Fjala e mbajtur në Akademinë e mbajtur në Institutin Albanologjik për Gjeneral Shaban Shalën…
GJENERAL SHABAN SHALA, HERO I LËVIZJES DHE KOMBIT SHQIPTAR
Ekzistojnë ngjarje që, me kthesën që bëjnë në rrjedhën e historisë, bëhen kujtesë e nderës, e besës, e burrërisë dhe e krenarisë me rolin e fanarit në paqe, dhe që bëjnë kufij midis epokave të ndryshme, prandaj, gjithësesi, roli i personalitetit, në këto kthesa është i madh, dhe i pandashëm me rëndësinë e epokës!
Gjeneral-Major Shaban Shala (lindi në Gjergjicë të Drenasit më 1 dhjetor 1958 dhe ndërroi jetë në Prishtinë me 5 janar 2012). I rritur dhe i formuar në djepin e njërës nga trevat më kryengritëse shqiptare, bir i një familje me traditë të lartë atdhedashurie, ishte jurist me profesion dhe idealist në mision.
Shabani dhe brezi i tij, po rritej e burrërohej nën rrethanat e robërisë së egër serbo-jugosllave dhe me dashurinë drenicase të virgjër për Shqipërinë.
Konaku i gjyshit Xheladin dhe babait Veli ishin bërë strehë e sofër për luftëtarë nga të gjitha trevat shqiptare. Edhe gjatë Luftës Antifashiste, e më pas edhe pas shuarjes së përgjakshme të Luftës së Drenicës, kjo kullë në Gjergjaj do të vazhdoj të jetë strehë e sofër e sigurtë për atdhetarë dhe pushkë e ngrehur për liri. Pra, Xheladini dhe shumë burra e djem dhe gra e vasha të këtyre anëve, përveç që ishin jatak për luftëtarët e lirisë, si; prof. Ymer Berisha, Ukë Sadiku, Alush Smajli, Arif Shala, Sokol Brahimi, Hilmi Zariqi, Osman Bunjaku, Ahmet Selacit, ishin luftëtarë dhe mbështetësit më të shquar të çetave kryengritëse në Dukagjin, Llapushë dhe Drenicë. Çeta këto, të cilat meqë nuk po pranonin ripushtimin jugosllav të Kosovës, po bënin përpjekje titanike për unifikimin e faktorit politiko-ushtark shqiptar në frontin e çlirimit dhe bashkimit kombëtar.
Ndërsa, deri sa po përgatiteshim të futemi në betejat finale të luftës së fundit të UÇK-së, konaku i Shabanit, Ganiut, Elmiut e Bedriut dhe gjithë djemve e vajzave të nënës Taibe, ishte edhe konaku i luftëtarëve dhe jehonës që bëri pushka dhe kushtrimi i komandanit legjendar Adem Jashari. Plaku i urtë i Drenicës, Tahir Berisha, pas shuarjes së përgjakshme të luftës së Brigadës së Drenicës, pat thënë; se “prushi i mbetur, nga flaka e luftës që u shu do të rikthehet”, dhe vërtetë doli ashtu, ai prush i mbetur po kthej në flakadan të luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar. Kështu që, Shabani dhe brezi i veprimtarëve rreth tij, dëshironte t`i imitojnë, të bëhen si ata, të luftojnë e të vdesin duke luftuar për liri.
Të nderuar të pranishëm të kësaj akademie mirënjohje; Shabani i takonte grupit njërzve të zakoshëm, atij nuk i pëlqente të rrahte gjoks duke pretenduar se çdo gjë ka filluar nga Ai. Së këndejmi, sikur të na fliste, sot, për vetën e tij, do të parapëlqente të thoshte ashtu siç thoshte dikur Njutoni:
“Nëse kam parë larg, kjo ngaqë kam qëndruar mbi supet e gjigantëve”.
Pra, Shabani, po shihte larg ngase i takonte plejadës së personalitetve, siç ishin; Adem e Hamëz Jashari, Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Fehmi Lladrovci, Adem Demaçi, Hafir Shala, Jakup Krasniqi, Hydajet Hyseni, Ali Ahmeti, Gani Krasniqi, Xhevat Bislimi, Azem Syla dhe shumë luftëtarë tjerë të atdheut, të cilet e përgatitën dhe udhëhoqën luftën për ҫlirim, që nga pranvera studentore e vitit 1981 e deri në Epopenë e Lavdishme të UÇK-së. Dhe për këtë mund të thuhet se, Shaban Shala nuk ishte burrë e trim i rastit.
Ai, që nga shkolla e mesme ishte anëtar i organizatave patriotike –ilegale. Gjatë kohës së studimeve do të bashkëpunojë ngushtë me Nuhi Berishën, Rexhep Malën, Fehmi Lladrovcin e shumë figura tjera emblematike të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Ndërsa që nga Mbledhja e Katërt e Përgjithshme e LPK-së do të jetë njëri nga drejtuesit e saj. Ishte, ndër organizatorët dhe pjesëmarrëisit aktiv të demostratave të vitit 1981.
