REPUBLIKA E KOSOVES GATI NE UNESCO
Prishtine, me 22 tetor 2015
Sot, megjithe kundershtimet dhe propaganden e pashembullte qe beri Serbia neofashiste e Nikolicit me miqte e saj, Keshilli Ekzekutiv i UNESCO-s votoi qe pranimi i Republikes se Kosoves t’i rekomandohet Asambles se Pergjithshme te UNESCO-s… Ky votim per pranimin e Republikes se Kosoves ngjalli entuziazem te sinqerte te populli shqiptar ne Kosove dhe te shqiptaret kudo ne bote. Me se shumti u gezuan qeveritaret e shtrenguar nga kriza dhe depresioni qe i ka perfshire pas nenshkrimit te Marreveshjeve te Brukselit me Serbine dhe asaj te vijes kufitare me Malin e Zi! Madje ky votim per pranimin-rekomandimin e Kosoves per t’u pranuar ne UNESCO e paraqiten si pune te kryer! Megjithate, Republiken e Kosoves e pret edhe nje “beteje”: votimi nga Asambleja e Pergjithshme. Me ndihmen e miqve tane te fuqishem edhe kjo beteje besojme qe do te fitohet. Pengese ne rrugen e anetaresimit te Republikes sone ne organizata nderkombetare dhe rajonale mbetet, pervec Serbise dhe miqve te saj, edhe qeveria e korruptuar dhe e pa afte e Kosoves…. Kerkesen per pranimin e Republikes se Kosoves ne UNESCO e beri Republika e Shqiperise (jo Shqiperia, sic po e degjojme nga secila medie dhe nga secili politikan, sepse ne Shqiperi eshte edhe Republika e Kosoves, edhe Republika e Maqedonise dhe cdo pellembe e tokes shqiptare…). Misioni themeltar dhe paresor i UNESCO-s eshte ruajtja e paqese dhe promovimi i saj. Urime shqiptareve kudo qe jane kete hap te pare ne anetarsimin e Kosoves ne UNESCO!
add a comment