BOTA DUHET TA MARRË VESH!
Krerët e institucioneve shtetërore (të mandatuar që t’i përfaqësojnë dhe çojnë përpara interesat e popullit shqiptar) dhe krerët e partive politike duhet t’ia thonë shkurt e shqip botës, duhet t’ua thonë troç edhe miqve tanë: Populli shqiptar i Kosovës nuk kishte problem dhe as nuk ishte në luftë me pakicën serbe, me të cilën ka jetuar dhe mund të (bashkë)jetojë edhe në të ardhmen nënë këtë qiell (edhe me pakicat tjera) pa asnjë problem… Populli shqiptar nuk ka pranuar kurrë dhe nuk do të pranojë që, me dëshirën dhe vullnetin e tij të (bashkë)jetojë me Serbinë ose “hijen” e saj në Kosovë, siç nuk kishte qenë dhe nuk do të jetë kurrë dëshirë dhe vullnet i tij shkëputja nga Trungu – Shqipëria shtetërore. Kaq!
☆Me Kosovë kuptojmë të gjitha trojet e pushtuara të Shqipërisë nga ish Jugosllavia.
add a comment