Me ka rënë të jem me fat dhe ta njoh atë që nga viti 1981. Me të mund të bisedoje për leterësi, histori dhe kishte një intelekt të veçantë për të zgjedhur rrugën më të ndershme në situata të ndera për atdheun. Ishte kënaqësi ta dëgjoje argumentimin që u bënte ngjarjeve dhe përpjekjeve të popullit shqiptar për ҫlirim e bashkim. Ai, ishte më i zoti në lëmin e propagandës, sepse aq bukur dhe me admirim, arsyetonte kërkesat; “Kushtetutë Republikë ja më Hatër ja më Luftë”, “Trepça Punon Beogradi Ndërton”, dhe gjithë parullat tjera të Pranverës Studentore të viti 1981, sa që ato u bënë edhe si ritëm i rritës sonë. Citonte si është më së miri dhe në momentin më të duhur, pjesë nga programi i Lëvizjës sonë patriotike dhe me stilin e tij të shquar e bindës të komunikimit, jo vetëm që arrinte të na mbante afër, por ndiheshim më të fortë dhe më të motivuar për vazhduar më tutje në betejat për ҫlirim
Për shkak të veprimtarisë shumë intensive për çlirim dhe bashkim kombëtar, Shabani do të burgoset disa herë dhe së fundmi nga regjimi kolonial jugosllav do të dënohet me 10 vite burg. Pas vuajtjes së dënimit ai do të kthehet edhe më fuqishëm në aktivitetin e tij politik dhe kombëtar. Ai ishte njëri nga themeluesit dhe nënkryetarët e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. Ishin këto vitet kur Serbia Millosheviqiane kishte angazhaur gjithë arsenalin e saj në drejtim të shkatërrimit të çdo gjurme shqiptare. Ajo, ishte vërslur egërsisht mbi sistemit arsimor, shëndetësor, kulturor dhe në përgjithësi, mbi çdo gjë që ishte krijuar deri në ato vite në Shqipërinë e këtej Drinit. Gjatë kësaj periudhe të sundimit klasik të Millosheviqit, Drenasi (ish-Gllogovci) ishte “përzgjedhur” të jetë i vendosur “nën kujdestari të veçantë të forcave serbe” Këtu jo vetëm që ishte ndaluar arsimimi, kujdesi shëndetësor, jeta kulturore, por njëkohësisht, këtu ishte në masën me të theksuar e mbikqyrur dhe e kufizuar edhe lëvizja dhe mundësia e veprimit.
Por, Shabani, siç kishte përzgjedhur vetë, jetonte dhe vepronte me zellin e Rilindësve tanë për ta mbjellë farën e lirisë. Ai, gjithmonë ka shkulur hithra dhe ka mbjellur lule gjithkund, ku sipas mendjës tij ato mund të rritëshin.
Kështu që, ai ju bashkua ekipit të KKF-së, më të cilin fillimisht udhëhiqte Baca Jakup, e më pas unë. Institucion ky që nga qytetarët e Drenasit u identifikua jo vetëm si pushtet moral, por edhe si mundësi për mobilizimin e gjeneratës së asaj kohe në betejat vendimtare për çlirim. Që të gjithë anëtarët e ilegalës dhe të KLMDNJ-së, KKF-së dhe Këshillit të Arsimit, pa dallim që të gjithë kishim vendosur që të mos dorëzohemi, por të vazhdojmë ta mbajmë lart idealin për çlirim dhe bashkim kombëtar. Përcillnim, informonim dhe komentonim ҫdo veprim dhe lëvizje të pushtuesit, i cili këso kohe kishte lëshuar në aksion jo vetëm milicë, por edhe pylltar, gjuetar, e lloj lloj “zadrugarësh” të cilët kishte kohë që “kooperativat e tyre” i kishin kthyer në seli të JUL-it dhe SPS-it serb. Pra, përderisa Serbia po ashpërsonte terrorin shtetëror, po përpiqej të shkëpuste zingjirin e arsimimit shqip dhe mbyllte shkolla, ne jo vetëm që po i rihapnim ato, por edhe po ndërtonim të reja, si në Gjergjaj, Qikatovë e Re dhe Krojkovë, e të cilat më pas u bënë edhe seli të Drejtorisë për Marrëdhënie më Publikun dhe Administrim Civil të UÇk-së për Zonën e Parë. Ndërsa derisa sapo afrohej dita e daljës publike të UÇK-së, Shabani, unë, Zahrie Podrimçaku, Ahmet Morina, Avdyl Krasniqi, Sherif Krasniqi, Rafet Sopi, Sokol Krasnqi e shumë të tjerë, i’u bashkuam ekipit të dr. Hafir Shalës, dr. Gani Halilajt, dr. Arsim Haxhiut, në Krojkovë, Qikatovë të Re, Kamaran, Baicë, Negroc dhe kudo ku ishte e mundur kishim ngritur ambulancat e UÇK-së.
