Shqipëria/Aktualitet

Raporti i KE: Shqipëria, progres në 32 nga 33 kapituj

TIRANË, 7 janar /ATSH – I. Vata/- Viti 2022 ishte një vit historik për Shqipërinë sa i përket avancimit të vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kryeministria në faqen e saj në rrjetin social, ka publikuar ecurinë e Shqipërisë sa i takon progresit të bërë me kapitujt për anëtarësim në familjen europiane.

Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë (2022), paraqet progres në 32 nga 33 kapituj.

Pas çeljes së negociatave tashmë Shqipëria po avancon me hapjen e kapitujve. Ecuria për vitin 2022 sipas Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, paraqitet progres në 32 nga 33 kapituj si edhe në kriteret e integrimit në BE.

Postimet e fundit !