me denim me vdekje, ndersa me vone, ne mungese provash dhe pasi “deshmitaret” ishin terhequr, ai u denua me shtate vite burg…
Jetish Vishi ndiqej kemba-kembes edhe pas burgut. Prandaj, ishte detyruar qe te shperngulej ne Kastriot (Obiliq) qe te fshihej nga denoncuesit dhe spiunet e rrethit… Atje, me miq e perkrahes atdhetare, ia doli qe te punonte si mesues. Kjo edhe per arsye se ate kohe nuk kishte shume mesuese. Ai punoi si mesues deri ne pensionimin e tij. Ka vdekur ne moshen 90-vjecare pas clirimit te Kosoves. Te shkruash per veprimtarine e tij intelektuale, arsimdashese, atdhetare e politike do te duhej nje liber i tere, por ne kete shkrim te shkurter deshta vetem te terheq vemendjen e brezave te rinj, qe po i harrojne pishtaret e arsimit shqip… Të tërheq vëmendjen e fshatit dhe të inteligjencies së tij që lejoi të prishet shkolla e parë shqipe dhe të uzurpohet vendi nga qarqe të islamit antishqiptar, që po angqzhohet kudo për fshirjen e gjurmëve të identitetit shqiptar!
Pishtari i arsimit dhe i shkolles shqipe ne Viti e me gjere po “harrohet” me dashje ne Viti. Edhe sivjet ai nuk u permend, ndersa shkolla e Verbanit, e cila mban emrin “28 Nentori”, date te cilen Jetish Vishi e kishte ne zemer dhe jetonte e luftonte per realizimin e plote te saj ne mbare Shqiperine, ende nuk ka vendosur nje gure, nje pllake a nje shenje per ta kujtuar themeluesin dhe mesuesin e saj te pare…!! Emri i Jetish Vishit do t’i bente nder cdo shkolle ne komunen e Vitise dhe ne Kosove. Me driten e diturise dhe me zjarrin e atdhedashurise qe perhapte ne ato kohe te erreta e te renda per kombin tone do te mburrej e nderohej cdo fshat, cdo komune dhe cdo vend…! Ai ishte nje personalitet i shquar i perparimit, i diturise, i shkollimit dhe ceshtjes shqiptare ne Kosove. Tendenca per ta mbuluar me harrese kete veteran te arsimit shqip, te shkolles shqipe dhe te atdhedashurise eshte “kompremetuese” per brezin qe e gjeti te gatshme lirine dhe po e shperdoron ate duke harruar ata qe dhane shume per kete liri dhe per shkollen shqipe… E vetmja arsye, sipas meje, pse Jetish Vishi po harrohet ne komunen e Vitise eshte veprimtaria e tij politike dhe atdhetare, antipushtuese… Nuk ishte mesues i zakonshem i sistemit-regjimit qe te mos harrohej nga keta pasardhesit e atij sistemi-regjimi… Megjithate, pavaresisht kesaj tendence, emri i Jetish Vishit kalon nga goja ne goje edhe sot dhe mbetet njeri prej shqiptareve me arsimdashes dhe perparimtar te kohes dhe njeri nga atdhedashesit e perkushtuar per clirimin e tokave te pushtuara te Shqiperise nga pushtuesit jugoserbe… Edhe sot ne kete DITE te madhe te shkolles shqipe, Jetish Vishi kujtohet, nderohet dhe mbetet i paharruar nga nxenesit, koleget, familja, farefisi dhe bashkekombesit e tij shqiptar… Ai ishte dhe do te jete burim frymezimi dhe atdhedashurie per brezat e rinj.
I perjetshem kujtimi, nderimi dhe lavdia per mesuesin atdhetar, Jetish Vishin dhe per mesuesit atdheatr te te gjitha koherave!