Portreti/intervista

Albert Z. Zholi: Intervistë me Artistin e Popullit Luftar Paja

Flet Artisti i Popullit Luftar Paja:

–         Fshatarit Myzeqar i mora rrobat e trupit për rolin dhe i dhashë ato të teatrit

–         Si më kritikuan për liberalizëm, sepse i dhashë rrobat e reja një fshatari

Albert Z. ZHOLI

Sa herë takohem me Artistin e Popullit Luftar Paja. Gjithmonë fletoren dhe stilolapsin e lë nën mëngë, sepse e ngacmoj dhe ai fillon nga ato historitë e tij të pafundme. Duke qenë aktor ai ka qenë kudo në Shqipëri dhe miq më të mirë ka njerëzit e thjeshtë. Me ata ka shumë qyfyre dhe situata që sa herë i dëgjoj të reja them ah sikur ta kisha hedhur dhe këtë në libër! Por të shkruash për jetën e Luftarit duhen dhjetëra libra, sepse e tillë është jeta e tij, një libër gjithmonë i hapur…

 

Takimi me fshatarin nga Myzeqeja

Kur isha në Fier kam pasur shumë ngjarje. Jeta më ka rrahur me shumë gjëra. Teatri dhe Etsrada e Fierit ishin përballë Degës së Brendshme. Kjo afërsi na kishte njohur me shumë ngjarje. Një ditë tek dera e hyrjes së teatrit rrinte një burrë plak. Kishte veshur një palë çizme të grisura, një pallto të grisur dhe një triko leshi, që i kishte ikur ngjyra. Dridhej nga të ftohtit. Unë po shkoja për në punë kur u përballa me xhaxhanë. Fytyra e tij ishte rreshkur nga dielli. Punonte në bujqësi si dukej. Sa e pashë ndala. Të ftohtit dukej se i kishte hyrë në palcë. E pashë disa herë nga koka në këmbë dhe më erdhi keq. Ishte shkurt në mos gaboj 1984. Kur ndala ai ngiriti sytë dhe më pa me një shikim të zbehur. Ndoshta i vinte rëndë të më pyeste. Urdhëroni fol xhaxha i thashë. Këtu është dega e Punëve të Brendshme, mor bir më tha? – Jo i thashë është aty përballë, por hajde një herë ngrohu. Ai erdhi si me mëdyshje. Dridhej nga të ftohtit pasi këmbët i kishte të lagura. E fus në dhomën e aktorëve dhe e afroj te soba. Ai u afrua si i zënë në faj. Dukej që kishte hall të madh, por nuk e pyeta. Pasi e mori pak veten e pashë nga këmbët. Gishtërinjtë e këmbëve i kishin dalë jashtë çizmeve dhe dukeshin si të kalbura. Oh sa keq më erdhi. Më vinte për të qarë pasi kujtoja babanë tim që po ashtu në dimër vishte çizme të tilla. Xhaxhai vetëm më shikonte dhe heshtëte. Për një moment u stepa. Diçka më shkoi në mendje. Ato ditë më kishin caktuar një rol në Teatër ku do të luaja fshatarin myzeqar. Madje më kishin porositur dhe rrobat. Menjëherë nuk ndala. Shkova dhe thirra magazinjeren dhe i them se do më sjellësh ato rrobat, që kam për rolin. Ajo shkoi dhe i solli. Ishin fiks një palë çizme të reja, një xhaketë fshatari e zezë si e çngjyrosur dhe një triko leshi pothuajse e re. Pra ato që kishte fshatari i veshur do i kisha unë në rol. I marr rrobat dhe i them xhahxit: Hiqi ato rroba dhe vish këto. Ai shtangu. Shikonte majtas -djathtas se mos e dëgjonte apo shikonte dikush. Merri, meeri,- i thashë dhe shko aty pas dhe vishi. Ai sërishmi ngurronte. I dukje vetja si në ëndër. Nuk e merrte iniciativën. Duke parë stepjen e tij, e ngrita nga karriga dhe e çova në fund të dhomës. I vë rrobat para dhe i them hiq ato dhe vish këto. Me thënë të drejtën, unë ato që i dhashë xhaxhait në rol do i bëja pis si i kishte xhaxhai. Kur i veshi ai shikonte veten nga koka te këmbët. Më shikonte me lot në sy. Nuk u besonte syve. Po pse më bërr dhëndër o birr,- më tha? Mos vallë tallesh me mua? Jo xhaxha. T’i gëzosh. Janë të tuat – thashë. Ai me lot në sy më shikonte sikur isha ndonjë Ufo. Nuk i besohej. I dukej vetja si në ëndërr. O bir, mos jam në ëndërr? Unë kam 100 halle  dhe as më shkon mendja për këto rroba! Ti gëzosh xhaxha i them. Tani shko dhe mbaro punë ku je nisur dhe i tregova se ku ishte Dega e Brendshme. Ai ecte me kokën pas duke menduar se dikush do vinte dhe do ja mirrte rrobat. Ikte si i trembur, por dhe shumë i gëzuar. M’u dhimbs dhe vetë më rrodhën disa lot. M’u duk vetja i lehtësuar. Por dhe rrobat tani hasin fiks për rolin tim. Por ja në çdo sistem ka dhe njerëz të këqij. Dikush nga trupa e kishte parë veprimin tim dhe shkon dhe i thotë drejtorit dhe Sekretarit të Partisë gjithë ngjarjen. Kur më thërret Drejtori dhe sekretari as e mendoja se pse më thërriste. Shkova. Kur se prisja ata më thonë për ngjarjen. Shtanga! Kur e morën vesh thashë me vete. Xhaxhai s’ka ikur ende dhe vajti lajmi tek drejtuesit. E mora me qetësi. Po u thashë, unë ja dhashë rrobat fshatarit. Ja dhashë me gjithë shpirt. Ja dhashë se më sëmboi në zemër. Kjo ishte parësore. Ndihmova një njeri në nevojë ashtu siç na mëson partia që të ndihmojë këdo që është në vështirësi. Së dyti, në mbledhjet e partisë dhe në ato që bëjmë për rolet kudo theksohet se rolet e fshatarit duhet të jenë sa më të arrira. Si në veshje në sjellje, edhe komunikim duhet të dali fshatari shqiptar, me ato tradita, zakone dhe veshje. Pra edhe unë po zbatoj këto porosi. Janë porosi të vyera. Unë në rolin që kam këtë radhë kam një rol fshatari. Një rol që veshja ime përkonte me atë të fshtatarit që i dhashë rrobat. Edhe nëse do kisha mbajtur ato rroba sërish ato rroba unë ashtu do i bëja. Pra do i shqyeja çizmet, do grisja kanatjeren e leshit apo xhaketën prej doku. Edhe çorapet do o grisja. Sepse nuk mund të ketë një fshatar në bujqësi apo me dele që të ketë çizme lustrafin, kanotiere të pastër apo xhaketë shik.

