Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Shefat e koalicionit PDK – LDK në krizë të thellë mendore, shpirtërore, politike e morale

SHEFAT E KOALICIONIT PDK-LDK NE KRIZE TE THELLE MENDORE, SHPIRTERORE, POLITIKE DHE MORALE
Prishtinë, më 21 tetor 2015
Marreveshjet me Serbine ne Bruksel dhe nenshkrimi i tyre jane prova-argumenti i forte dhe i padiskutueshem se shefat-boset e koalicionit, LDK-PDK, jane ne krize te thelle mendore, shpirterore, politike dhe morale. Boset e ketij koalicioni fatkeq per Republiken shqiptare te Kosoves krizen e tyre, qe po merr edhe dimensione te deformimeve te renda mendore, shpirterore e kombetare, po perpiqen ta shnderrojne ne krize te Republikes se Kosoves! Kriza e tyre po rendohet me shume edhe per faktin se antaresia dhe zgjedhesit e tyre here zeshem dhe here ne heshtje po i kundershtojne marreveshjet e tyre kapitulluese me Serbine dhe me Malin e Zi. Ata po besojne se mund te shpetojne nga kriza qe i ka mberthyer keqas duke e terhequr edhe vendin ne kete krize dhe deformim te rende te tyre, duke bllokuar jeten institucionale dhe funksionimin normal te shtetit dhe te institucioneve te tij ne gjithe territorin e Republikes pa asnje dallim e kufizim! Mirepo, populli shqiptar i Kosoves dhe pakicat lojale te ketij vendi po e kuptojne per dite e me shume se keta njerez jane e zeza e ketij vendi, prandaj po mbajne qendrim ndaj tyre dhe po i izolojne dita-dites. Shoqeria jone tashme e ka te qarte se njerez normale, njerez te lire, njerez me personalitet, njerez me dinjitet dhe stabilitet mendor, shpirteror e kombetar nuk do t’i miratonin dhe nenshkruanin marreveshjet e Brukselit me Serbine! Kjo eshte arsye e mjaftueshme qe shoqeria jone t’i izoloje keta njerez nga jeta politike, institucionale dhe t’ua heq mandatin qe te negociojne, te flasin e te neshkruajne ne emer te Republikes se Kosoves…