Shabani më vëllezrit Bedriun, i cili ra heroikisht në betejn e Junikut dhe Elmiu ishin nga grupi i ushtarëve të orëve të para, dhe kanë merita të veçanta në zhvillimin dhe forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe strukturave udhëheqëse të saj. Ai, ishte anëtar i Shtabit i Zonës Operative të Drenicës dhe kryeshef i i Drejtorisë për Informimim Publik në Shtabin të Përgjithshëm të UÇK-së.
Shabani ishte nga drejtuesit që për asnjë moment të vetëm nuk u largua nga vatra më e nxehtë e luftës – Zona e parë, e cila që nga shkurti i vitit 1998 e deri në përfundim të luftës 14 qershor 1999, ishte në përballje ndër më të përgjakshmet të luftës për çlirim. Pra, që nga beteja e 28 shkurtit në Likoshan dhe Çirezit përmes postblloqeve në udhëkryqin në Kamaranin, i cili lidhë segmente rrugore Carralevë-Drenas-Prishtinë-Pejë, në bazën e “Transmetuesit te RTP-së”, Zabel të Poshtëm, në NUSH “Ferronikeli”, në Klinë të meseme dhe në Dollc, ishin vendosur njësitë më elite militare e paramilitare serbe, nga ku koordinoheshin pothuajse të gjitha ofensivat serbe në Kosovën Qendrore. Por, edhe përkundër këtij rrethimi të hekurt, njësitet e zonës së parë, ku njëri nga drejtuesit e saj ishte Shabani, arritën të konsolidohen dhe mbanjnë nën kontroll pjesët më vitale të operimit luftarak.
Ndërsa pas luftës Ai, do të jetë pjesë e ekipit të formuar nga Komunat e, Drenasit, Skenderajit dhe Zona e Parë, që edhe të pamundurën e benin të mundur, në idenfifikimin e zonave të minuara, në identifikimin e të zhdukurëve dhe varrezave masive, dhe në ringjalljën dhe rindertimin e Drenicës pothuaj se tërsisht të rrënuar nga pushtuesi serb.
Shabani, ishte ndër personalitetet meritore që punoj pa rezervë për çlirim dhe bashkim kombëtar. Vdekja e atyre që kryejnë vepra të pavdekshme është gjithmonë e parakohshme. ai, deri me 5 janar 2012, ishte ndërë drejtuesit më meritor të transformit dhe dhe forcimit të TMK-së, dhe përgjithësisht shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.
Shabani, ndoqi shembullin e figuarave më të shquara të shqiptarizmës, që interesin e atdheut do ta vëjë mbi çdo interes tjetër, duke vulos kështu atdhetarizmin e tij te pavdekshëm si mikëpritës, organizator dhe udhëheqës i pakompromituar.
Të ndëruar të pranishëm, shoqëria jonw shqipëtare, se nuk do duhej të prisnim që vëtëm në këso ngjarjësh, të themi një gjë të tillë, sepse ai e meritoi këtë përgjatë gjithë jetës së tij.
Gjithashtu e kam të qartë se edhe sikur të mund të zgjidhnin fjalët më meritore, prapëseprapë do t’i mbetemi borxh Shabanit dhe bashkëkohësëve e bashkëveprimtarëve të tij, më të cilët ishte i pandashëm dhe edhe në ditët kur kufiri në mes jetës dhe vdekjës kalonte si nëpër tehun e thikës.
Kështuqë pa shmangshëm më erdhi në mendje një nga konstatimet e sakta të filozofit e eseistit Emerson dhe aktuale edhe për këtë kohë, i cili këtu e qindra vite më pare, thoshte;
“Lavdia e njeriut të madh nuk është kaq e fortë dhe e patundëshme. Si përmendorja e tij. Ajo ndryshon bashkë me kohën dhe duhet të kalojë një afati që të çmohet drejt”.
Si shok dhe mik i tij, jam i bindur se; Zyrafetja, si bashkëudhëtare dhe shoqja e jetës së Shabanit, vëllezëirit që ishin edhe bashkëluftëtarë të tij,; Ganiu, Elmiu dhe Nuhiu, si dhe fëmijët e tij, Xheladini i Riu, Albana, Genc, dhe Arbër për shokët, miqtë dhe kolegët, gjithmonë do ta mbajnë të hapur atë derë të madhe të Shabanit, kështu që së bashku ta ruajmë gjithmonë, në kujtesë të qeshur, miqësor dhe të përkushtuar ndaj atdheut, ashtu siç Shabani ishte.
Faleminderi, i dashur shok, bashkëluftetar, mik e vëlla!
I përjetshëm kujtimi për Ty Gjeneral Shaban Shala!