Po mirë më tha drejtori, por nuk duhet të bësh çdo gjë me kokën tënde. Ato janë në inventar, Janë pjesë e garderobës së Teatrit.

-Po, – thashë. Ashtu është, por edhe ti po të ishe në vendin tim ashtu do bëje. Ashtu do veproje. Me thënë të drejtën ato rroba që mora nga fshatari më shkojnë  tamam për rolin.

– Mbase është ashtu si thua ti më tha drejtuesi, por  në Teatër ka rregulla, ka iventar, ka shkallë hirearkike, ka urdhëra, ka disiplinë. Po të bëjnë të gjithë sipas kokës atëhere bëhet anarshi. Nuk na mëson kështu partia.

-Ju thashë shko drejtor se e bëra vetëm se pata parasysh rolin. Në asnjë situatë tjetër nuk do ta bëja këtë. I di normat e partisë, i di rregullat dhe duke patur parasysh ato veprova. Po të ishte në kundërshtimim me këto norma as do e çoja në mend ta bëja këtë veprim. Unë në këtë rast dhe fshatarin që prodhon bukë që e ndihmova, edhe rolin do ta luaj më mirë, me rrobat e fshatarit real. Ato janë rroba safi fshatari dhe më shtyjnë më shumë për të bërë një rol sa më dinjitoz.

Drejtuesit e panë që nuk kishin ku të kapeshin më shumë dhe më thanë:

–         U bë si u bë këtë radhë por të mos përsëritet. Teatri ka rregulla. Askush nuk ka të drejtë t’i thyejë!

–          Dakort- i thashë. Nuk do përsëritet më. Ika i lehtësuar, por dhe me një mbingarkesë për atë njeriun e mbrapshtë, që kishte treguar. Të paktën të ma kishte thënë mua në sy kur pa veprimin dhe jo të spiunonte. U përballa me X pas disa minutash. E pashë në sy. Doja t’i thosha dy fjalë. Por lëre thashë. Këta njerëz me këtë zanat mbijetojnë. Njerëz të tillë do ketë në çdo sistem. U largova nga ai duke tundur kokën, por duke u ngushëlluar me veprimin e mirë që ndihmova një fshsatar të varfër.