Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Serbia po vepron Kosova po vajton

SERBIA PO VEPRON, KOSOVA PO VAJTON

Prishtinë, 7 janar 2015 (ripublikim)

Serbia, e mbeshtetur kryesisht nga Rusia dhe Fuqite tjera evropiane, historikisht kishte vepruar, kishte mbaruar pune, duke krijuar gjendjen faktike ne terren, pastaj kishte vazhduar te vajtonte e te ankoheje se nuk kishte arritur akoma “objektivat” e saj… Keshtu pergatiste terrenin per veprimet dhe zgjerimet e ardhshme tokesore ne kurriz te tokave shqiptare te Shqiperise… Ndersa shqiptaret, historikisht pa mbeshtetje, nuk vepronin, qendronin ne pritje, ankoheshin, vajtonin… dhe, vetem kur i humbnin tokat e tyre (krahinat e tyre), perpiqeshin te vepronin, por tashme ishte teper vone… Keshtu kishin humbur rreth kater te pestate e tokes se tyre vetem gjate shekujve XIX dhe XX…!! Shqiperia, pa u kthyer ne lashtesi, kur pellazget-iliret banonin gjithe Ilirine (Ballkanin), aty nga gjysma e shek XIX kishte rreth 160 000 km katrore…

Edhe Lufta Antipushtuese-clirimtare e UCK-se u organizua dhe shpertheu vetem atehere kur shqipatret e pushtuar nga Jugoserbia s’kishin c’te humbisnin me…! Erdhi nje kohe qe Serbise nuk i duheshin me as ata shqiptaret qe i sherbenin me besnikerine e qenit…!! Me nismen dhe apetitet e Serbise nisi shperberja e Jugoserbise… Serbia kerkonte zgjerim te metejshem territorial… Me lufte shfarosi dhe spastroi gati gjysmen e Bosnjes nga popullsia boshnjake, te cilen bota e “civilizuar” e shikonte si “myslimane” dhe si e tille edhe mund te shfarosej nga neofashizmi serb…!! Keshtu edhe ndodhi! Vetem pasi Serbia vendosi kontrollin e saj mbi me shume se gjysmen e terriorit te Bosnjes dhe vetem kur nuk kishte fuqi te zgjeroheje me shume, bota “demokratike” nderhyri dhe beri Marreveshjen e Dejtonit, e cila legalizoi dhe legjitimoi pushtimet dhe gjenocidin dhe spastrimet e Serbise…! U krijua Republika serbska, e cila perfshiu brenda kufijve te saj 51% te tokes se Bosnje-Hercegovines…! Nuk pati rendesi fare fakti qe Bosnja-Hercegovina ishte edhe antare e OKB-se…! Nje dite jo shume te larget kjo Republika serbska do t’i bashkohet Serbise. Nje gje te tille bota “demokratike” nuk e lejoi ne Kroacine e krishter-katolike…! Ishte koha kur Jugoserbia ishte shperbere… Madje edhe Maqedonia u be shtet i pavarur ne tokat e Shqiperise…!! Po keshtu edhe Mali i Zi…! Tokat e pushtuara dhe te copetuara midis republikave jugosllave te Tito-Rankovicit mbeten cope-cope…!! E vetmja shprese ishte clirimi i krahines se Kosoves, qe kishte mbetur pas copetimit…!

