Komenti

Arben Duka: Berisha mban mbi supe një mal me krime (Koment në vargje…)

I kujtojnë vetëm kontributet,
duke fillu’ prej Lulëzimit,
Salës që është në të vërtetë,
babai dhe koka e krimit!

Ai ka qenë për 30 vjet,
i zhytur thellë në krime,
këto dënime politike,
janë vetëm ledhatime!

Më jepni veç një provë të vetme,
një provë do ky shpellar,
kur mban mbi sup një mal me krime,
çfarë t’i kujtosh më parë?!

Edhe pse ka që s’flasin fare,
për gjëmat që ka bërë,
jemi një rracë shqiptare,
por jo njëlloj të tërë!

Unë ja kam thënë me qindra herë,
edhe kur qe në majë,
e kam përshkruar si kolerë,
që njerëz plot do hajë!

Ai s’e njeh besën e burrit,
mallkim ka qenë për ne,
me dhjetëra djem të:”Bajram Currit”,
sot dergjen ndënë dhe!

Vatra të tëra janë shuar,
me urdhrat e tijë,
nëna e gra në zi mbuluar,
jetimë aq shumë fëmijë!

Kur qe në postet më të larta,
ka vjedhur e ka vrarë,
po “drejtësia” s’e ka thirrur,
as dhe si dëshmitar!

S’ka pasur mbi Izet Haxhinë,
njeri më të besuar,
shumë të vërteta drejtësisë,
ai i ka afruar!

Tetë vite edhe ca më shumë,
Sala ka qenë në hije,
po frymë e tij ende ka mbetur,
në çdo zyrë drejtësie!

Gjer presidenti i republikës,
e ka shumë debulesë,
po kishte talibani Meta,
dhjetëra gjykatës në thes!

Një thes e ka Saliu vetë,
tjetrin e ka Iliri,
ndaj ulëret me tërsëllimë,
tani Sali Qymyri!

Ja që me Lulin u gabuam,
s’prisnim një akt guximi,
Salës fare pa zhurmë e bujë,
i erdhi përjashtimi!

Tani po kërcënon i marri,
se do t’i marrë partinë,
po përfundimisht ka rënë sipari,
më s’ngrihet për Salinë!

Këtu do jemi-do shikoni,
për Salën s’ka më shpresë,
s’do bëjë përpjetë dhe pse Iliri,
e ka shumë debulesë!

A.DUKA