Shqipëria/Aktualitet

Ministri i Republikës Shqiptare të Kosovë në Beograd!!

Kur fton Beogradi aty jemi, s’ka pengesë që na ndal, kur fton Tirana në asnjë mënyrë nuk shkojmë – mungojmë, madje edhe fushatë kundër shtetit tonë AMË organizojmë!! (Xh. Gjini)

Samiti i parë Hekurudhor ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor është mbajtur sot në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Përveç Serbisë, në takim ishin prezent edhe Kosova, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Kosova në këtë Samit u përfaqësua nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Sipas kryeministres serbe Ana Brnabiç, nga ky takim janë planifikuar 6 miliardë euro investim hekurudhor në Serbi.

Ky Samit është organizuar nga Komuniteti i Transportit, Banka Evropiane e Investimeve (EIB) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Samiti Hekurudhor i Ballkanit Perëndimor mbledhë anëtarë të Komunitetit të Transportit, institucioneve financiare ndërkombëtare, industrisë së transportit dhe universiteteve.

Qëllimi i tij është të avancojë agjendën e politikave rajonale, evropiane dhe globale të transportit, si dhe të sigurojë që ajo të vazhdojë të kontribuojë në një zhvillim më të sigurt, efikas, ndërveprues, të digjitalizuar, të qëndrueshëm dhe të gjelbër të sistemeve të transportit hekurudhor në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Postimet e fundit !