Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Gjella me kripë e kripa me karar (me masë) zoti Kryetar

Prishtinë, 8 dhjetor 2015
(Në ditën e 8 dhjetorit… Per Kryetarin e Republikes se Shqiperise, Bujar Nishanin)
Mbreme po degjoja lajmet ku ne ekran u shfaq edhe Kryetari i Republikes se Shqiperise, Bujar Nishani dhe kronika per viziten e tij ne Spaq… Ajo qe nuk me besphej se po e degjoja nga goja e nje Kryetar shteti ishte krahasimi qe po i bente Bujar Nishani burgut te Spacit me Aushvicin, Mathauzenin e me kampet tjera nziste te perqendrimit-shfarosjes!! Republika e Shqiperise, pavaresisht sistemit te saj shoqerore e ekonomik, pavaresisht partise dhe ideologjise sunduese, ishte shtet, prandaj, si te gjitha shtetet, kishte edhe burgjet. Ne ato burgje mbaheshin te burgosurit qe kishin kryer vepra te ndryshme te denueshme nga ligjet e kohes. Midis kletyre te burgosureve mund te kishte edhe ndonje te pafajshem, te denuar kot. Kushtet ne burg jane te renda dhe zakonisht te papranueshme per njeriun, por keshtu e kane burgjet! Mirepo, t’i krahasosh burgjet shqiptare, te shtetit tende me kampet naziste te perqendrimit dhe shfarosjes o je idiot, o je i shitur te djalli! Kishte edhe ndonje te burgosur per arsye politike, propagande, etj. Por, ne vitin 1985 nuk ishte Republika e Shqiperise ajo qe mbante vendin e pare ne Evrope per te burgosur politike (natyrisht per koke banori), por ishte Britania e Madhe! Republika e Shqiperise nuk ishte as e dyta dhe as e dhjeta… Sigurisht qe edhe ne Republiken e Shqiperise, si ne gjithe Evropen, ishte edhe denimi me vdekje. Ne Francen demokratike deri ne vitin 1982 te denuarit me vdekje ekzekutoheshin edhe me te tmershmen gijotine! Ne SHBA edhe sot eshte denimi me vdekje, edhe ne karrike elektrike! Burgje ka ne cdo shtet edhe sot, zoti Kryetar, madje edhe ne republiken e Shqiperise se sotme burgjet jane plote! Por, edhe sot, vendin e pare ne bote per te burgosure (per koke banori) e mban Amerika, ndersa vendin e dyte Rusia!
Pastaj, ju zoti Kryetar si nuk u kujtuat ta denoni Jugoserbine per arrestimin, torturimin, mbytjen ne burgje dhe denimin e mbi 700 000 bashkekombesve tuaj (shqiptare te Kosoves se pushtuar…) per arsye te pastra politike dhe vetem politike e kombetare! Arrestoheshin, denoheshin, torturoheshin dhe mbyteshin ne burgje shqiptaret e krahinave te pushtuara te Shqiperise vetem e vetem pse ishin shqiptare!! Te mos flasim per kushtet e burgjeve ne te cilat mbaheshin shqiptaret! Spaci ishte lule e drite ne krahasim me burgjet jugoserbe!! E, megjithate, nuk degjuam ndonjehere qe t’i kujtonit keta shqiptare, qe ishin gjysma e kombit, dhe vuajtjet e tyre ne burgjet jugoserbe!! Nuk po t’i kujtoj ketu edhe tragjetite, vuajtjet, dhembjet dhe tronditjet qe partia dhe kryetari juaj, Sali Berisha, i keni shkaktuar popullit shqiptar! A te kujtohen ndonjehere ata mijera djeme e vajza qe u vrane ne lule te rinise per gjakmarrje, per droge, per prostitucion, duke ikur nga vendi me motoskafa, etj?! A te kujtohen ndonjehere ato mijera vajza qe ne kohen tende u trafikuan per te shitur trupin e tyre te njom rrugeve dhe bulevardeve e bordeleve te Evropes?! Po shkaterrimi dhe djegia e vendit nga partia juaj dhe nga kryetari juaj, a te bie ndermend ndonjehere?! Boll marre e faqja e zeze! Kryetari qe do te duheje te ishte simbol i bashkimit, mirekuptimit dhe unitetit po bene te kunderten: Ai po bene propagande partiake, po perhape urrejtje ndershqiptare edhe pas nje çerek shekulli, po mbjelle perçarje e ngaterresa dhe po perpiqet ta terheq vendin ne nje “konflikt” ideologjik! Shqipatret tane te mire, zoti Kryetar, e kane nje fjale te urte: “Gjella me kripe e kripa me karar”. Apo jo zoti Bujar Nishani?! Mos i hidhni shume kripe gjelles se vendit tuaj zoti Kryetar, se nuk hahet…