KUMANOVA SHQIPTARE SHËNOI 40 – VJETORIN E BASHKIMIT POLITIK TË ORGANIZATAVE ATDHETARE – THEMELIMIN E LPK-SË
Sot, në shkollën e mesme “Ismet Jashari – Kumanova” (Likovë), u shënua 40 – vjetorit i krijimit të LPK-së. Akademia falënderuese u hap me Himnin Kombëtar Shqiptar. Pas intonimit të Himnit moderatori, Mervan Xhemajli, ftoi të pranishmit që me 1 minutë heshtje t’i nderojnë të rënët për Atdhe. Fjala për ta përshëndetur Akademinë dhe të pranishmit iu dha edhe Kryetarit të komunës së Likovës. Kryetari i Degës së Shoqërisë LËVIZJA për Maqedoninë shqiptare, Ulusi Beqiri, mbajti kumtesë për Lëvizjen Kombëtare në Kumanovë e rrethinë… Para të pranishmëve folën edhe Fazli Veliu e Ali Ahmeti, drejtues dhe veteranë të LPK – UÇK-së. Me Kryetarin e BDI-së kishin ardhur edhe deputetë e ministra për ta nderuar 40 – vjetorin e themelimit të LPK- së. Fjalën përmbyllëse në emër të Shoqërisë LËVIZJA e mbajti Kryetari i saj. Mirënjohje për 4 – 5 veprimtarë – luftëtarë të LËVIZJES u dhanë nga Kryetari i Shoqërisë dhe Kryetari i Degës…
add a comment