Klasa politike shqiptare dhe inteligjencia e saj gjate viteve te renda te shperberjes se Jugoserbise, te cilen shperberje me se shtrenjti po e paguanin perseri shqiptaret, qendronte ne pritje, ankoheje, lutej e vajtonte per te drejtate e shqiptareve…!! Ne kohen qe duhej pergatitur per lufte, ne kohen qe duheshin rrokur armet, klasa politike dhe inteligjencia e shqiptareve leshonte thirrje patetike per durim, dialog, demokraci, paqe, mirekuptim…!! Ne keto pozita te mjera ishte edhe Tirana zyrtare…!! Ata qe guxoni ta mendoni dhe propagandonin organizimin per lufte te armatosur “shpalleshin” armiq, te shitur, te luajtur mendsh…!! Lufta e armatosur per clirimin e Kosoves dhe te viseve te saj shpertheu kur u dogjen te gjitha “kartate” e shpreses…!! Prandaj, lufta qe ishte menduar per clirimin e tokave te pushtuara nga Jugoserbia u kufizua vetem ne krahinen e Kosoves…!! Maqedonia e Mali i Zi tashme ishin shtete te pavarura ne tokate shqiptare te Shqiperise dhe anetare te OKB-se…! Per te qene situata edhe me e renduar, ne Tirane sundonte nje klase politike gati-gati e painteresuar per fatine e pjeses se pushtuar te Shqiperise…! Madje, kjo klase politike e kishte vene ne pikepyetje edhe vete shtetin shqiptar dhe teresine e tij tokesore…!!

Megjithate, lufta titanike e UCK-se e sensibilizoi dhe mobilizoi mbare kombin shqiptar…! Kjo i trembi edhe Fuqite e Medha, te cilate u nguten qe te nderhynin per te shuar flaket e luftes qe po kercenonin, sic thoshte Kryetari amerikan, Bill Klinton, edhe Evropen…!

Mirepo, Kosova u vendos nene administrimin-sundimin e OKB-se (UNMIK) dhe te nje force te madhe ushtarake (KFOR)…!! Kjo prani e madhe nderkombetare ne nje krahine kaq te vogel shqiptare beri punen e saj, nisi zbatimin e projektit te saj per Kosoven multienike (deshqiptarizimin e Kosoves dhe mbajtjen e saj te lidhur pas qerres serbe)…!! Per kete projekt antishqiptar, prania nderkombetare dhe qendrat e vendosjes “rekrutuan” edhe klasen politike adekuate, medien, nje pjese te madhe te inteligjencies, etj. Serbia menjehere pas Luftes nisi te riorganizohej dhe te vepronte ne territorin e Kosoves… Ndersa klasa politike e Kosoves mjaftoheje me fjalet e mira te miqve nderkombetare dhe me “lirine” e tyre per te qene bashkesundues te Kosoves dhe bashkeshfrytezuese (bashkehajdut) te pasurive te vendit tone…!! Serbia vendosi kontrollin e plote te saj ne Veri te Kosoves (nje e katerta e territorit) dhe po krijonte enklavat e saj edhe ne pjesen tjeter te Kosoves, ndersa klasa politike e Kosoves mjaftohej me ankesat, lutjet dhe vajtimet e saj te mejera te miqte nderkombetare…!! Ky avaz vazhdoi edhe pas Shpalljes se Pavaresise…! Njesoj edhe pasi Veriu u barrikadua…! Njesoj edhe pasi ura e Ibrit ne Mitrovice u “shnderrua” ne lulishte dhe ne kufi te barrikaduar-betonuar midis Kosoves dhe Serbise…!! Edita e Hashimrugoves vazhdonte me letrat e saj vajtuese drejtuar Brukselit…!! Vaji, ankesat dhe lutjet qyqare nuk pushuan as tash kur Beogradi po shkarkone e po emrone kryetare komunash ne Kosove…!! Hashimrugova besoi se do ta ngopte Serbine me leshimet e medha qe i beri pas Vjenes edhe ne Bruksel…!! Por, ata qe me shume se gjysmen e territorit te tyre e kane krijuar ne kurriz te tokave te Shqiperise nuk ngopen kurre…!! Serbia do te “ngopej” vetem kur ta kuptonte qe shqiptaret (edhe Tirana…) jane te pergatitur dhe te gatshem qe Kosoven dhe cdo pellembe te tokes se tyre ta mbrojne jo me ankesa e vajtime qyqare, por edhe me lufte…!! Nuk ka thene kot populli yne: “Mos u befsh me te qajt Stambolli”!