Mërgatë

Mustafë Krasniqi: Manifestim tradicional i shqiptarëve në Mosburg të Bavarisë (Gjermani)

Në Moosburg të Bavarisë u mbajtë manifestimi tradicional, “Nëntori Letrar-Kulturor
2023” dhe manifestimi Jubilar i 10-të Vjetorit të veprimtarisë së LKSHM

Mustafë Krasniqi
(Në këtë link, mund ta përcillni videon e manifestimit në yotube-
https://uraebashkuar.com/ne-moosburg-te-bavarise-u-mbajte-manifestimi-tradicional-
per-nder-te-nentorit-dhe-10-te-vjetorin-jubilar-te-lkshm)
Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë në bashkëpunim me Klubin Letrar “Martin Camaj”
në Mynih dhe me Shoqatën “Bekim Berisha-ABEJA” në Moosburg të Bavarisë, për dy ditë
radhazi mbajti takimin “Nëntori Letrar-Kulturor 2023”, Manifestim Jubilar në 10 Vjetorin e
veprimtarisë së LKSHM. Ky takim u shoqërua edhe në ditën e dytë me shumë aktivitete dhe
me një program të larmishëm kulturore-artistik, të shoqëruar me këngë valle dhe batuta e me
veshjen kombëtare e biseda. Në sofrën e odës së madhe të improvizuar, që dhe  është bërë
manifestim  tradicional për Shoqatën “Bekim Berisha-ABEJA” në Moosburg.
Në “Darkën e Lamës”, në ditën e dytë sofrën e gjejmë të përmbushur me ushqime të
ndryshme nga kuzhina tradicionale shqiptare, nga të gjitha trevat e Shqipërisë Etnike. Në këtë
takim manifestues të pranishëm ishin : Nga shteti i Gjermanisë ku dhe u mbajtë manifestimi,
Zvicra, Austria, Franca, Shtetet Skandinave etj.
Manifestimin e hapi Mentor Thaçi, ndërsa fjalën hyrse për 10 vjetorin e themelimit të Lidhjes
së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë e mbajti kryetari i LKSHM-së Musa Jupolli, i cili ndër të
tjera tha:
“Detyra e shkrimtarit është të riprodhojë realitetin ashtu siç është, që mos të jemi në
“shënjestër “nga dobësitë tona, nga përçarjet në veçanti! Kjo vlen edhe për klasën politike!”
Në fund të këtij takimi dy ditorë doli porosia e shprehur përmes fjalës artistike e konkretisht
nga Mustafë Krasniqi-koordinatori i LAPSh-it dhe nënkryetar i KKAD-së , i cili me emocione
u bëri thirrje të pranishmëve dhe gjithë komunitetit shqiptar, kudo që janë në botë, të jenë
pjesë e ndërgjegjësimit për shkollën shqipe në diasporë. Ndër të tjera theksoi: “Përpos që e
ruajmë gjuhën amtare, i ruajmë fëmijët nga asimilimi dhe identitetin kombëtar, mbi të gjitha
ia kthejmë shpresën atdheut, duke mos i lëmi të zbrazura (të shkreta) kullat tona të vjetra sa
vet njerëzimi!
Ora letrare u shoqërua me paraqitjen e shumë botimeve të reja të autorëve të mërgatës, në mes
dy takimeve, si dhe u lexuan poezitë nga autorët e pjesëmarrës, ku dhe ju ndanë mirënjohje.
Ndërsa çmimi i parë “Pena e artë “ iu nda pedagogut, Publicistit dhe shkrimtarit, Hazir
Mehmeti nga Austria, punuar nga Sokol Ahmetaj. Kurse çmimin «LKSHM- 2023 Fran
Tanushi» ju ndanë dy poetëve nga Austria: Angjelinë Marku  dhe Violetë Allmuçaj; “Çmimi
28 Nëntori”, ju nda skulptorit Mal Myrtaj, ndërsa çmimin “Kongresi i Manastirit” ju nda
Nysret Dërgutit nga Gjermania dhe çmimi «Fisnikria» ju nda poetes nga Franca, Fakete
Rexhës .
Takimin manifestues e përshëndetën: Sekretarit-Mentor Thaçit dhe kryetari i LKSHM-së
Musa Jupollit, kryetarit i Klubin Letrar “Martin Camaj” Bashkim Halili dhe kryetarit të
Shoqatës “Bekim Berisha-ABEJA” Agron Haxhija.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe gjenerali i UÇK-së Rrustem Berisha, i cili ndër të tjera i
përgëzoi organizatorët për këtë organizim madheshtor.