Arkiv / Ripublikim

Përkujtohet 76 – vjetori i rënies së Dëshmorit Ahmet Cami

PËRKUJTOHET 76 VJETORI I RËNIES SË DËSHMORIT AHMET CAMI

Diëtën e premte me datë 18 tetor 2019 , ora 12.00, në sheshin e shkollës 9 vjeçare “Ahmet Cami” në Gjoricë të Sipërme u zhvillua ceremonia e 76 vjetorit të rënies së dëshmorit Ahmet Cami.

Në këtë ceremoni përkujtimore organizuar në kuadrin e 75 vjetorit të çlirimit të atdheut morën pjesë veteran dhe pasardhësit e veteranëve të LANÇ, nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Ahmet Cami” Gjoricë dhe Shkollës “Fasli Cami” Viçisht, familjarë dhe të afërm të dëshmorit Ahmet Cami, drejtues të organizatës së veteranëve të rrethit, të komunës , drejtues të pushtetit vendor, qytetarë dhe banorë të Gjoricës , Shupenzës, Bulqizës, Peshkopisë , Dibrës së Madhe etj.

Morën pjesë gjithashtu kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, Zv Prefekti i Qarkut të Dibrës Avni Muliu, Administratori i Njësisë Administrative të Gjoricës Ilir Rama, Kryetari i Komitetit të Veteranëve të LANÇ të Bashkisë së Bulqizës, Xhevat Jella, kryetari i Komitetit të veteranëve të LANÇ të Bashkisë Dibër , Alush Stojku etj.

Veprimtaria u drejtua nga Kryetari i organizatës së veteranëve të rrethit të Bulqizës Xhevat Jella. Drejtori i Shkollës 9 vjeçare “Ahmet Cami” Fatos Muha ja dha fjalën Kryetarit të veteranëve të Bulqizës Xhevat Jella, i cili foli për punën e kësaj organizate dhe për jetën dhe veprën e lavdishme të dëshmorit Ahmet Cami.

Më hollësisht mbi jetën dhe veprimtarinë e dëshmorit Ahmet Cami foli e bija e dëshmorit, Tefta Cami.

Në emër të Bashkisë së Bulqizë dhe të pushtetit vendor foli kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, i cili ndër të tjera tha se është i lumtur që ndodhet në këtë ceremoni përkujtimore për të shprehur konsideratat për këtë figurë të shquar të LANÇ të zonës, për komandantin e çetës së Gollobordës, Ahmet Camin. Bibliotekës së shkollës 9 vjeçare “Ahmet Cami” ju dhuruan libra të autorëve dibranë dhe të Gjoricës mbi jetën e dëshmorit Ahmet Cami dhe të dëshmorëve të tjerë. Në fund Shkolla 9 vjeçare Gjoricë në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Bulqizës dhanë një koncert artistik me këngë e valle patriotike, ku me interes u ndoq kënga kushtuar dëshmorit Ahmet Cami me tekst e muzikë të Xhevdet Dacit dhe e interpretuar nga Hajri Alimani.

TV Bulqiza dhe Gazeta “Rruga e Arberit” nëntor 2020

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës Z. Lefter Alla duke folur në veprimtarinë e 76 vjetorit të rënies së dëshmorit Ahmet  Cami

Prof. Dr. Kolonel Bernard Zotaj, Gazeta “Bulqiza” korrik – gusht 2019 recension për librin kushtuar Fisit Cami të Dibrës

Gazeta “Telegraf “ 18 prill 2019 shkrim kushtur dëshmorëve dibranë të prillit 1941

 

 

 

……………