Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Ministri i mbrojtjes thotë se Serbia derdh miliarda euro në Kosovë (ripublikim)

Koment politik
Prishtine, 18 janar 2012
Ministri serb i mbrojtjes: Nga viti 1999 e deri më sot Serbia ka derdhur 5 (pesë) miliardë euro në Kosovë!!
Lexova intervistën e Ministrit serb të mbrojtjes, Dragan Shutanovac (ky është edhe nënkryetar i Partisë Demokratike-DS të Tadiçit), dhënë gazetës së njohur serbe “Politika”. Nga kjo intervistë e tij veçova (shënova, mbajta) tri gjëra të rëndësishme, që përbënin “shtyllat” e programit aktual serb për Kosovën shqiptare.
E para, Serbia ka derdhur ose shpenzuar nga viti 1999 e deri me sot pese miliarde euro ne Kosove!!! Eshte lehte e verifikueshme per secilin njeri qe kalon neper vendbanimet e banuara me serbe ne Kosove se nuk ka asnje fabrike apo uzine te ndertuar, madje as shtepi dhe pallate, asnjelloj investimi te dukshem apo te rendesishem (material) ne interes te pakices serbeve nga keto para. Te gjitha investimet (rruge, trotuare, ndriçimi publik, ujesjellesa, kanalizime, shkolla, ambulanca…) jane bere nga parate e taksapaguesve te Kosoves (shqiptareve)-bugjeti i Kosoves. Se sa jane pese miliarde nuk kam nevoje me ju shpjegu juve lexuese te nderuar. Bugjeti vjetor i Kosoves sillet rreth nje miliarde e gjysme. Pastaj, shume e rendesishme, rruga e futjes se ketyre parave dhe menyra e shperndarjes se tyre…!? A do te thote kjo se Serbia ka ndertuar sistemin e saj paralel te financave (financimit, fonde te zeza) jashte çdo kontrolli te institucioneve te Kosoves, sikur edhe shume sisteme te tjera paralele (i sigurise, i tatim-taksave, shendetesise, arsimit…)? Sigurisht qe po. Gje shume here e thene dhe e dokumentuar. Se ne ndertimin dhe mbrojtjen e ketij sistemi paralel te shtetit serb brenda Kosoves ka kontribuar shume UNMIK-EULEX-i nuk ka dyshim por, po me duket se nje pjese e kontributit u takone edhe “shqiptareve” te pushtetshem te ketij vendi!! Pese miliarde shume para jane… Po kame frike qe me keto para Serbia ia ka thy qafen edhe disa “shqiptareve” te pushtetshem, disa kalemxhinjve, llafazaneve e mediave, hoxhallareve…, qe po bejne punen e saj perdite e per nate… S’ka si te shpjegohet ndryshe fakti qe institucionet e Kosoves kane “mirekuptuar”, kane lejuar dhe kane bashkepunuar me kete sistem paralel te Serbise ne Kosove…
E dyta, ne vazhden e kerkeses tashme publike, Shutanovac kerkon qe Veriu te kete status te veçante. “Mendoj qe Veriu (i Kosoves, shen. im) duhet te jete i veçante ne raport me Kosoven (ai thote Kosmetin), sepse ky rajon funksionon i pavarur nga Prishtina”. Ky konstatim i tij nuk do shpjegim! Çfare kane ndermarre ose sa jane perpjekur tash 12 vjet “perfaqesuesit” e ketij populli per te mos lejuar krijimin e nje gjendje te ketille faktike edhe kete e dime te gjithe…
E treta (e rendesihme), nenkryetari i Tadiçit dhe ministri serb i mbrojtjes, Dragan Shutanovac, shtron qarte “platformen” e tij dhe te partise qe perfaqeson per menyren se si mund te “ruhet” Kosova dhe prania e Serbise aty. Per ne, thote ai shprehimisht, te shenjte jane serbet qe jetojne ne Kosove, tek pastaj monumentet… Sepse, sipas shpjegimeve te tij, monumentet pa serbet nuk na duhen dhe nuk garantojne pranine e Serbise ne Kosove. Monumentet, si shume civilizime te zhdukura, nje dite nuk do te jene tonat. Prandaj, ne duhet te bejme çmos t’i mbajme serbet ne Kosove… Nga ky perkushtim dhe angazhim i gjithanshem serb ne Kosove dhe per Kosoven pas Luftes Antipushtuese Çlirimtare te popullit shqiptar deshmohet qarte konsekuenca e Serbise per te “qenderuar” ne Kosove, nga njera ane, kurse nga ana tjeter droja e saj se e ka humbur dhe mund ta humb pergjithmone kete toke te Shqiperise (bashke me monumentet e pushtuara dhe te pervetesuara shqiptare), te ciles ia deshironte dhe ia deshiron akoma fatin e Vranjes, Leskocit, Nishit, Toplices, Prokuples, Kurshumlise se dikurshme shqiptare… Por, per mua nuk jane shqetesuese dhe te panjohura pretendimet shoviniste dhe fashiste te Serbise. Shqetesuese, per mua dhe per çdo shqiptar, eshte moskokeçarja, neglizhenca, gatishmeria e vazhdueshme e “parise” sone per te bashkepunuar (ndonjehere edhe per t’u shitur-pese miliarde jane para), perçarjet dhe perplasjet e brendshme te karakterit (po me vjen inat me e thene) klanor (fisnor), te nje shkalle dhe gjendjeje shpeshhere prmitive… Ne keto angazhime dhe procese, po na ndodhe gati ne vazhdimesi, populli eshte shume me perpara se “paria” e tij… Kjo nuk eshte hiç mire…