Edi Rama dhe Këshilli i Evropës
1. Nuk e mbrojti Edi Rama në Këshillin e Evropës Hashim Thaçin, sepse mbrojti diçka më shumë se kaq.
2. Nuk e mbrojti Edi Rama në Këshillin e Evropës UÇK-në, sepse mbrojti diçka më të madhe se kjo.
3. Edi Rama në Këshillin e Evropës e mbrojti kombin shqiptar, sepse Kombi Shqiptar nuk gjymton trupin e asnjë armiku, kur ai është i dorëzuar dhe I paarmatosur. Këtë fantazi njerëzore për shqiptarët e konstruktuan rusët dhe serbët, dhe për çka se? Për ta minimizuar apo mundësisht për ta relativizuar dhe zhbërë në mendjen e Evropës së civilizuar gjenocidin gati një shekullor të Serbisë kundër popullit shqiptar.
4. Më e madhe se Hashim Thaçi është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, më e madhe se UÇK-ja është Kosova, më e madhe se Kosova është shqiptaria – Shqipëria dhe vet kombi shqiptar, prandaj Serbia me ndihmën e Rusisë përmes gojës së Dik Martit synoi dhe po synon ta bind Evropën dhe gjithë botën se nuk është Serbia ajo që vrau 1432 fëmijë shqiptarë vetëm në luftën e 1998- tës dhe 1999-tës , por ja na qenkan shqiptarët ata që po “shitkan dhe blekan” gjymtyrë serbësh të pafajshëm, dhe ku se ? Në një shtëpi të verdhë diku në thellësitë e maleve, atje ku kodi zakonor shqiptar prej që kur mban mend historia nuk njeh, qoftë një rast të vetëm, që shqiptari ta gjymtojë mikun apo armikun në shtëpinë e tij !
5. Edi Rama, si kryeministër i Shqipërisë, e ka thënë vetëm atë që do të duhej ta thoshte çdo kryeministër, president, lider apo çdo shqiptar.
6. Shqipëria dhe Kosova nuk duhet me asnjë çmim të lejojnë tendencën që gjenocidin e kryer nga serbët kundër shqiptarëve, dikush ta kthejë në kahje të kundërt.
Kushdo qoftë dhe kudo qoftë ai që e mbron të vërtetën dhe e gjykon të pavërtetën, si shqiptar që ndjehem, do ta mbështes dhe do ta respektojë sepse kur respektohet e vërteta i shërbehet gjithë njerëzimit.
add a comment