Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Kuvendi që bashkoi Parinë shqiptare nën Flamurin, udhëheqjen dhe komandën e Kryeheroit dhe Kryeprofetit të Shqipërisë e të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Te Gjergji ynë në Lezhë për t’u lutur që politikanëve tanë t’u jap zoti bereqet në kry!

KUVENDI QË BASHKOI PARINË SHQIPTARE NËN FLAMURIN, UDHËHEQJEN DHE KOMANDËN E KRYEHEROIT DHE KRYEPROFETIT TË SHQIPËRISË E TË SHQIPTARËVE, GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEUT NË LEZHË, MË 2 MARS 1444…
Bashkë me shokë, shkuamë në vendin ku kishte vdekur dhe ishte varrosur Gjergji ynë, Kryeheroi, Kryetrimi, Kryestrategu dhe Kryeprofeti ynë… Shkuamë aty ku ishte mbajtur Kuvendi i bashkimit të stërgjyshërve tanë, aty ku ishte lidhur besa për të luftuar kundër Perandorisë më të madhe të kohës, që kishte pushtuar Arbërinë tonë…
Shkuamë, u përulëm me nderim të thellë para Atij që u bë sinonim i bashkimit të popullit tonë dhe sinonim i Luftës për liri… Kujtuamë me nderim e mirënjohje Kryeheroin dhe Kryeprofetin e shqiptarëve pa dallim… Nderuamë e kujtuamë Kryeheroin që u bë identitet dhe Flamur i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo në botë…
Sot, në Lezhë shkuamë edhe që ta lusim Kryeheroin dhe Kryeprofetin tonë t’u shfqet në ëndërr, me shpatën zhveshur, e t’u thotë “liderucve” të ditëve tona t’i thërrasin mendjes e të bashkohen për ta pavarësuar – shkëputur Kosovën shqiptare plotësisht nga Serbia e ta bashkojnë me Trungun e saj… Kështu do të hapej rruga edhe për çlirimin dhe bashkimin e krahinave tjera të pushtuara nga fqinjët shovinistë…
Shkuamë në Lezhë, te Gjergji ynë, dhe u lutëm që politikanëve tanë t’u jap zoti bereqet në kokë!